Lidhu me ne

Mix

50 mënyra si të digjni kaloritë

Në vend të dietave: Ja 50 mënyra si të digjni kaloritë
Në vend të dietave drastike dhe të një dëshire të theksuar për të humbur kilet me shpejtësi, ju këshillojmë të ndiqni një rrugë të re, pa dietë dhe pa shumë mundim.
Nuk ka rëndësi sa kilogramë doni të hiqni, ajo që ka rëndësi është vendosja e një qëllimi praktik dhe real. Me këto 50 mënyra mund të humbisni 1 paund apo 450 gramë; më pas përsëritini vazhdimisht. Gjeni një nga këto mënyrat (humb 500 kalori me secilën) që ju duken më të përshtatshme dhe bëjini për disa muaj.
Djegia e kalorive
Një paund apo 450 gram është ekuivalent me 3,500 kalori.
1. 45 minuta vrap
2. 60 minuta biçikletë
3. 90 minuta eliptikë (pajisje palestrash ku lëvizen dhe krahët dhe këmbët)
4. 50 minuta Stairmaster
5. 70 minuta ngritje peshash
6. 45 minuta not
7. 45 minuta not vertikal
8. 2 orë ecje e lehtë
9. 1 orë zumba
10. 2 orë joga
11. 90 minuta Pilates (formë e jogas)
12. 1 orë Barre. (Një lloj i ri kërcimi, frymëzuar nga baleti dhe tonifikon trupin, krahët dhe pjesën e poshtme të trupit.
13. 1 orë kërcim
14. 65 minuta ski
15. 40 minuta kërcim me litar
16. 3 orë pazar
17. 50 minuta hula hooping. 10 kalori për minutë.
18. 40 minuta arte marciale
19. 45 minuta hedhje me litar
20. 50 minuta volejboll në plazh
21. 90 minuta kalërim
22. 90 minuta xhiro me kajak
23. 2 ½ orë golf
24. 2 ½ ngjitje mali
25. 2 orë tenis
26. 60 minuta serf
27. 2 orë bowling
Ushqimi dhe pijet
28. Çdo ditë reduktoni me 200 kalori me heqjen e ushqimeve kalorike. Për një javë mund të humbisni 500 gramë.
29. Hiqni dorë nga makaronat.
30. Konsumoni më shumë proteina gjatë javës
31. Hani pulë pa lëkurë pasi ka shumë kolesterol
Me këto këshilla ushqimi mund të rrëzoni 5 kg në vit
32. Hiqni dorë nga hamburgeri 230 kalori për një tost të përgatitur në shtëpi
33. Zëvendësoni pataten me lulelakër.
34. Zëvendësoni majonezën me mustardë ka vetëm 10 kalori për një lugë, ndërkohë majoneza 90 kalori.
35. Zëvendësojeni coca-colën me një kola dietike
36. Reduktoni alkoolin, ka sheqer.
Këshilla për stilin e jetesës
Disa gjëra të vogla që bëni çdo ditë mund të kenë më shumë vlerë se një gjë të madhe që bëni njëherë kur bëhet fjalë për rënien e kilogramëve.
37. “Hiqni nga dieta një gjë në fillim, psh të gjitha ushqimet e shpejta për disa muaj.”
38. “Qëndroni me njerëz që ju mbështesin për rrëzimin e kilogramëve.”
39. “Hani ngadalë, kjo do të bëjë që të ngopeni më shpejt dhe të hani më pak. Gjithashtu fokusohuni tek ushqimi, mos shihni televizor apo lexoni një libër kur hani pasi ka mundësi ta teproni pa vetëdije.
40. Pini një gotë ujë 20 minuta para buke, pasi i çoni stomakut sinjale konfuze. Zakonisht ne nuk jemi të uritur por të dehidratuar dhe kjo na bën të hamë më shumë.
41. Mbani shënime çfarë hani me qëllim që t’i përmirësoni ato.
42. Konsumoni më shumë perime, kanë pak kalori, ju ngopin dhe furnizojnë trupin me vitamina dhe minerale.
43. Mbani me vete ushqime të vogla të shëndetshme si arra, fruta të thata etj
44. Probiotikët janë tepër të rëndësishëm, kosi psh ju mban të shëndetshëm traktin digjestiv dhe zorrët.
45. Reduktoni të dalurat me miqtë apo kolegët nëpër restorante. Ushqimet e restoranteve zakonisht kanë më shumë kalori.
46. Kujdes me sheqerin, është si droga. Sa më shumë ta konsumoni aq më shumë do ta kërkoni.
47. Gjumi i jep mundësi trupit të rimarrë veten. Një tjetër pjesë e rëndësishme është gjumi. Kur flemë aq sa duhet ne djegim kalori. Studimet e fundit si tek njerëzit ashtu edhe tek kafshët kanë zbuluar se gjumi i pamjaftueshëm çon në shëndoshje. Gjatë e gjumit ndikon tek oreksi si dhe tek prodhimi i shumë hormoneve dhe ka një rol të drejtpërdrejt mbi metabolizmin e trupit Për më tepër, u zbulua se personat që nuk flenë mjaftueshëm janë më të lodhur gjatë ditës dhe djegin pak kalori. Thuhet se 8 orë gjumë në natë ofron metabolizmin më të mirë. Disa të tjerë pranojnë se stresi është një pjesë e rëndësishme që ndikon në mënyrën se si hamë.
48. Ushqimet e pasura me fibra
Studimet kanë treguar se konsumi i 10 gramëve fibra në ditë ndihmon shumë për të luftuar dhjamin në zonën rreth mesit, prandaj duhet të konsumoni më shumë bizele, fasule, qiqra etj si dhe shumë fruta e perime me lëkurë, po ashtu edhe tërshërë. Disa ushqime me nivel të lartë fibrash janë superushqime të vërteta.
49. Ushqimet pikante dhe të nxehta duhet më shumë kohë për t’i konsumuar. Nëse ushqimi juaj është pikant atëherë do të konsumoni më pak në sasi, gjithashtu pikantet përmirësojnë metabolizmin
50. Hani në pjata të vogla dhe me ngjyrë blu. Kujdes nga pjatat me ngjyrë të kuqe, të verdhë, portokalli, ju shtojnë dhe më shumë oreksin.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore18 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar19 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix19 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar19 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar19 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook