Gjithë qytetarët grekë do të pajisen së shpejti me letërnjoftime të reja. Letërnjoftimet do të kenë trajtën e kartave bankare dhe do të jenë në modelin që dominon përgjithësisht në vendet e tjera.
Kushdo që do të ndërrojë letërnjoftimin apo do të pajiset me kartë te re identiteti, është 8 euro, plus kostoja e fotografive.
Letërnjoftimet e reja do të kenë shtatë zona, që kanë për qëllim evitimin e çdo tentative për falsifikim.
Në nga vendet e Bashkimit Europian, përveç Greqisë është dhe Italia që ka vonuar 12 vjet për nxjerrjen e letërnjoftimeve të reja, që konsiderohet se bëhen një barrierë e pakalueshme për emigracionin klandestin, kryesisht drejt veriut të Europës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu