Vitin e kaluar, shitjet e kokoshkave u rritën me 38% në Britani dhe janë ngrënë më shumë se 12 milionë kilogramë sipas Grupit Kërkimor Konsumues, Mintel.
Por nëse besoni se kokoshkat janë një mënyrë e mirë ushqyerje, gaboheni. Prodhuesit e kokoshkave i kanë rishpikur kokoshkat si një alternativë e re ushqyese, por ato mund të jenë të ngarkuara me sheqer, kripë e yndyrë. Pavarësisht se në etiketat e paketimeve të tyre shkruhen terman si “të lehta”, “të shëndetshme” etj. Ata kanë shpikur edhe disa shije të çuditshme – nga xhin tonikk e deri tek ato me djathë – që na tundojnë neve t’i blejmë kur jemi në supermarket.
Por a e keni pyetur ndonjëherë veten se sa sheqer, kripë apo yndyrë përmbajnë ato?
Në formën e tyre bazike, kokoshkat nuk janë të këqija për ju, por varet më vonë nga mënyra si prodhohen, a përdoret ajër i nxhetë apo vaj, dhe llojet e shijeve që prodhuesit i shtojnë.
Forma më bazike e kokoshkës së shëndetshme, është kokrra e grurit që nuk përmban shumë kalori (30 kalori për filxhan). Kokoshkat në formë bazike janë të pasura me vitamina, minerale, fibra, magnez dhe hekur. Një studim i bërë në Shtetet e Bashkuara tregon që kokoshkat përmbajnë antioksidantë po aq të fuqishëm sa frutat e perimet.
Por, kokoshkat e pjekura në vaj dhe me shije të shtuar, janë histori më vete. Qeset e mëdha të kokoshkave që shpërndahen në kinema, përmbajnë shumë kalori dhe janë të mbushura me kripë e sheqer.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu