Lidhu me ne

Temporal

Kush po na qeveris?

Kryeministri Rama provoi t’i hedhë ujë zjarrit, që ndezi protesta e banorëve të Kukësit kundër tarifës për kalimin në Rrugën e Kombit. Megjithëse më parë i quajti vandalë, në parlament pak ditë më pas, zoti Rama tha se pakënaqësia e qytetarëve është legjitime dhe shpalli se nuk do të ketë tarifë deri sa të ketë një zgjidhje sa më të mirë të mundshme për zonën.
I zënë ngushtë, Kryeministri pranoi se u bë gabim, por nuk i shkoi deri në fund logjikës se kush duhet të mbajë përgjegjësi. Do të ishte në nivelin e duhur të përgjegjshmërisë politike dhe qeverisjeje të dëgjonim që dikush edhe mund të jepte dorëheqjen. Me këtë veprim të vonuar, që kryeministri e parashtroi si një sjellje të përgjegjshme, mund të jetë shuar përkohësisht revolta e kuksianëve, por u ndez në tjetër zjarr edhe më i madh pakënaqësie.
Nga faktet që tha vetë zoti Rama dhe ngjarjet që pasuan, të gjithë shqiptarët sot kanë të drejtë të pyesin kush po na qeveris dhe si po qeveriset.
Përderisa në kontratë parashikohej që më parë se për përdoruesit e shpeshtë do ketë sistem tjetër tarife, atëherë pse koncesionari nis ta aplikojë pa asnjë dallim?. A ka përgjegjësi ndonjë ministër, që pranoi që koncesioni të zbatohej pa plotësuar parakushtet dhe pa asnjë vlerësim të ndikimit të saj. Pse nuk u bënë matjet e trafikut për banorët e Kukësit që kanë makina, që më parë, përderisa kishte edhe një studim të kryer nga kompani ndërkombëtare. Pse asnjë deputet socialist i zonës nuk foli përpara se qytetarët të revoltoheshin. Pse asnjë përfaqësues i maxhorancës në strukturat e shtetit nuk veproi, që qeveria të mos gabonte kaq rëndë, por të vetmit që dolën kundër u përjashtuan?
Nuk ka mundësi që të gjithë të gabojnë. Aq më tepër që nevoja për të dialoguar me njerëzit, e konsultuar me grupet e interesit si një mënyrë për të gjetur rrugën e duhur të një qeverisje të përgjegjshme nuk është ndonjë kërkesë e sofistikuar. Por fakti që asnjë nga këto nuk ndodhi tregon se vendimi nuk kaloi në filtrat e duhur dhe ishte arrogant ndaj dhe qëllimi për të cilën u vendos kjo tarifë mbetet i dyshimtë.
Nga ana tjetër kryeministri, shpikësi i dëgjesave me publikun pas zgjedhjeve, gabimin e lidhi me arsye fare banale, që sipas tij ishin mungesa e intuitës për të kuptuar se njerëzit duheshin sqaruar apo se nuk dinin çfarë efekti psikologjik do të kishte tek ata ky vendim. Për derisa kjo qeveri bie kaq lehtë në gabime dhe për fare pak arsye a nuk duhet të ishte ky rasti që koncesione të tilla si plot të tjera më parë, të kalojnë nga vota në parlament aty ky kontrolli është më i gjerë, shkalla e përfaqësimit të publikut më e lartë dhe vendimmarrja më legjitime. Një nismë e tillë ligjore do të qetësonte në të ardhmen publikun duke e bindur atë se demokracia funksionon dhe se gabimet më tej mund të jenë më të vogla.
Por as kjo nuk ndodhi. Qeveria fitoi pak kohë deri në një vendim të dytë, por deri tani nuk ka treguar se e ka kuptuar thelbin.
Ende nuk ka kuptuar se për koncesionet në rrugë, tarifa e rrugës në raste të ngjashme në të ardhmen nuk duhet të ndëshkojë të varfrit por të jetë e organizuar në mënyrë të tillë që të rëndojë tek ata që janë të aftë të paguajnë me shumë. Së dyti, nga rasti i Kukësit çdo qeveri duhet të kuptojë se për rrugët, apo investimet që lidhin kombin (Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi) konsultimet duhet të jenë më gjithëpërfshirëse. Dhe së treti, duhet kuptuar se vendosja e një takse në rrugë, kur mungojnë rrugët alternative të lidhjes kthehet në një instrument gjenocidi që penalizon një pjesë të popullatës kundrejt një tjetre. Rasti i Kukësit le të shërbejë për të treguar në fund të fundit se qeveria duhet të jetë e përgjegjshme me veprat që bën, në dobi të të gjithë shqiptarëve./Monitor
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook