Stina e pranverës është gjithmonë e shoqëruar me shpërthimin e alergjive. Çelja e bimëve dhe ndryshimi i temperaturave krijojnë një atmosferë aspak miqësore për personat që vuajnë nga alergjitë e stinës. Por fillimisht duhet të kuptojmë se çfarë ndodh me trupin tonë gjatë kësaj periudhe dhe përse ndodh alergjia.
Stina e pranverës është e shoqëruar me alergjitë që lidhen me bimët dhe polenet e tyre. Në mometin e çeljes së bimëve çlirohen polenet e tyre. Ato janë shumë të vogla sa era mund t’i shpërndajë deri në 50 kilometra. Gjatë procesit të frymëmarrjes, polenat e bimëve futen në organizmin e njerëzve. Sistemi imunitar i individid vlerëson polenin apo organizmin që hyn dhe e klasifikon si ‘armik’ të tij dhe këtu fillon një ‘luftë’ mes trupit dhe polenit. Efektet e kësaj ‘lufte’ janë zakonisht simptomat e alergjisë si të teshtirat, ngrënia e syve, ngënria e fytit, hundët dhe nëse kemi një gjendje më të acaruar mund të shoqërohet me kollë e deri në azmë.
Mirëpo ka disa mënyra shumë efikase që lehtësojnë efektet e alergjisë.
1. Evitoni qëndrimin në ambiente me shumë pemë, apo ku pritet bari
Sa më shumë bimë të ketë aq më i madh është propabiliteti i një reaksioni alergjik. Për ata persona që kanë alergji nga bari është e rekomandueshme të qëndrojnë shumë larg ambienteve ku pritet bari sepse ky proces shpërndan më shumë në sasi polenin e tyre.
2. Mbani syze
Mbajtja e syzeve do të siguronte një mbrojtje të tyre nga polenat çka do të sillte më pak irritim dhe kruajtje të tyre.
3. Mbani kapele ose lani kokën çdo mbrëmje
Mbajtja e kapeles do të ulte sasinë e polenit të mbledhur në flokun tuaj. Nëse nuk mbani dot një kapele, atëhre duhet të lani kokën çdo natë që të pastroni folkun nga polenat. Kjo do të ndihmonte në një natë më të qetë.
4. Mos i mbani në ambientin ku qëndroni rrobat që keni veshur gjatë ditës
E mira është që rrobat e jashtme si xhinset apo bluzat të mund të ndërrohen çdo ditë dhe të lahen që të pastrohen nga polenet. Nëse ka rroba delikate që mund të prishen nga larjet e shpeshta duhet që ato t’i lini jashtë gjatë natës që të mund të ajrosen.
5. Mbani maskë mjeku
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu