Lidhu me ne

Mix

Çfarë janë ëndrrat? Çfarë kuptimi kanë ëndrrat që shohim?

7 gjëra që nuk i dinit për ëndrrat
A kanë një kuptim? A ndryshojnë gjatë jetës? 7 gjëra që nuk i dinit për ëndrratËndrrat janë një temë për të cilën mund të flasim pa fund. Që kur fiziologjia dhe neurobiologjia filluan ta studiojnë këtë fenomen, rreth 70 vite më parë, për të studiuar aventurat e natës të mendjes sonë, shumë aspekte që kanë të bëjnë me ëndrrat janë sqaruar. Ndërkohë, në shumë aspekte të tjera studiuesit vazhdojnë të kërkojnë.
Ja disa prej pikave më të rëndësishme të zbuluara në bazë të studimeve më të fundit, të shpjeguara me 7 pyetje dhe përgjigje.
Përse ëndrrat janë kaq të çuditshme?
Kjo ka të bëjë pjesërisht me aktivitetin e trurit gjatë kohës që flemë. Kujtimet tona ruhen në një zonë të trurit, e cila gjatë fazës Rem të gjumit, është e fikur. Kjo do të thotë se nuk kemi akses në kujtimi specifike të së kaluar, por mund të kujtojmë vende. Gjithashtu, aktiviteti i zonave cerebrale të lidhura me emocionet, është më i lartë se gjatë kohës që jemi zgjuar.
Ndryshe nga emocionet, zona ku zhvillohet mendimi logjik është më pak aktive dhe këta faktorë të marrë së bashku krijojnë ëndrra të çuditshme. Të fluturuarit, të marrit frymë nën ujë, apo të shohësh një person të transformohet në një tjetër njeri, janë vetëm disa nga aspektet që na duken të çuditshme kur zgjohemi.
Ëndërrojmë vetë gjatë gjumit Rem?
Kjo besohej për një kohë të gjatë, për shkak të eksperimenteve të kryera gjatë viteve ’50. Vullnetarët zgjoheshin në momente të ndryshme, por vetëm gjatë fazës Rem arrinin të raportonin se ishin duke ëndërruar.
Megjithatë studimet e fundit e kanë hedhur poshtë këtë teori. Ne ëndërrojmë edhe gjatë pjesës tjetër të gjumit, por pa e kujtuar. Ëndrrat që shohim gjatë fazës Rem janë më të gjalla dhe të çuditshme, ndërsa ato gjatë gjumit të thellë janë më normale dhe monotone.
A ka njerëz që nuk ëndërrojnë?
Të gjithë ëndërrojmë. Por ka njerëz që i mbajnë mend ëndrrat dhe të tjerë që nuk i kujtojnë. Vetëm pacientët e prekur nga një sindromë shumë e rrallë, Charcot-Wilbdrand, nuk ëndërrojnë. Kjo ndodh për shkak se ata kanë një dëmtim në një pjesë të korteksit viziv.
A ndryshojnë ëndrrat gjatë jetës?
Po. Kur jemi fëmijë 2-3 vjeç ne ëndërrojmë më shumë situata të palëvizshme, skena apo veprime të thjeshta, si të fjetur gjumë në një vend tjetër, apo shohim kafshë dhe përbindësha.
Kur fëmijët rriten, ata fillojnë të zhvillojnë ëndrra me një narrativë më komplekse, duke filluar të përfshihen në aksion, apo duke shtuar në ëndrra familjarë apo miq.
Ndërkohë, personat më të moshuar duket se priren të kujtojnë më pak ëndrrat. Ato janë të lidhura më tepër me imazhet e njerëzve që nuk jetojnë më, apo kanë të bëjnë me fenomene mbinatyrale apo me jetën e përtejme.
Burrat dhe gratë ëndërrojnë në mënyra të ndryshme?
Duket se po. Studiuesit kanadezë para disa vitesh krijuan një sistem të bazuar në inteligjencë artificiale, për të dalluar elementët e veçantë mes ëndrrave të meshkujve dhe ato të femrave. Kompjuteri arriti të dallonte 75% të rasteve kur ëndrra i përkiste një burri apo një gruaje. Duket se në ëndrrat e burrave shfaqen më shpesh burra të tjerë, ndërsa në ëndrrat e grave ka një raport të barabartë mes gjinive.
Përse ëndërrojmë?
Një prej hipotezave thotë se nga një pikëpamje evolucionare, ëndrrat i shërbejnë një funksioni të nevojshëm individit, duke e vënë në provë përballë skenarëve të rëndësishëm për mbijetesën, si arratisja nga një grabitqar. Kjo shpjegon se pse në shumë ëndrra ka elementë si largimi nga një armik apo nga një sulm.
A kanë një kuptim ëndrrat?
Debati për këtë temë është i hapur prej shekujsh. Hipoteza e Freud-it, ishte se ëndrrat shërbejnë për përmbushjen e dëshirave të fshehura, një argument i cili u braktis. Është e vërtetuar se gjendja jonë emocionale ndikon në tonalitetin dhe llojin e ëndrrave tona.
Megjithatë shumë studime kanë treguar se bashkë me eksperiencat tona jetësore, ëndrrat shpesh mbushen edhe me përmbajtje me të cilën ne nuk kemi fare të bëjmë. Edhe nëse ëndrrat kanë një kuptim, për momentin askush nuk e ka çelësin për t’i interpretuar.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Vogue kritikon ashpër portretin zyrtar të Melania Trump në Shtëpinë e Bardhë

Pasi kaloi katër vitet e fundit duke lëvduar ish-Zonjën e Parë Jill Biden dhe ish-zv/presidenten Kamala Harris, të cilat kanë...

Kryesore18 orë më herët

Fotot pikante nga ceremonia e lamtumirës së Janullatosit, Rama dhe Berisha ‘në siklet’ me njëri-tjetrin

Rama, Mitsotakis, Berisha Nuk dihet çfarë parashikonte protokolli, por Sali Berisha është ulur ditën e sotme në krah të kryeministrit...

Radar19 orë më herët

Ku e merr “bukën” Shqipëria?

Varësia e Shqipërisë nga importi i drithërave duket se është reduktuar në vitet e fundit pasi vihet re një rënie e...

Mix19 orë më herët

Toyota dominon tregun për të pestin vit radhazi, mbetet numri 1 në botë

Toyota Motors ka shitur 10.8 milionë automjete në vitin 2024, duke mbetur prodhuesi më i shitur i automjeteve në botë...

Radar19 orë më herët

Historia e fotos me Linda Ramën, Ilir Demalia: Jemi kushërinj!

  Ilir Demalia ka reaguar sot në lidhje me një valë komentesh në rrjetet sociale pas një fotoje të tij...

Radar19 orë më herët

Zhvendosja e palestinezëve, një manovër e Trump kundër Netanyahut?!

Donald Trump ka përsëritur edhe njëherë idenë e tij të dëbimit të palestinezëve nga Gaza dhe vendosjen e tyre në...

Mix2 ditë më herët

Pasuria neto e Barron Trump, djali më i vogël i Presidentit

Barron Trump, djali i fundit i ish-Presidentit Donald Trump, ka një pasuri neto prej 76 milionë eurosh, sipas raportimeve të...

Mix2 ditë më herët

Kolesteroli shumë i ulët në gjak – Rastet kur është shqetësues

Për problemet me kolesterolin me siguri keni degjuar dhe lexuar me qindra artikuj, e kryesisht ato për kolesterolin e lartë....

Mix2 ditë më herët

6 arsye të forta se pse duhet të hani sa më shumë dardha

Dardha ka përfitime të shumta për organizmin. E pasur me vitamina, ajo promovon një dietë të shëndetshme dhe të ekuilibruar....

Mix2 ditë më herët

Si të forconi kockat natyralisht, zgjidhjet që ju duhen

Kockat e forta janë kryesore për shëndet të mirë dhe rezistencë të trupit. Gjithësesi për shumë njerëz mbeten një sheqetësim...

Facebook