Lidhu me ne

Kioske

30 sëmundjet e fëmijëve që çdo prind duhet t’i dijë

30 sëmundjet e fëmijëve që çdo prind duhet t’i dijë
Ka kaq shumë sëmundje të fëmijërisë, infektive dhe jo infektive, sa do të ishte e pamundur për t’i listuar të gjitha këtu. Megjithatë, ne do t’ju prezantojmë disa nga më të zakonshmet, duke përfshirë infeksionet virale dhe bakteriale, si dhe sëmundjet alergjike dhe imunologjike.  “Tirana Observer” boton 30 sëmundjet kryesore nga të cilat rrezikohen fëmijët. Çdo sëmundje ka specifikat e veta si mënyra e shfaqjes, transmetimit, parandalimit etj. Q
1. Bronkioliti
Një numër i madh virusesh të ndryshme shkaktojnë bronkiolit (inflamacion i rrugëve të vogla të frymëmarrjes), i cili prek fëmijët nën moshën 1 vjeçare. Zakonisht, ai shkaktohet nga RSV (virusi sincitial i frymëmarrjes), por ai gjithashtu mund të shkaktohet nga gripi dhe viruse të tjera të zakonshme, që lidhen me simptoma të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes si ethe, rrufë dhe kollë. Një simptomë e zakonshme e bronkiolitit përfshin secilën nga simptomat e mësipërme, si dhe fishkëllimën (të njëjtën simptomë që vihet re tek fëmijët me astmë). Ky infeksion është i zakonshëm në muajt e dimrit dhe disa foshnja duhet të shtrohen në spital, kur simptomat respiratore janë shumë të rënda. Trajtimi i bronkiolitit është i ndryshëm nga ai i astmës, megjithatë, disa nga medikamentet mund të përdoren për të dyja sëmundjet. Për një përqindje të vogël të foshnjave, ky episod i parë i fishkëllimës (së rëndë), mund të jetë një shenjë paralajmëruese e një diagnoze të ardhshme të astmës, por për shumicën, kjo është një ngjarje e rastit.
2. Infeksionet e veshit
Infeksionet e veshit janë shumë të zakonshme tek fëmijët dhe shkaktohen nga një mosfunksionimi i kanaleve eustauhut, tubave që lidhin veshin e brendshëm me fytin dhe që shërbejnë si një filtër për çdo lëng që mund të mblidhet atje. Kur lëngu mblidhet, ai tërheq bakteret dhe mikrobet e tjera, të cilët mund të shumohen dhe të shkaktojnë një infeksion simptomatik. Simptomat përfshijnë ethe, dhimbje veshi, vakuum në vesh, apo edhe kullim nga kanali i veshit. Trajtimi i infeksioneve të veshit mund të përfshijë vëzhgimin apo antibiotikët. Herë pas here, lëngu brenda veshit të mesëm mund të kenë nevojë të përthithet.
3. Ngjitja e veshit
Kur lëngu në veshin e mesëm grumbullohet dhe nuk arrin të qartësohet vetë ose pas trajtimit, ai mund të ketë nevojë të thithet në mënyrë kirurgjikale. Kjo procedurë është quajtur timpanocenteza. Një gjilpërë futet në veshin e mesëm dhe heq lëngun. Ndonjëherë, për shkak të infeksioneve të përsëritura ose një rrjedhjeje kronike lëngu që vazhdon të rrjedhë për të paktën tre muaj), mund të lindë nevoja për të futur një tub timpanostomie, në membranën timpanike (daullja e veshit), e cila e lejon veshin e mesëm të thahet dhe të funksionojë në mënyrën e duhur. Tubat mbeten në vend dhe në përgjithësi, bien vetvetiu, pas rreth një viti. Në shumicën e rasteve, daullja e veshit shërohet dhe funksionon normalisht pas kësaj procedure.
 
4. Laringo-trakeo-bronkiti
Laringo-trakeo-bronkiti është mjaft i zakonshëm tek fëmijët e vegjël. Një shumëllojshmëri virusesh të ndryshme shkaktojnë laringo-trakeo-bronkit dhe inflamacion të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes, duke përfshirë laringun (kutinë e zërit) dhe trakean (gypin e frymëmarrjes). Këto simptoma përfshijnë një kollë gërvishtëse (jo e thatë) dhe gërvishtje të fytit, një zhurmë fishkëllyese kur fëmijët marrin frymë. Shumica e fëmijëve me këtë lloj infeksioni mund të trajtohen në shtëpi, por herë pas here, kur infeksioni është i rëndë, mund të jetë e nevojshme të shtrohen në spital. Trajtimi mund të përfshijë steroide dhe medikamente të përforcuara, për rastet më të rënda. Këshillohuni gjithmonë me mjekun nëse jeni të shqetësuar, ose në qoftë se fëmija juaj duket se është sëmurë.
 
5. Sëmundja e dorës, këmbës dhe gojës
Koksakievirusi shkakton sëmundje të dorës, këmbës dhe të gojës. Ajo është shumë e zakonshme gjatë verës dhe fillimit të vjeshtës dhe largohet vetvetiu, pas rreth 10 ditësh. Virusi shkakton ethe, dhimbje fyti dhe puçrra brenda në gojë, në pëllëmbët e duarve dhe shputat e këmbëve. Nuk ka trajtim mjekësor për këtë infeksion, me përjashtim të kujdesit mbështetës, duke përfshirë dhe qetësuesit e dhimbjeve.
 
6. Skuqja e syve
Përskuqja e syve quhet ndryshe konjuktivit. Virusi është shkaku më i zakonshëm i përskuqjes së syve, por edhe infeksionet bakteriale mund ta shkaktojë atë me raste. Skuqja e syve është shumë ngjitëse dhe mund të përhapet nëpër shkolla dhe kopshte, me shpejtësi. Gjithmonë flisni me një profesionist të kujdesit shëndetësor për të përcaktuar nëse fëmija mund të ketë nevojë për një terapi shtesë, por shumica e rasteve zgjidhen brenda pesë ditëve.
 
7. Sëmundja e pestë
Një virus i quajtur parvovirus B19, është shkaktari i sëmundjes së pestë. Ky infeksion shumë i zakonshëm shfaqet në shumicën e fëmijëve si një e ftohtë, e ndjekur nga një skuqje e lëkurës në fytyrë dhe trup. Përshkrimi tipik i skuqjeve dhe puçrrave të sëmundjes, është një pamje sikur fëmija është “goditur me një shuplakë”, pasi njolla është zakonisht e ndritshme dhe duket si një njollë e kuqërremtë. Skuqja zakonisht largohet brenda një jave, deri në 10 ditë. I vetmi rrezik i madh i parvovirusit është i grave shtatzëna, që kurrë nuk kanë qënë të ekspozuara ndaj parvovirusit në të kaluarën. Për këta individë, fetusi mund të jetë në rrezik të madh.
8. Rotavirusi
Infeksioni rotavirus është përgjegjës për morbiditetin (prekshmërinë ndaj sëmundjeve) serioz dhe vdekshmërinë tek fëmijët në vendet më pak të zhvilluara, ku qasja ndaj vaksinës rotavirus është e kufizuar. Infeksioni shkakton ethe, të vjella dhe diarre të rënda tek fëmijët. Kjo shpesh mund të sjellë probleme serioze me dehidratimin, sidomos tek fëmijët e vegjël dhe foshnjat. Para futjes së vaksinës në Shtetet e Bashkuara, infeksion rotavirus, ishte një shkak shumë i zakonshëm për t’u pranuar në spital. Studimet e tanishme tregojnë se virusi ka rezultuar deri në 95% më pak shtrime për shkak të infektimit rotavirus në spitale, si rezultat i vaksinimit.
9. Sëmundja Kavasaki
Sëmundja kavasaki është një sëmundje shumë serioze që mund të imitojë shumë infeksione. Kur nuk kapet dhe trajtohet, ajo mund të rezultojë në dëmtim të rëndë të arterieve koronare të zemrës, duke shkaktuar atak në zemër dhe vdekje të papritur tek fëmijët. Për fat të mirë, shumica e mjekëve pediatër janë mësuar të kërkojnë për sëmundjen kavasaki dhe të mësojnë ta njohin atë në bazë të simptomave të zakonshme. Këto përfshijnë temperaturë të lartë të zgjatur (më shumë se pesë ditë), skuqje të lëkurës, buzë të plasaritura dhe të thata, sy të kuq, nyje të zgjeruara limfatike dhe ënjtje të duarve dhe këmbëve. Shtrimi në spital është i rekomandueshëm dhe dhënia e IVIG (imunoglobulinës) dhe aspirinës, është e nevojshme. Ky trajtim, kur nis në fillim të rrjedhës së sëmundjes, pengon përparimin e problemeve të zemrës. Shkaku i kësaj sëmundjeje mbetet i panjohur.
10. Lia e dhenve
Lia e dhenve shkaktohet nga virusi i varicelës. Vaksinimi është rutinë në kohët e sotme dhe është e rrallë të shohësh një rast të rregullt të kësaj sëmundjeje tani. Para vaksinës, kjo sëmundje ishte një shkak shumë i zakonshëm i shtrimit në spital. Edhe pse infeksioni i lisë së dhenve është zakonisht një ngjarje beninje (por e pakëndshme) në jetën e një fëmije, ekziston një rrezik i madh i komplikimeve të rënda, duke përfshirë edhe infeksionet bakteriale të lëkurës, pneumoninë dhe sëmundje të tjera. Kjo është arsyeja që vaksinimi rekomandohet dhe duhet të jetë rutinë.
 
11. Fruthi
Virusi i rubeolës shkakton fruthin dhe ai dikur ishte një infeksion shumë i zakonshëm i fëmijërisë, para vaksinimit rutinë. Për fat të keq, për shkak të një norme në rritje të refuzimeve të vaksinimit nga prindërit, kanë filluar të vërehen shpërthime sporadike, tek këta grupe. Fruthi është një sëmundje akute virale që mund të sjellë komplikacione të rënda, madje edhe vdekjen dhe në përgjithësi fillon me simptoma jospecifike, të tilla si temperaturë të lartë, rrjedhje hundësh dhe kollë. Pas këtyre simptomave, pacientët shfaqin skuqje të lëkurës që përhapet nga fytyra tek këmbët. Simptomat zakonisht fillojnë një deri në dy javë pas ekspozimit dhe zgjasin më pak se një javë.
12. Shytat
Shytat përfaqësojnë një sëmundje virale që zakonisht fillon me simptoma të gripit dhe pastaj rezulton në ënjtje të dhimbshme akute të gjëndrave të pështymës (parotitit). Para vaksinimit rutinë, kjo ishte një sëmundje shumë e zakonshme. Simptomat zakonisht paraqiten më shumë se dy javë pas ekspozimit dhe sëmundja zgjat 7 deri në 10 ditë. Si shumë nga sëmundjet virale të fëmijërisë edhe pse shumica e infeksioneve janë të buta, ekziston një rrezik i vërtetë për komplikime, duke përfshirë meningjitin dhe vdekjen.
13. Rubeola
Rubeola, e njohur gjithashtu si fruthi gjerman, shkakton sëmundje të lehta në shumicën e individëve. Ky nuk është rasti, për gratë shtatzëna të pavaksinuara. Virusi mund të shkaktojë defekte serioze dhe fatale të lindjes tek fetusi. Vaksinimi është rutinë dhe ka rezultuar në një rënie të madhe së përhapjes së kësaj sëmundjeje. Virusi fillon si ethe dhe skuqje e lëkurës dhe në shumicën e rasteve, largohet pas dy deri tre ditësh.
14. Kolla e mirë (pertusis)
Bordetella pertusis është bakteri që shkakton kollën e mirë. Ajo është shumë ngjitëse dhe nganjëherë fatale për fëmijët e vegjël, veçanërisht foshnjat. Infeksioni është i parandalueshëm me vaksinimin, megjithatë, ai nuk njihet tek fëmijët më të mëdhenj dhe tek të rriturit. Infeksioni zakonisht fillon me simptoma të të ftohtit dhe më pas zhvillohet në një kollë që është e vazhdueshme dhe e dhunshme, duke e bërë të vështirë frymëmarrjen. Kolla e mirë e mori emrin e saj për shkak të zhurmës të thellë që kanë fëmijët dhe foshnjat pas ndalesave të kollës. Vaksinimi rekomandohet për fëmijët e vegjël, adoleshentët, dhe të rriturit.
15. Meningjiti
Meningjiti është një inflamacion i indeve që rrethojnë trurin dhe palcën kurrizore (meninges). Viruset ose bakteret mund të shkaktojnë meningjit. Simptomat përfshijnë dhimbje koke, ngrirje qafe, ethe dhe gjendja të keqe shëndetësore në përgjithësi. Vaksinimi rutinë ka zvogëluar shpeshtinë e prekshmërisë të shumë shkaqeve bakteriale, megjithatë, shkaqet virale janë ende të zakonshme. Meningjiti bakterial mund të sjellë pasoja të rënda, duke përfshirë humbje të përhershme të dëgjimit, dëmtime të trurit, madje edhe vdekje.
16. Strepto-fyti
Një shtrirje e streptokokut, një bakter i zakonshëm i lëkurës, shkakton acarimin e fytit nga streptokoku. Simptomat përfshijnë dhimbje fyti dhe ethe, që zgjasin më shumë se disa ditë. Shpesh mund të shfaqet një puçër me ngjyrë të bardhë (qelb) në pjesën e pasme të fytit, si dhe nyje limfatike të zgjeruara në qafë. Fyti streptokokian do të largohet vetë, megjithatë, antibiotikët janë të këshillueshëm për shkak të rrezikut të zhvillimit të sëmundjeve reumatike të zemrës, një pasojë e rëndë, por e parandalueshme e infeksioneve streptokokiane.
17. Ethet e purpurta
Një infeksion streptokoku shkakton ethet e purpurta, që mund të shfaqen pas infeksionit në fyt. Ky është një infeksion i zakonshëm dhe fillon me ethe dhe ndoshta dhimbje fyti, i ndjekur nga një skuqje e lëkurës, që fillon në gjoks dhe përhapet në pjesët e tjera të trupit. Antibiotikët këshillohen për të zhdukur bakteret dhe për të parandaluar ethet reumatike dhe sëmundjet reumatike të zemrës.
 
18. Sindroma Reye
Aspirina dhe medikamentet që përmbajnë aspirinë, nuk duhet t’ju jepet fëmijëve. Sindroma Reye është një sëmundje potencialisht fatale që shkaktohet nga ekspozimi ndaj këtyre medikamenteve dhe sjell dështime të rrezikshme për jetën, të mëlçisë dhe ënjtje të trurit, kur është larguar si substancë nga trupi. Kjo është për fat të mirë një sëmundje e pazakontë sot, që nga njohja e ekspozimit ndaj aspirinës, si shkaktar i saj.
 
19. MRSA (Infeksioni i stafilokokut)
MRSA ose Stafilokoku aureus rezistent ndaj meticilinës, është një organizëm rezistent ndaj antibiotikëve që shkakton infeksionet e lëkurës si puçrra dhe gjëndra ose qeska me qelb (infeksionet e shtresave të thella të lëkurës lëkurës), ose edhe më keq. Ai po kthehet në një infeksion të zakonshëm dhe mund të përhapet dhe të shkaktojë infeksione të rrezikshme për jetën, në qendrat e kujdesit shëndetësor. Ajo që e bën këtë infeksion sfidues, është fakti se shumë individë janë bartës asimptomatikë (pa simptoma të dukshme) dhe mund ta përhapin atë në individë të prekshëm. Trajtimi mund të përfshijë antibiotikët, por jo të gjithëve iu nevojitet.
20. Impetigo
Stafilokoku ose streptokoku, dy baktere shumë të zakonshme të lëkurës, mund të shkaktojnë impetigo. Ajo në përgjithësi duket si një fashë puçrrash të vogla që dalin papritmas dhe formojnë një kore me ngjyrë mjalti. Impetigo mund të shfaqet kudo në trup dhe diagnostikohet shpesh tek fëmijët e vegjël. Antibiotikët janë të nevojshëm në shumicën e rasteve.
21. Qerja (krimbi unazë)
Qerja mund të shkaktohet nga një kërpudhë e zakonshme. Kjo nuk është një sëmundje “nematodike” (duke përjashtuar dhe krimbat). Emrin e ka marrë për shkak të unazës në formë krimbi që shfaqet gjatë këtyre infeksioneve. Medikamentet antifungale, e trajtojnë qeren. Ajo mund të përhapet nga një fëmijë tek tjetri, kështu që duhet të keni kujdes.
22. Sëmundja e Liamit
Sëmundja e Liamit është një infeksion i zakonshëm i shkaktuar nga nje bakter (insekt) specifik, që qëndron tek drerët. Pasi kafshoheni nga një bakter i infektuar, ekziston rreziku që individi të zhvillojë simptomat e sëmundjes së Liamit, duke përfshirë puçrra, ethe, dhimbje të trupit dhe ndonjëherë simptoma më të rënda që përfshijnë sistemin nervor dhe nyjet. Puçrra është disi e veçantë dhe duket si një fryrje që drejtohet diku dhe shfaqet një deri në dy javë pas ekspozimit. Sëmundja e Liamit është vështirë të transmetohet, vetëm nëse insekti është ngjitur me trupin, për më shumë se 24 orë. Antibiotikët janë trajtimi i zgjedhur për këtë sëmundje.
23. Gripi
Gripi zakonisht shfaqet gjatë muajve të dimrit dhe shkakton temperaturë të lartë, të dridhura, dhimbje të trupit dhe simptoma të tjera. Ai zakonisht largohet vetë, por tek disa, kjo mund të rezultojë në komplikacione të rënda duke përfshirë edhe pneumoninë. Aktualisht, vaksinimi vjetor rekomandohet në mënyrë universale për të gjithë njerëzit e moshës 6 mujore dhe më shumë.
24. Alergjitë sezonale
Alergjitë sezonale janë fatkeqësi e shumë fëmijëve dhe të rriturve. Rrjedha e hundëve, teshtitjet, sytë e fryrë janë të gjitha simptoma të zakonshme të alergjive. Për fat të keq, nuk ka shërim për këto, megjithatë, ka mjekime që mund të merren për të pakësuar simptomat. Antihistaminantët janë në dispozicion edhe si recetë edhe si përgatitje mjekësore pa recetë dhe mund të merren me rrugë orale apo të përdoren si spruco për hundët dhe madje edhe si pika në sy. Qëllimi është të zvogëlohet ashpërsia e simptomave.
25. Astma
Astma relativisht është sëmundje e fëmijërisë. Prindërit duhet të dinë se nuk bëhet fjalë për ndonjë sëmundje fatale dhe nëse shërohet në mënyrë adekuate, rezultati është i mirë. Përvoja tregon se shumë prindër, duke mos dashur ta pranojnë diagnozën dhe terapinë bashkëkohore të astmës, drejtohen në veprime të ndryshme alternative, të cilat ndonjëherë edhe mund ta dëmtojnë fëmijën. Shpeshherë simptomat e astmës nuk vërehen as nga prindërit, e ndonjëherë as edhe nga mjekët. Tipike, astma është sëmundje e cila manifestohet me sulme “fishkëllima” në gjoks si dhe frymëmarrje të vështirësuar. Ndonjëherë është e përcjellë me mavijosje të buzëve, kraharori është i mbushur përplot me ajër, e në stadiumet më të përparuara, pas disa vitesh bëhet deformimi i kafazit të kraharorit. Nëse janë prezente sulme tipike të frymëmarrjes së vështirësuar, diagnoza është e qartë. Atipike, astma mund të manifestohet edhe me simptome më të buta, sikurse që është kollitja e mërzitshme gjatë natës si dhe lodhja kronike. Ndodh që fëmija me astmë, më përpara me muaj madje edhe me vite të jetë nën diagnozë të gabuar, më shpesh si ndezje virusale e mushkërive të bardha. Fëmijët e këtillë shpeshherë pa nevojë traumatizohen me injeksione ose antibiotikë, të cilët praktikisht nuk kanë efekt ndaj sëmundjes, kurse mbajnë rreziqe të fshehta për shëndetin e fëmijës. Në raste më të buta, astma manifestohet vetëm me anime të shpeshta ndaj ftohjeve të shpeshta, me komplikime të sinuseve, të bajames së tretë etj. Në astmën duhet të mendohet edhe nëse fëmija lodhet shpejtë dhe ka frymëmarrje të vështirësuar gjatë lodhjes ose nëse ngel prapa me rritjen.
 
26. Temperatura e lartë
Temperatura e lartë është simptomë e shpeshtë në fëmijëri, e cila te prindër pa edukatë mjekësore dhe pa eksperiencë të mjaftueshme shpesh shkakton stres dhe reakcion paniku. Temperatura trupore normale është 37 0C. Gjatë ditës mund të fluktuojë nga 36.10 C në mëngjes deri 380C vonë pasdite, por fëmija është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është i disponuar. Në përgjithësi, llogaritet se temperatura është e lartë nëse temperatura rektale (në pasdalje) është mbi 38°C, orale (në gojë) mbi 37.8°C ose aksilare (nën sqetulla) mbi 37.2°C. Termometri më i sigurtë është elektroniku, ai është më i lehtë për përdorim, por më i shtrenjtë. Më shpesh përdoret termomteri prej qelqi me zhivë, i cili është edhe më i lirë. Mund të përdoret për matje të temperaturës aksilare, por edhe rektale dhe orale. Para çdo përdorimi, është e rëndësishme që të shkundet zhiva, ashtu që vija e zhivës të bie nën 370 C. Pas çdo përdorimi lajeni me ujë dhe e thani. E rruani në vend të sigurtë larg fëmijëve, në këllëf që të mbrohet nga thyerja. Zakonisht temperatura nuk është e rrezikshme, as që mund t’i bëj keq fëmijës me përjashtim kur është e lartë (mbi 41.10), kur mund të ketë efekte të padëshirueshme mbi funksionin e trurit. Në fakt, temperatura e lartë gjatë infeksioneve është e dobishme për organizmin. Në kushte të temperaturës së lartë, mikroorganizmat (shkaktarët e infeksioneve) shumëzohen më ngadalë, dhe krijojnë më pak produkte toksike.
27. Ftohja
Kjo është sëmundja më e shpeshtë për shkak të cilës fëmijët dërgohen në mjek. Mesatarisht gjatë vitit fëmijët ftohen mes 6-8 herë. Numri më i madh i ftohjeve janë të shkaktuara nga viruset të quajtura rinoviruse (në greqisht rino do të thotë hundë). Ekzistojnë më shumë se 100 lloje të rinoviruseve me afinitet ndaj mukozës së hundës, të cilët mund të inicojnë reakcion imunologjik që manifestohet si dhembje fyti, kokëdhembje dhe pengesë në frymëmarrjen përmes hundës. Si momente predisponuese janë ajri i thatë dhe duhani (pirja aktive dhe pasive e duhanit). Përkundrejt besimeve të përhapura se do të ftoheni nëse nuk visheni mirë, nëse fleni apo rrini në rrymë ere ose dilni jashtë me flokë të lagura, kjo nuk është e vërtetuar. Së pari shfaqet ndjenjë gërvishtjeje në fyt dhe rrjedhje hundësh ose hundë të zëna dhe teshtitje. Përveç asaj fëmijët mund të ankohen në dhembje fyti, kollitje, kokëdhembje, temperaturë mesatarisht të lartë, plogështi, dhembje muskujsh dhe humbje oreksi. Sekreti nga hundët fillimisht është si ujë, pastaj trashet dhe bëhet i verdhë ose i gjelbërt. Ftohja është ngjitëse në 2-4 ditët e para pasi që shfaqen simptomat. Fëmija juaj mund të sëmuret ashtu që do të thith pjesëza të virusit që përhapen në ajër përmes teshtitjes dhe kollitjes të fëmijëve tjerë ose me kontakt direkt. Fëmija juaj do të sëmuret nëse e prek gojën ose hundën, pasi që paraprakisht ka prekur ndonjë sipërfaqe të kontaminuar me rinoviruse.
28. Urinim i pavullnetshëm natën
(Enuresis nocturna)
Me termin “urinim natën”, emërtohet urinimi i pavullnetshëm gjatë të fjeturit. Duhet të dallohet nga urinimi ditën, kur urinimi i pavullnetshëm ndodh gjatë ditës. Urinimi natën haset shpesh tek fëmijët. Llogaritet si problem, nëse paraqitet te fëmijë meshkuj më të mëdhenj se 6 vjet dhe te vajza më të mëdha se 5 vjet. Urinimi i pavullnetshëm natën është frustruese edhe për fëmijën edhe për prindërit, duke shkaktuar ndjenjë të nënçmimit te fëmija. Asnjëherë nuk duhet të hidhërohemi e as të dënojmë fëmijë që urinon natën, pasi që ai këtë nuk e bën me vullnet. Sipas një teorie është prezent çrregullim i gjumit dhe i qendrës për zgjim në trurin e madh. Këta fëmijë flenë shumë fortë dhe nuk zgjohen kur do të fitojnë shtytje për urinim. Sipas një teorie tjetër bëhet fjalë për çrregullim / mungesë e hormonit të hipofizës, i cili normal tajitet gjatë natës dhe shpie deri tek krijimi i një sasie më të vogël të urinës gjatë natës.
29. Pneumonia
Pneumonia është ndezje e mushkërive të bardha (është prekur parenhimi i mushkërive, alveolet dhe septave interalveolare). Paraqitet shpesh te fëmijët. Sipas OBSH (Organizat Botërore Shëndetësore1988) klasifikimi është bazuar në tre kriteriume: anatomike, etiologjike dhe funkcionale, në bazë të pasqyrës klinike. Forma e butë te të cilët është prezente kollitja ose frymëmarrja e vështirësuar, numri i respiracioneve është normal për moshën. Forma mesatare – prezenca e kollitjes, frymëmarrja e shpejtësuar (tahipnea), pa tërheqjen e hapsirave ndër dhe mes brinjëve (tirazh). Forma e rëndë – kemi kollitje, tahipne, tirazh, por nuk ka mavijosje (cianozë) fëmija mund të pijë lëngje. Forma shumë e rëndë – prezenca e kollitjes, frymëmarrja e vështirësuar (dispnea), tirazh, cianoza, pranimi i lëngjeve është i vështirësuar. Pneumonia neonatale – pneumonia tek foshnjet, frekuenca e frymëmarrjes është më e madhe se 60/min, është i pranishëm tirazhi dhe ekspiracioni i dëgjueshëm (frymëmarrje e përmbledhur). Shpesh shkaktarë janë viruset–virusi respirator sinciciel (VRS) te fëmijët 10 muajsh deri në 2,5 vjet, te fëmijët prej 5 muajsh deri 5 vjeç – adenovirusi dhe te fëmijët më të moshuar influenca dhe parainfluenca.
30. Përdorimi i drejtë i antibiotikëve
Zbulimi i antibiotikëve nga mesi i shekullit të kaluar, kontribuoi për shërimin e suksesshëm të më shumë sëmundjeve, të cilat më parë kanë qenë më fund fatal. Për fat të keq, në të njëjtën kohë përdorimi i tepërt dhe i parregullt i këtyre barërave e diskrediton suksesin e arritur, duke sjell dëme dhe rreziqe të shumta. Prandaj çdokush, e sidomos prindërit, që vendosin në emrin e fëmijëve të tyre duhet të kenë dijeni elementare rreth përdorimit dhe keqpërdorimit të antibiotikëve. Dhënia e antibiotikëve është e arsyetuar vetëm tek infeksionet bakteriale. Pjesa më e madhe e infeksioneve në moshën fëmijërore janë të shkaktuara nga viruset, mbi të cilat antibiotikët nuk kanë ndikim dhe prandaj nuk nevojiten. Nuk është e saktë, se me dhënien e antibiotikëve në fillim të infeksionit, ai mund të pengohet ose të shkurtohet rrjedha e tij. Çdo sëmundje ka kohëzgjatjen e saj. Përkundrazi, dhënia e tepërt e antibiotikëve edhe atje ku nuk ka nevojë, sjell deri te adaptimi i baktereve, të cilat bëhen të afta të shumëzohen dhe të përjetojnë edhe përkundrejt prezencës së antibiotikut. Antibiotikët mund të shkaktojnë ndjeshmëri alergjike. Kjo më shpesh paraqitet si shpërthim në lëkurë, i cili mund ta bëjë fëmijën të kruhet, por ndonjëherë këto reaksione mund të jenë shumë më të rënda dhe më dramatike. Përveç kësaj disa nga antibiotikët mund të shfaqin ndikim toksik, sidomos nëse aplikohen në doza më të mëdha nga se është parashikuar ose në intervale kohore më të shkurta ose nëse jepen shpesh.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix1 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar1 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar1 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix1 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook