Lidhu me ne

Aktualitet

“Luli do të jetë lideri i humbjeve”

“Luli do të jetë lideri i humbjeve”

Rrëzimi që Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike u bëri propozimeve të kritikëve të Lulzim Bashës për kufizim të mandatit të kryetarit dhe dorëheqje në rast të humbjes së zgjedhjeve është konsideruar edhe nga ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu si një thellim i mungesës së demokracisë në parti.
Ish-ministrja e Integrimit, Majlinda Bregu, thotë se PD lindi si parti e fjalës së lirë dhe sot ka përfunduar kundër çdo kujt që flet i lirë.
Ajo ironizoi Bashën, duke e cilësuar si liderin e humbjeve.
“S’dua të përsëris veten me asgjë që kam thënë këto vite. E kam ditur që do të vijë kjo ditë dhe e kam thënë me dhjetëra herë. PD lindi si parti e fjalës së lirë dhe sot ka përfunduar në lincim kundër kujtdo që flet i lirë.
Lindi duke dëgjuar zërin e shqiptarëve, e sot përfundoi duke mbytur zërin e arsyes brenda vetes! E kam kërkuar mbledhjen e Këshillit Kombëtar në shtator të 2015-ës pas humbjes që ishte më e madhe se Dibra vetë.
I ringriti hijenat e portaleve e tavolinave të intrigave për sulmin e radhës.
Të gjithë në politikë duan të jenë lider të fitoreve, Luli do të jetë lider i humbjeve! Urime! Këtu e ka fituar vendin e parë!”, është shprehur ish-ministrja Bregu.
Më herët kritika ndaj Këshillit Kombëtar pati edhe nga Topalli, Patozi dhe Imami.
Ish nënkryetarja e kësaj force politike, Jozefina Topalli, e konsideroi mbledhjen e Këshillit Kombëtar si një të premte të zezë për selinë blu. Sipas saj, ndryshimet e bëra në statut e bëjnë Lulzim Bashën kryetar të përjetshëm.
Ndërsa Astrit Patozi thotë se, krahasimet e statutit të ri të Partisë Demokratike edhe me ndryshimet në kushtetutën kineze nuk gjejnë pika takimi.
Sipas tij, “në Pekin i kanë dhënë mundësi për të qëndruar pa kufizim në pushtet fituesit, kurse në partinë e Lulit është shenjtëruar “fitorja” e përjetshme e humbësit”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar7 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix11 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal11 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske11 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore11 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook