iPhone X apo Samsung Galaxy S9? Ja përgjigja më reale e testimeve
Testimet e para kanë vendosur në krye Galaxy S9 dhe S9+ për kameran dhe ekranin përkundër iPhone X, por kur flasim për performancën, iPhone X nuk njeh rival. Në këtë përfundim del portali PC World.
Gjatë testimeve të performancës, Galaxy S9 dhe Exynos 9810 u vunë përballë iPhone 7 dhe iPhone X nga AnandTech.
Çipi Apple A11 i iPhone fitoi thuajse çdo testim e madje Galaxy S9 humbi edhe përballë iPhone 7 dhe Apple A10.
Samsung do të përdorë dy procesorë për Galaxy S8: Exynos 910 dhe Qualcomm Snapdragon 845.
Në testimet me një bërthamë në GeekBench 4, Exynos 9810 shënoi 3,734 pikë, shumë më pak sesa Apple A11 me 4,630 pikë dhe Apple A10 me 4007.
Në standardin WebXPRT ku testohen HTML5 dhe Javascript, iPhone X me A11 shënoi 352 pikë duke mundur dukshëm Exynos 9810 me 178 pikë dhe Qualcomm Snapdragon 845 me 291 pikë.
Testime të ngjashme u realizuan me Speedometer 2.0 ku Apple A11 dhe A10 fituan mbi të dy procesorët e përdorur në Samsung Galaxy S9.
Edhe në fuqinë grafike domonin iPhone X. Në Manhattan 3.1, iPhone X shënoi 64.19 pikë ndërsa Galaxy S9 me procesor Qualcomm 60.90 pikë dhe me procesor Exynos 45.70 pikë.
Një tjetër aspekt ku telefonët e Samsung nuk konkurrojnë dot me Apple është teknologjia e njohjes së fytyrës. Galaxy S9+ vijon të përdorë sistemin 2D që nuk krahasohet do me teknologjinë 3D të skanimit të Apple.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu