Batutë për qefin tonë / E pabesueshme, Erjon Veliaj propozon javën me tetë ditë për Tiranën: Nuk na del java e zakonshme për punët që duam të bëjmë
Bashkia e Tiranës nën drejtimin e Erjon Veliajt raporton mbylljen e fazës së mbjelljes së pemëve që sipas saj arrin në numrin 120 mijë. Në mbledhjen me stafin e afërt, kryetari Veliaj ka përgëzuar stafin, por ka vënë në dukje se nga përvoja e deritanishme e tij dhe e bashkisë, rezulton se java me shtatë ditë është e pamjaftueshme.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu