Lidhu me ne

Temporal

Turqi/Kur njerëzit kanë frikë të shprehen, berberët janë burim i çmuar

Shkova në qytetin turk që qeveria atje e sheh si “djep terrorizmi” dhe një mysliman më vuri tehun e mprehtë në fyt. “Mbështete kokën dhe rri i qetë”, më tha.
Çuditërisht, u mbështeta i qetë. Ku ka më mirë se një rruajtje me metodat e vjetra për një udhëtar të lodhur e të pluhurosur! Një brisk i mprehtë në duart e një berberi me përvojë mund ta kthejë edhe shëmtinë e një mjekre 4-ditore në diçka të paraqitshme. Veç kësaj, në një vend ku informacioni është i kufizuar, berberët janë burim i shkëlqyer për thashetheme.
Berberi im, të cilin po e quaj Azad, jeton në Dijarbarkir, kryeqyteti jo-zyrtar i pjesës kurde të Turqisë. Është qytet i bukur, i lashtë, i famshëm për punimet e stolive prej floriri. Është sunduar me radhë nga romakët, persët, arabët dhe otomanët, por për historinë e kohëve të fundit është e vështirë të flasësh lirshëm. Në fakt, banorët nuk gjejnë asgjë kur kërkojnë emrin e qytetit të tyre në Wikipedia, sepse faqja është bllokuar.
Në fund të vitit 2015 dhe në fillim të 2016-ës, një grupim rebel i quajtur “Partia e Punëtorëve të Kurdistanit” (PKK) pushtoi qendrën e lashtë të Dijarbakirit, zonën e quajtur Sur. Ata arritën të fusin armë, pastaj hapën llogore, ngritën barrikada dhe shpallën autonominë e enklavës.
Ishte veprim i nxituar. Ushtria turke e rrethoi Surin dhe shkatërroi një pjesë të qytetit me artileri të rëndë. Mbeturinat e rrënojave u mblodhën mbi kamionë dhe u shkarkuan në brigjet e lumit Tigris, bashkë me copa kufomash. Grupet e të drejtave të njeriut mendojnë se të vdekurit kanë qenë me qindra.
Azadi nuk u ndie gjatë luftimeve dhe dyqani i tij mbijetoi. Por rebelimi i pafat kurd nuk e la pa telashe. Në verën e vitit 2016, një pjesë e ushtrisë turke organizoi një grusht shteti. Avionët e forcave ajrore bombarduan parlamentin dhe presidenti Rexhep Tajip Erdogan i shpëtoi vdekjes për pak. Grushti u shtyp shumë shpejt dhe hakmarrja e Erdoganit erdhi e menjëhershme, pa pyetur se kë merrte përpara. Rreh 160,000 turq u arrestuan ose u pushuan nga puna, të akuzuar se e kishin mbështetur grushtin. Shumë prej tyre janë të pafajshëm.
Azadi bëri shkumë me një furçë të butë, e vendosi sipër një shiriti lëkure dhe nisi ta shtrojë ngadalë mbi fytyrën time.  Pastaj nisi të ma pastrojë fytyrën nga qimet me mjeshtërinë e një samuraji që qëron lëkurën e një pjeshke me shpatë. Shkumën e fshinte pas një copëze letre. Duart i lëvizte plot siguri, por zëri i dridhej.
Pas ngjarjeve të grushtit të shtetit, atij i kishin arrestuar djalin. Kur kishte qenë adoleshent, djali kishte vazhduar një shkollë të menaxhuar ngasimpatizantet e  Gylenit, lëvizja e te cilit akuzohet nga qeveria për grushtin e shtetit. Kjo ishte e vetmja provë që kishte policia kundër tij, por dilte dhe tepronte.
Azadi ishte përpjekur me dëshpërim që të merrte informacion për të birin, por pa përgjigje. Vetëm pasi i biri kaloi më shumë se një vit prapa hekurave, dikush arriti në përfundimin që djali i tij nuk ishte i rrezikshëm. “Çdo ditë na duket si festë në shtëpi, që kur është kthyer djali”, tha Azadi.
Pothuajse çdo person në Turqi e njeh dikë që është burgosur ose pushuar nga puna. Vetëm 10 vite më parë, ky vend dukej si një demokraci e qëndrueshme, një kandidat i mundshëm për t’u bashkuar me BE-në, por sot po zhytet në diktaturë. Si gjithë autokratët e tjerë, edhe Erdogani ka nevojë për “djaj” që duhen fajësuar për gjithçka. Kjo gjë nervozon sidomos kurdët, një pakicë e persekutuar prej kohësh.
Ushtria turke marshoi në Siri, në fqinjin e shkatërruar, për të shtypur degët e PKK-s që luftuan kundër Shtetit Islamik (ISIS) me mbështetje ajrore nga forcat amerikane. Erdogani nuk i lejon dot kurdët që të krijojnë një shtet të vogël brenda Sirisë, pasi kjo do të frymëzonte edhe kurdët e Turqisë. Televizionet turke trumbetojnë çdo ditë fitoret e njëpasnjëshme të ushtrisë kundër “terroristëve” kurdë.
E pyeta Azadin se ç’mendonte për presidentin turk. Ai më qëlloi lehtë faqet, që të përhapte një kolonjë limoni aq të fortë, sa më shpoi hundët e më nxori lot nga sytë.
Pastaj më befasoi dhe tha se Erdogani ishte udhëheqës i madh dhe që kishte shpëtuar Turqinë nga pushtimi i ushtarakëve.
Për keqtrajtimin e të birit nuk qortonte Erdoganin, por “shtetin”, oborrtarët e këqij të sulltanit. (Dhe këto mendime i mban për vete, sepse nuk pëlqehen shumë nëpër Dijarbakir.) Ai e lëvdoi Erdoganin për mbështetjen që i jepte fesë, e cila kishte qenë e shtypur nga qeveritë e mëparshme. “Për mua ka rëndësi që vajza ime të mbajë shami”, tha ai.
Jo shumë larg nga dyqani i Azadit, shkova dhe u ngjita në muret rrethuese të qytetit të Dijarbakirit. Një tabelë e vendosur nga policia i këshillonte njerëzit të mos ngjiteshin lart. Siç dëgjova, dikush kishte rënë nga muri teksa bënte foto “selfie”. Megjithatë, shumë kurdë ngjiten çdo ditë në majë të mureve për të parë më mirë Surin, vendin ku PKK u mbajt e rrethuar. Aty ku më parë gjendej një lagje e lashtë, sot është një kantier i sheshuar. Qeveria po ndërton një pallat banimi sipër rrënojave.
2835-750x4502835-750x450muret-rrethuese-te-Dijarbakiritor-37814-754x450ydgh-890x550-728x450
Mapo.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook