Jemi afër sezonit të dasmave. Siç dihet, muajt e pranverës dhe të verës përbëjnë kohën më të mirë për të gjitha çiftet që vendosin të zyrtarizojnë lidhjen e tyre. Nëse po mendoni ta zyrtarizoni dashurinë këtë vit, atëherë, me siguri keni menduar edhe për unazën speciale që do t’i dhuroni së dashurës. “A do të jetë ky vit viti për të thënë Po?”
Nëse jeni fiks në vitin e pyetjes së madhe, ose po mendoni ta bëni, me siguri diçka keni menduar edhe për unazën. Në fakt, nëse jeni afër kësaj kohe, me siguri e keni zgjedhur një unazë ose, të paktën, keni menduar se si do të jetë forma e saj.
Stilet e unazave klasike janë gjithmonë në modë, por shumë prej këtyre stileve rivijnë pak më të modernizuara dhe trendet i sjellin me një pamje më të freskët.
Gjatë viteve të fundit, me siguri keni parë shumë stile unazash të bëhen popullore, ashtu sikurse shumë të tjera kthehet në më pak të preferuara. Ndonëse asnjë trend nuk del jashtë mode totalisht, prerjet moderne dhe nuancat bëhen më solitare dhe më të dashura për vitin 2018.
Stilet e reja të unazave kanë marrë vëmendjen e të gjithëve këtë muaj dhe tregun e bizhuterive e kanë rrëmbyer prej kohësh.
Për vitin 2018, njerëzit po preferojnë modelet e vjetra dhe po largohen nga stilet moderne. Kështu, ajo çka propozojnë dizajnerët gjatë këtij viti është më shumë frymëzim vintage dhe modele unike. Unazat e këtij viti i kanë lënë të gjithë pa mendje jo për madhësinë e gurit, por më shumë për dizajnin interesant.
Unazë me gur me ngjyrë
Një unazë me gur në ngjyrë rozë të hapur është tendenca që po përhapet me shpejtësi këtë vit. Por edhe ngjyra të tjera, pastel apo edhe më të forta, janë gjithashtu tendencë. Gurët me ngjyra po fitojnë vëmendje të madhe, ndaj edhe dizajnerët i sjellin në versione të ndryshme. Që nga bluja e lehtë e deri te smeraldët më të fortë gurët me ngjyrë janë fjala e fundit dhe e padiskutueshme.
Unazat e hapura
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu