Lidhu me ne

Aktualitet

Llalla nuk është “peshk i madh”, por “gomar i ngordhur”

Eshtë një krijesë e sistemit të korruptuar të tranzicionit dhe po kthehet në viktimë e tij. Për t’u mbrojtur ka vetëm disa qindra mijëra dollarë të bëra me ryshfete, një pjesë e të cilave edhe mund t’i konfiskohen dhe të mos jetë në gjendje për t’i përdorur për të paguar avokatët
Naum Mara
Ka një entuziazëm të pajustifikuar në media, që rrjedh prej lajmit se “është prerë urdhëri i arrestit për Adriatik Llallën, ish-prokuror i Përgjithshëm”.
Ka disa muaj, që Llalla jo vetëm është “ish”, por edhe i larguar jashtë atdheut. Edhe pse mund të dijë disa gjëra, për të cilat ka mbyllur sytë dhe veshët, ai nuk ka asgjë për t’i ofruar drejtësisë shqiptare. Nuk është pjesë e rrjetit politiko-qeveritar, që ka rrjepur Shqipërinë në këto 27 vjet.
Eshtë një krijesë e sistemit të korruptuar të tranzicionit dhe po kthehet në viktimë e tij. Për t’u mbrojtur ka vetëm disa qindra mijëra dollarë të bëra me ryshfete, një pjesë e të cilave edhe mund t’i konfiskohen dhe të mos jetë në gjendje për t’i përdorur për të paguar avokatët.
Adriatik Llalla, një i përndjekur nga Gramshi, që edhe shkollën e mesme e ka mbaruar natën, arriti të përfundojë me miq, pagesa dhe pak të mësuar, një shkollë të dobët të ligjeve dhe të marrë diplomën e juristit.
Eshtë një histori “Hirushi” nga ato, që ndodhin vetëm në vendet ish-komuniste, ku njerëz me një shkollim të pamjaftueshëm, arrijnë në poste të larta, në sajë të dinakërisë, konformitetit, këmbimit të ndereve dhe lëpirjes së mendereve.
Në kohën e Turqisë (në Shqipëri), as mund të ëndërronte Tik Llalla të bëhej “kadi” dhe në një të ardhme perëndimore të mëmëdheut, njerëzit si ai do e kenë të vështirë të drejtojnë zyra avokatie.
Adriatik Llalla, moralisht, duhet të dënohet për ato të cilat nuk i ka bërë, se sa për ato, që ka bërë. Në gjyq duhet të shkojë për mosveprimet dhe jo si “peshk i madh”. Pronat që ka fituar në këto vite, janë ku e ku më të pakta se të politikanëve dhe familjarëve të tyre.
Nëse arrestimi i Llallës do përdoret në mënyrë propagandistike, si kapje “peshku të madh”, apo “afirmim i forcës së ligjit”, apo edhe “triumf i Reformës në Drejtësi” është e tepruar dhe e pandershme. Llalla tani është një “gomar i ngordhur”. Eshtë dikush, që nuk ka merituar të jetë Prokuror i Përgjithshëm. Prej largimit nga posti, ai ka qenë plotësisht joinfluent në ngjarjet politike apo juridike në Shqipëri. Për këtë, vërtetë ka meritë procesi i Vettingut, që po largon edhe shumë gjyqtarë dhe prokurorë të tjerë, por asnjë syresh nuk plotëson kushtet për të qënë “peshk i madh”. Prokurorët e Përgjithshëm apo Gjyqtarët e Kasacionit nuk e krijuan sistemin e kalbur shtetëror në Shqipëri. Ata vetëm kanë qenë ingranazhe të grasatuara të atij sistemi dhe kanë përfituar prej tij. Motoja e tyre ka qenë “Do kapim edhe ne ndonjë lek nga pislliqet që bëni ju politikanët!”
Nëse do flasim për “peshq të mëdhenj”, që drejtojnë ose lehtësojnë trafiqet e drogës, që bashkëpunojnë me krimin e organizuar pët të shantazhuar kundërshtarët, që përfitojnë miliona nga tenderat dhe privatizimet, ata duhen kërkuar midis politikanëve, duke nisur me Kryeministrat e dikurshëm dhe të tashëm, e duke përfunduar te ministrat e Energjisë, Ekonomisë, Shëndetësisë dhe Komunikacioneve.
Emrat e tyre njihen nga të gjithë në Shqipëri. Nuk është e vështirë për të zbuluar fakte rreth veprimeve të tyre. Mjaft të kontrollosh dokumentacionin e shitje- blerjeve të energjisë elektrike, të privatizimeve në naftë, të ndërtimit të rrugëve, të koncensioneve në Shëndetësi, të privatizimit të bankave, të licencave të hidrocentraleve dhe mes atyre, që kanë firmosur, në 90% të rasteve, do gjesh “peshqit e mëdhenj”.
Arrestimi i Llallës për korrupsion nuk sjell asnjë dobi edhe sikur atij t’i ofrohet statusi i “bashkëpunëtorit të drejtësisë“. Do jetë një “show” gjyqësore, e vështirë për tu provuar fajësia dhe që do shërbejë si zhurrmë për të mbuluar “zullumet” e “peshqve të mëdhenj” dhe sidomos të qeveritarëve të sotëm.
Nëse ka dosje të cilat Llalla i ka mbyllur, mjafton që t’i rihapë Prokurorja e Përkohëshme, Arta Marku.
Por, në rast se edhe ajo përdoret nga politika, sikurndër u përdor Llalla dhe paraardhësit e tij, atëherë asgjë nuk ka ndryshuar.
Reforma në Drejtësi do mbetet vetëm një alibi, që do përdoret nga Rama për përfitime politike.
(Dhe Kryeministri ynë është një peshk bajagi i madh!) / Politiko.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore7 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar7 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix11 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix11 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix11 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet11 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal11 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske12 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore12 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook