Lidhu me ne

Aktualitet

Tusk dha vlerësime, por jo garanci

Presidenti i Këshillit të Europës, Donald Tusk ka nisur turin ballkanik një javor që do të shërbejë për përgatitjen e samitit të Sofjes më 17 maj. Në fjalën e mbajtur pas takimit me kryeministrin Edi Rama, Tusk ka shprehur mbështetjen e plotë personal për aspiratën e Shqipërisë, por nuk ka munguar të kujtojë se hapja e negociatave është një process i vështirë dhe me pengesa.

Dua ta nis duke e përgëzuar popullin shqiptar për rekomandimin. Nuk do të ndodhë brenda natës. Do të ketë shumë punë. Ajo çfarë keni bërë është e mjaftueshme për të çelur bisedimet për anëtarësim. Kjo është ajo që unë besoj thellësisht. Një tjetër sfidë është të binden të gjitha shtetet anëtare për të hapur negociatat. Kjo do t’i ngjajë më shumë një rruge me pengesa sesa një autostrade. Sot mund të them se me bindje se jam optimist kur bëhet fjalë për këtë perspektivë afatgjatë. BE deri tani është donatorja dhe partnerja tregtare më e madhe. 78 % e eksporteve shqiptare në BE, 14% te fqinjët, Kina 3% dhe Turqia 1%. Më 17 maj samiti do të mbledhë udhëheqësit e rajonit. Aty dyhet të përcaktohen mënyrat për të përmirësuar lidhjet me dhe brenda rajonit

tha ai.
Me konsiderratën lehtësuese për qeverinë shqiptare, presidenti i KE-së ka lënë të kuptohet qartë se në Europë nuk janë të bindur të gjithë për hapjen e negociatave. Franca dhe Gjermania jaën dy vende që kanë fjalën kryesore në këtë përpjekje që do t’I kushtojë qeverisë shqiptare. Kjo për arsyen e thjeshtë sepse ndonëse presidenti vlerëson përmbushjen e detyrimeve nga Tirana zyrtare, arsyet që e kundërshtojnë hapjen e negociatave lidhen pikërisht me rezervat ndaj vendit tonë, sidomos për korrupsionin dhe kriminalitetin. Dhe këtu ka të dhëna konkrete dhe nuk kemi të bëjmë me perceptim. Mbetet që qeveria shqiptare të bindë Francën dhe Gjermaninë se ajo ka vërtet vullnet për të çrrënjosur korrupsionin dhe të luftojë kriminalitetin, p.sh duke dhënë shembuj të peshqve të mëdhenj që vazhdojnë t’i mungojnë peshores së drejtësisë. Komisione Europian vetë sa dha rekomandimin për hapjen e negociatave, por do të jetë Këshilli ai që do të vendosë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore6 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar6 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix10 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal11 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske11 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore11 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook