Lidhu me ne

Radar

Gurët në veshka: Si krijohen, simptomat dhe kurimi

Gurët në veshka: Si krijohen, simptomat dhe kurimi
Gurët në veshka janë masa të forta kristalinash me forma dhe përmasa të ndryshme që formohen brenda sipërfaqes së veshkave. Ato zakonisht janë të përbëra nga kalcium-i, fosfati dhe acidi urik (urik acidi) dhe ndryshojnë në përmasa nga 2 mm deri në 12 mm.
Si formohen ato?
Gurët në veshka formojnë substanca të caktuara në urinën e një personi që bëhen shumë të përqendruara. Kjo rezulton në mineralet dhe në substancat e tjera në urinën e tyre duke u kristalizuar mbi sipërfaqet e brendshme të veshkave. Kristalet mund të kombinohen për të formuar gurë të fortë. Normalisht, urina përmban substanca kimike që pengojnë formimin e kristale-ve.
Simptomat e gurëve në veshka
Ju mund të keni gurë në veshka dhe të mos dini që i keni ato. Pjesa më e madhe e gurëve të vegjël të veshkave kalojnë nëpërmjet ureter-it (tubat që lidhin veshkat me fshikëzën) në fshikëz pa shkaktuar probleme. Megjithatë, nëse ju kaloni një gur të madh veshkash, ju do të viheni në dijeni për këtë, pasi ju do të keni dhimbje, madje shpesh dhimbje torturuese.
Simptoma të tjera të gurëve në veshka janë:
-Gjak në urinë;
-Përzierje dhe të vjella;
-Një nevojë urgjente për të shkuar për të urinuar;
-Të ngjethura dhe ethe; dhe
-Kalimi i gurëve të vegjël në urinë.
Kur guri fillon të lëvizë në traktin urinar, personi do të përjetojë “kolikë renale”, që është një dhimbje e vazhdueshme në shpinë, nën brinjët. Dhimbja zakonisht shkon deri poshtë nën ije – dhe në testikujt e meshkujve.
 
Faktorët rrezikues
Meshkujt kanë tendencë që të marrin gurët në veshka 3 herë më shpesh sesa gratë. Incidenca për të paturit e gurëve në veshka është midis moshës 20 deri 40 vjeçare, por njerëzit e çdo moshe mund të ndikohen.
Njerëzit të cilët kanë pasur infeksione të përsëritura të urinës dhe njerëzit të cilët kanë një histori familjare të gurëve në veshka janë më të ndjeshëm për zhvillimin e tyre, siç janë edhe njerëzit me cermë.
Parandalimi i gurëve
Në mënyrë që të parandaloni gurët në veshka ju duhet të pini shumë ujë. Njerëzit të cilët më përpara kanë patur gurë në veshka duhet të pinë 3 litra ujë në ditë. Disa lloje të gurëve në veshka mund të parandalohen me shmangien e disa ushqimeve të caktuara.
Testet për gurët në veshka
Një plan i rrezeve X të pjesës abdominale mund të identifikojë shumicën e gurëve, duke treguar përmasat e tyre dhe vendin në sistemin urinar.
IVP (endoskopi në fshikëzën e urinës) është një test që bëhet për të vënë në dukje veshkën nën rrezet X. IVP mund të identifikojë ndonjë pengesë për rrjedhjen e urinës që mund të shoqërohet me një gur në sistemin urinar.
CV (Tomografi e kompjuterizuar) është një investigim i shpejtë. CT rrotullohet rreth trupit për të marrë pamje dhe shfaq të gjitha llojet e gurëve në veshka. Një ultratingull do të jetë gjithashtu i nevojshëm për diagnostikimin e gurëve në veshka.
Rrezet X përcaktojnë gjithashu se çfarë lloj gurësh në veshka ka një person, për të përcaktuar nëse guri mund të trajtohet me anën e copëtimit. Mjeku juaj mundet gjithashtu t’ju rekomandojë një test gjaku për të parë për tepricë të kalciumit ose acidit urik, ose një test urine për të parë nëse ju keni tepricë mineralesh, ose keni pengesë kimikatesh që pengojnë formimin e kristalinave. Analizimi i vetë  gurit (pasi ka kaluar ose është hequr) mundet gjithashtu të japë informacione të nevojshme për të ndihmuar në parandalimin e formimit të gurëve në të ardhmen.
Trajtimi
Disa gurë mund të kalojnë në mënyrë natyrale në traktin urinar nëse personi pi shumë ujë. Përdorimi i ilaçeve mjekësore përfshijnë stentet (aparati i futur në traktin urinar për të hapur ureterin për heqjen më të lehtë të gurëve), dhe fragmentim-i gurëve duke përdorur lazerin. ESWL (extracorporeal shockwave lithotripsy) është metoda e jashtme e copëtimit të gurëve me ultratinguj, e cila godet gurët, në mënyrë që të kalojnë më pas në përmasa të vogla nëpërmjet urinës.
Disa gurë mund të hiqen direkt nga ureteri, një instrument i hollë i futur në ureter nëpërmjet fshikëzës. Më pak se një në njëqind njerëz me gurë në veshka do t’ju duhet të bëjnë operacion.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar20 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix20 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix20 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore21 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix21 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar23 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore23 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal23 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix1 ditë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar1 ditë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook