Analisti Andi Bushati, duke folur në “Të Paekspozuarit” deklaroi se në Partinë Demokratike, ndihet ende Berishizmi. Ai është kategorikisht kundër rikthimit të ish kryeministrit në krye të kësaj force politike, ndërsa shtoi se vetë Sali Berisha e ka kuptuar se ka gabuar me zgjedhjen e Lulzim Bashës.
“Teza ime është që në PD mbizotëron Berishizimi. Edhe Basha mund të jetë një politikan i keq, por fryma që ka në drejtimin e partisë është fryma Berishiste. E vemtja gjë që kjo parti kishte mundësi të ndryshonte fytytë ishte që të kalonte nga partia e liderit në një parti të procesit, dhe procesi të zgjidhte liderin e ri.
Dhe gara Basha-Olldashi, dhe zgjedhjen qesharake të Bashës ndaj Selamit, ku Berisha u bë promotor i shkatërrimit të procesit. Berisha në vitin 2013 bëri gjithçka që fluksi të shkonte te Basha dhe jo tek Olldashi. Berisha zgjodhi të transpaltojë modelin e tij te një kopje e tij e keqe. Berisha beson te një njeri i deleguar jo te procesi, dhe prandaj vjen dhe kjo sjellje e Berishës ndaj Bashës.
Unë mendoj se Berisha e ka kuptuar që ka gabuar me Bashën, por ai nuk beson se ka gabuar me delegimin e tij dhe prandaj nuk mund të kthehet Berisha, se dhe po shporri Bashën do na pjelli një Bashë të dytë”, deklaroi Bushati.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu