Kryesore
SHBA në krye të eksportit të armëve në botë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës mbeten eksportuesi kryesor i armëve në botë. Ky fakt raportohet nga SIPRI-Instituti i Stokholmit për Paqen, sipas të cilit në krye të listë qëndrojnë edhe Rusia, Franca, Gjermania dhe Kina.
Diferenca mes këtyre të pestëve është se SHBA dhe Granca kanë rritur vëllimin e eksportit të armëve në mënurë të ndjeshme në katër vjeçarin e fundit, ndërkohë që Rusia dhe Gjermania e kanë ulur atë në total, ndonëse për këtë të fundit vihet në dukje rritja e eksporteve drejt Lindjes së Mesme me 109%.
Të pesë vendet zënë 74% të shitjes së armëve në botë për vitet 2013-2017, shifër në të cilën vetëm SHBA zë 34%. Eksporti amerikan u rrit me 25% në vitet 2008-2012 dhe 2013-2017, që përbën një vëllim 58% më të lartë sesa ai i Rusisë që është në vend të dytë.
SHBA është furnizuesi kryesor i armëve për 98 vende në periudhën 2013-2017 nga të cilat Lindja e Mesme zë 49% të vëllimit
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu