Ndonjëherë, “wish list” me ato blerjet më të dëshirueshme për të gjitha vajzat kthehen në një “makth” të vërtetë. Sepse, dëshira për ta pasur në garderrobë, qoftë edhe vetëm për ta parë aty pranë teje e për ta adhuruar, shkon përtej gjërave must që na tundojnë jo pak herë.
Përpara çdo blerje, të gjitha ne bëjmë diçka, pa kushte: i hedhim një sy trendeve dominuese që qarkullojnë në revistat më të famshme të botës. Lista mund të jetë shumë e gjatë, ama ne jemi koncentruar në 9 çantat më të bukura që doemos duhet t’i blini këtë vit.
Me dimensione të ndryshme, me dizenjo të larmishme, me rripa lëkure ose zinxhir, me nuanca herë monokromatike, herë një lojë e hatashme ngjyrash dhe figurash, ne ju propozojmë që të ndaleni për pak kohë dhe t’i shikoni një nga një të gjitha propozimet e fundit. Ju garantojmë, këto janë çantat më cool që ju kanë parë sytë. Çfarë prisni? Piketoni të preferuarën tuaj dhe bëni blerjen e duhur, për një look stylish gjatë gjithë 2018-ës! Ne të Class po jua lehtësojmë disi zgjedhjen…
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu