Lidhu me ne

Radar

Filxhani i kafesë, çfarë thotë shkenca për të?

Shkenca tregon pse dalin
parashikimet e filxhanit
Shkenca tregon pse dalin parashikimet e filxhanit
Realizimi i shumicës së fjalëve të bëra nga ana e fallxhoreve, është një gjë për të cilën jeni kureshtar edhe ju. Shumë prej jush që po lexoni këtë material, mund të keni parë të paktën një herë filxhan. E shtangeni medemek kur na gjen gjëra dhe habitemi si e bën.
Dalja e shumicës së fjalëve të thëna nga ana e fallxhoreve, është një gjë për të cilin jeni kureshtar edhe ju. Mirëpo cila është arsyeja e kësaj?
Mund të kuptohen fjalët standarde dhe njohja e disa gjërave nga personat e afërt kur shihni së bashku fall. Mirëpo çfarë ndodh kur fallin e shikojnë fallxhoret që merren enkas me këtë “punë”?
Si ndodh që ato të shpjegojnë ato që janë jetuar në të kaluarën dhe të sugjerojnë dhe se çfarë do ndodhë më tej në të ardhmen? Përgjigjet në këto pyetje tani janë gati: Kjo quhet Efekti Barnum.
Kjo teori, e cila në literaturë është e njohur me emrin Efekti i Barnumit, në të vërtetë bazohet në themelet e fallit të njëjtë për të gjithë. Teoria në fjalë, që njihet edhe si Efekti Forer, është një vëzhgim që përshkruan tendenca për rezultate të larta të parashikimit të paqartë të personaliteteve të tyre, i cili është përgatitur pothuajse për vetë ata. Mirëpo e vërteta është që këto parashikime i përshtaten shumicës së njerëzve. Le të japim një shembull që u jetua gjatë historisë, në lidhje me këtë. Lektori i quajtur B. R. Forer, që në vitin 1948 është marrë me këtë çështje. Ai i shpërndau letrat me fall të njëjtë për të gjithë studentët e tij dhe kërkoi prej tyre që t’i shënojnë ato të cilat i përshtaten atyre.
Ndërkaq në letër shkruante kështu:
Keni nevojë që të tjerët t’ju pëlqejnë dhe t’ju admirojnë, por në të njëjtën kohë keni tendenca të jeni autokritikë ndaj vetes. Personaliteti juaj ka disa anë të dobëta, por zakonisht keni aftësi t’i kompensoni ato. Keni kapacitet të madh të cilin nuk e përdorni për ta kthyer në favor tuaj. Ndërsa në pamje të jashtme dukeni si të disiplinuar dhe plot vetëbesim, në brendësinë tuaj jeni të shqetësuar.
Ngandonjëherë në mendjen tuaj lindin dyshime serioze se a keni marr vendim të duhur apo jo ose a keni bërë të drejtë apo jo. Ju preferoni një sasi të caktuar ndryshimesh, ndalesat dhe kufizimet ju bëjnë të palumtur. Jeni krenar nga të qenit një mendimtar i pavarur, ndërsa nuk i pranoni pretendimet e të tjerëve pa pasur prova të kënaqshme, por gjatë rrëfimit tuaj nuk e gjeni të drejt që të hapeni para dikujt tjetër. Ndonjëherë jeni të hapur, gjakftohtë dhe social, ndërsa ngandonjëherë jeni të mbyllur në vete, të frikësuar dhe bëheni të fshehtë. Ndonjëherë keni edhe dëshira joreale”.
Prej studentëve u kërkua që tekstet e shkruara në letër t’i vlerësonin me 1 deri në 5 për ato të cilat i përshkruanin ata më së miri. Ndërkaq mesatarja e këtij vlerësimi ka qenë 4.20 pikë. Me këtë studim Forer arriti në rezultatin se njerëzit kanë tendenca t’i perceptojnë këto fjalë, të cilat mund t’i përshtaten pothuajse të gjithë njerëzve, si të jenë shkruar për vetë ata.
Prandaj miq të vyer, kuptojeni se ato fjalë që ju thonë fallxhoret janë “fjalë të përgjithshme” për të gjithë dhe nuk janë të posaçme vetëm për ju. Dhe mos harroni, feja e ndalon rreptësisht fallin.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix4 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook