Lidhu me ne

Temporal

Çfarë fituam nga negociatat? Të gjitha detajet teknike dhe politike të procesit

Çfarë fituam nga negociatat? Të gjitha detajet teknike dhe politike të procesitElementët konfirmues së dhënies së rekomandimit pozitiv për Shqipërinë dhe Maqedoninë, janë bërë publikë në Strategjinë e Zgjerimit të KE-së, publikuar në shkurt të këtij viti. Përtej dukjes, edhe pse dita e anëtarësimit pritet të jetë e largët, e rëndësishme është që Shqipëria dhe Maqedonia janë legjitimuar dhe konfirmuar sërish në bërjen e detyrave të shtëpisë në kuadër të të qenit anëtare me të drejta të plota në Bashkimin Evropian: Kryesisht detyrat kanë lidhje me luftën kundër korrupsionit dhe ecurinë e reformës në drejtësi për Shqipërinë. Veç kësaj, KE ka treguar se është e aftë të integrojë anëtarë të rinj, pavarësisht nevojës së brendshme për reformim.
A ka shënuar Shqipëria arritje sa i përket institucioneve të qëndrueshme që garantojnë demokracinë, shtetin e së drejtës, respektimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e minoriteteve, elementë këta që përkojnë me 5 prioritetet tona të diktuara nga KE?
Edhe nëse Shqipërinë e ka shpëtuar kësaj radhe vetëm implementimi i reformës në drejtësi,  rekomandimi pozitiv është një inkurajim për të vijuar reformat e ndërmarra. Gjasat duken që edhe nëse Këshilli merr vendimin unanim për hapjen e negociatave me Shqipërinë, këto negociata pritet të zgjasin të paktën 10 vjet. Ky është një hamendësim, sepse datë të përcaktuar nuk mund të ketë. Nëse i referohemi rastit të Malit të Zi – nuk ka problem qartazi të mbetur pezull, si Serbia çështjen e Kosovës – i ka hapur negociatat para 6 vjetësh dhe deri tani ka mbyllur provizorisht vetëm 3 kapituj nga 33 që janë gjithsej; Ndërsa Serbia që i ka hapur negociatat në vitin 2014, deri tani ka mbyllur provizorisht vetëm 2 kapituj. Data e anëtarësimit e supozuar në Strategjinë e Zgjerimit të KE-së së vitit 2018 për Malin e Zi dhe Serbinë është viti 2025. Megjithatë, këto të dhëna mund të shërbejnë për të krijuar një ide rreth datës së anëtarësimit të Shqipërisë, por nuk tregojnë asesi që i tillë do të jetë edhe rasti i Shqipërisë. Ecuria e negociatave të një vendi është individuale. Zgjatja e tyre mund të variojë, fakti që dy vende fillojnë negociatat në të njëjtën kohë, nuk do të thotë se i përfundojnë po në të njëjtën kohë.
Ballkani në BE
Shqipëria  – Merr rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave
Bosnja dhe Hercegovina – Potencial Kandidat, ka paraqitur kërkesën për anëtarësim në shkurt 2016
Kosova – Potencial kandidat në prill 2016, ka hyrë në fuqi Marrëveshja e Stabilizim Asociimit
Mali i Zi – Vend kandidat, ka hapur negociatat në 29 qershor 2012
Serbia – Vend kandidat, negociatat kanë nisur në 21 Janar 2014.
Maqedonia  – Merr rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave
Hapat pas rekomandimit për hapjen e negociatave
Negociatat e anëtarësimit nuk mund të fillojnë derisa të dakordësohen qeveritë e të gjitha vendeve anëtare, në formën e një vendimi unanim të marrë nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Kjo konsiderohet si një mandat për nisjen e negociatave me vendin kandidat, në këtë rast me Shqipërinë, pritet të merret në muajin qershor.
Negociatat zhvillohen midis ministrave dhe ambasadorëve të vendeve të BE-së dhe vendit kandidat në atë që quhet konferencë ndërqeveritare.
Negociatat për çdo kapitull bazohen në elementët e mëposhtëm:
Screening – Komisioni bën një ekzaminim të detajuar, së bashku me vendin kandidat për secilin kapitull për të përcaktuar sa është përgatitur vendi në këtë fushë. Gjetjet për çdo kapitull, Komisioni ia paraqet vendeve anëtare në formën e një raporti analizues. Konkluzioni i këtij raporti është një rekomandim i Komisionit për të hapur direkt negociatat apo për të vendosur disa kushte të caktuara – fillimisht duhen arritur “standardet e hapjes” ose siç quhen opening benchmarks.
Pozitat e negociimit – para se negociatat të nisin, vendi kandidat duhet të tregojë pozicionin e tij dhe Komisioni duhet të përcaktojë ose të përshtasë një qëndrim të përgjithshëm. Për shumicën e kapitujve Komisioni do të vendosë standarde përfundimtare të cilat duhet të arrihen patjetër nga vendi kandidat që negociatat të konsiderohen të përfunduara. Në rastin e Shqipërisë, mendohet të jetë një start i mirë fakti që është bërë një punë paraprake sa i përket Screening (analizës) me kapitujt që do të hapen të parët, 23 dhe 24 dhe që përfshijnë gjyqësorin dhe reformën në drejtësi.
Ritmi i negociatave varet nga shpejtësia e reformave dhe përafrimi i legjislacionit të vendit me atë të BE-së. Edhe pse nuk ka një publikim institucional sa i përket përafrimit të legjislacionit tonë me atë të BE-së, mendohet që kjo shifër të mos e kalojë 30%. Duhet marrë parasysh që kur një kapitull të konsiderohet i mbyllur, legjislacioni i asaj fushe duhet të jetë përafruar 100%.
A përfitohen fonde?
Nëse Shqipëria hap negociatat, a përfiton fonde shtesë me qëllim përgatitjen për negociatat e anëtarësimit? Strategjia e Zgjerimit 2018 e KE-së parashikon natyrisht burimet financiare për një anëtarësim të suksesshëm të vendeve të Ballkanit. Instrumenti i Paraaderimit (IPA) është instrumenti që u vjen në ndihmë financiarisht këtyre vendeve në përgatitet e tyre për anëtarësim dhe lehtëson bashkëpunimin rajonal dhe ndërkufitar. Gjatë viteve 2007-2017, KE ka investuar më shumë se 8.9 miliardë euro në rajon nëpërmjet IPA-s. Vetëm për vitin 2018 janë parashikuar 1.07 miliardë euro. Strategjia parashikon që fondet IPA do të përshtaten sipas nevojave të vendeve. Dhe natyrisht Shqipëria si një vend që do të hapë negociatat do të ketë nevojë për ndihmë të shtuar financiare. Komisioni ka parashikuar një rritje graduale të fondeve të instrumentit IPA si support për vendet e Ballkanit deri në vitin 2020, aq sa lejon rialokimi i IPA-s. Duke iu referuar përvojave të mëparshme të anëtarësimit, një zhvendosje graduale nga etapa e para-anëtarësimit tek ajo e të qënit vend anëtar, duhet të jetë e mirëparashikuar, në mënyrë që të mundësojë zhvillimin e kapaciteteve për të përthithur fonde.
Pra, e thënë shkurt, nëse hapat e Shqipërisë në periudhën e negociatave do të jenë të qarta dhe të sigurta, edhe mundësitë për të përthithur më shumë fonde, do të rriten. Gjithçka varet nga ecuria e reformave dhe përmbushja e kritereve të anëtarësimit.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook