Lidhu me ne

Mix

Urim për diplomim

15 fjalimet më inspiruese gjatë ceremonive të diplomimit
15 fjalimet më inspiruese gjatë ceremonive të diplomimit
Pas një sezoni diplomimi të shkuar mirë, është e rëndësishme që rrugën drejt vendit të punës ta nisësh me fjalë të forta kurajoje dhe guximi. Këto janë fjalimet e diplomimit të 15 njerëzve të suksesshëm
1 – Oprah Uinfri / Universiteti Stanford
Në vitin 2008, Oprah Uinfri  dha një fjalim 28-minutësh në diplomimin në Universitetin e Stanfordit. Ajo foli për karrierën e saj të hershme si spikere lajmesh dhe udhëtimin e saj personal e Professional plot dështime, suksese dhe në kërkim të lumturisë
“Sekreti që kam mësuar për të ecur përpara është të jesh i hapur ndaj leksioneve. Të jesh e hapur ndaj vetëpërmirësimit të vazhdueshëm, sepse kjo do të të ndihmojë të zhvillohesh, sepse kjo është arsyeja e vërtetë e jetës sonë, të zhvillohemi si qenie njerëzore. Të lëvizim përpara, të pasurojmë shpitin tonë. Dhe më besoni, dituria e brendshme është më e çmuar se pasuria. Sa më shumë shpenzon aq më shumë fiton”.
2 – Steve Jobs / Universiteti i Stanford
Në vitin 2005, Steve Jobs ishte ai që mbajti fjalimin në Universitetin e Stanfordit. Foli për punën e tij, por theksoi edhe dështimet në jetë, përfshi dhe faktin që u pushua nga puna tek Apple dhe filloi tek NeXT Computer. Jobs beson se të dështosh në jetë të bën më të mirë.
“Puna do të mbushë një pjesë të madhe të jetës tënde, dhe mënyra e vetme për të qenë i kënaqur është të bësh atë që beson se është punë e mirë. Dhe e vetmja mënyrë për të bërë punë të mirë është të duash atë që bën. Nëse nuk e gjetur akoma, vazhdo të kërkosh”.
3 – Jon Stjuart / Kolegji Ulliam & Mary
20 vjet pasi komediani dhe moderator Jon Stjuart u diplomua në Kolegjin Ulliam & Mary ai u kthye si folësi hapës i klasave të diplomimit të vitit 2004.
“Duaj atë që bën. Bëhu i mirë në të. Kolegji është diçka që e përfundoni. Jeta është diçka që e përjetoni. Kështu që mos u shqetësoni për notat, apo rezultatin apo suksesin. Ju mjafton të punoni”.
4 – Stephen Colbert / Universiteti Forest
Stephen Colbert dha një fjalim në klasën e diplomimit të vitit 2015 në Universitetin Forest në Karolinën e Veriut.
“Është koha t’i themi lamtumirë personit që jemi bërë, për të cilin kemi punuar aq shumë për ta perfeksionuar, dhe të marrim disa vendime thelbësore për atë që duhet të bëhemi. Mbase ju tani do të ikni të flini gjumë, por unë më duhet të mendoj se çfarë do të bëj me emisionin nesër. Keni një udhëtim të përjetshëm përpara”.
5 – Katie Couric / Universiteti i Uiskonsin-Madison
Katie Couric e mbajti fjalimin e saj në Universitetin e Uiskonsin-Madison në klasën e vitit 2015, ku ajo u kërkoi studentëve: “punoni shumë, dhe pastaj vazhdoni të punoni akoma dhe më shumë. Do të ketë ditë që do t’i thoni vetes nuk mundem. Kështu bëra dhe unë, por ja që në fund, munda. Dhe të njëjtën gjë duhet të bëni dhe ju”.
6 – John Green / Kolegji Kenyon
Në vitin 2000, autori John Green u diplomuan në Kolegjin Kenyon në Ohajo. Ai më pas u rikthye për të dhënë fjalimin hapës të klasës së diplomimit të vitit 2016. Gjatë  fjalimit të tij, Green e pranoi se të rritesh është diçka e tmerrshme
“Që nga pagesa e faturave e deri  te marrëdhëniet me njerëzit të cilët quhen kolegët e punës tënde, të gjitha këto janë horrore të të qenit i rritur, në një botë ku në mënyrë të pazgjidhshme duhet të jesh i lidhur me njerëz të cilët duhet të mësosh t’i dëgjosh”.
7 – Maya Rudolph / Universiteti Tulane
Në vitin 2015, Maya Rudolph dha fjalimin e saj në Universitetin Tulane në Nju Orlins. Ajo dha përshtypjet e saj më të mira për njerëz të suksesshëm si Oprah apo Beyonce, ndërsa ndau me klasën e vitit 2015 disa fjalë në lidhje me ndërtimin e vetë jetës sonë ashtu siç duam
“Në fillim kurrë nuk e pranoja se doja të kisha një emision Saturday Night Live. Vetëm kur babai im më pyeti se çfarë do të bësh pas diplomimit, atëherë e thashë për herë të parë se çfarë doja në jetë. Pra përgjigja ime është që krijoni vetë fatin dhe jetën tuaj”.
8 – Jim Carrey / Universiteti Maharishi
Në vitin 2014, Jim Carrey habiti klasën e diplomimit në Universiteti Maharishi në Ajoua me një fjalim tepër emocionues për babain e tij. Ai iu lut në një farë mënyrë të sapodiplomuarve të zgjidhnin vetë rrugën e tyre në jetë. Carrey gjithashtu mori një dekoratë për arritjet e tij në art, film, komedi e filantropi.
“Vendimet që marrim në këtë moment janë të bazuar tek dëshirat dhe frika. Shumica jonë e zgjedhin rrugën nga frika. Ajo që vërtetë duam na duket e pamundur dhe këtë gjë nuk ja kërkojmë universit me mendimet tona. Pra po ju them, unë jam provë që po t’ia kërkoni universit gjërat, ato vijnë”.
9 – Mindy Kaling / Shkolla e Harvardit
Aktorja Mindy Kaling e dha fjalimin e saj për klasën e diplomimit të vitit 2014 në Harvard, dhe madje ajo bëri shaka duke thënë se njerëzit  e famshëm janë ato më jo të duhurit për t’i dhënë këshilla të sapodiplomuarve
“Njerëzit e famshëm japin shumë këshilla dhe njerëzit i dëgjojnë shumë. Shumica nga ne në fakt as nuk kanë mbaruar shkollë fare. Ata që duhet të japin këshilla dhe përgjigje janë njerëzit si ju. Ju jeni më të mirë edukuar, dhe njerëzit duhet të dëgjojnë atë çfarë thoni ju”.
10 – Steve Carell / Universiteti i Princeton
Në vitin 2013, Steve Carell foli për të diplomuarit e Universitetit Princeton. Mbesa e tij ishte gjithashtu një nga të sapodiplomuarat. Ai foli për përpjekjen e tij për të hyrë në shkollën e Drejtësisë, dhe më pas për atë që ne duhet të presim nga bota reale.
“Do doja t’ju lija me disa mendime në kokë. Jo këshilla në vetvete, por disa fjalë të dobishme. Tregojeni veten në kohë, sepse të jesh vonë do të thotë të tregosh mungesë respekti ndaj kohës. Bëni diçka të mirë për veten, dhe për botën. Kohët e fundit njerëzit po bëhen shumë cinikë. Prandaj bëni një gjë më të mirë, bëni dikë të qeshë, dhe mos e merrni veten shumë seriozisht”..
11 –  J.K. Rouling / Universiteti i Harvardit
Autorja e Harry Potter, JK Rouling e mbajti fjalimin e saj në universitetin e Harvardit në vitin 2008. Gjatë fjalimit të saj, Rouling foli për vlerën e imagjinatës, për dështimet në jetë që më pas të sjellin fitoren, si dhe për miqësinë pas universitetit
“Miqtë me të cilët ndava bankat e universitetit janë miqtë e mi të jetës. Ata janë kumbarët e fëmijëve të mi, njerëzit me të cilët kam kaluar momentet e vështira, Njerëz që kanë qenë më shumë se të sjellshëm me mua. Kemi ndarë një eksperiencë që nuk do na vijë më kurrë në jetë”.
12 – Tom Hanks / Universiteti Yale
Në vitin 2011, Tom Hanks ishte folësi në Universitetin e Yale. Ai u tha të sapodiplomuarve se si ata mund të lënë një përshtypje të thellë tek të tjerët për mënyrën se si ata menaxhojnë frikën dhe inspirojnë besimin
“Frika në disa njerëz është kthyer në komoditet. Frika është e varfër, është e lehtë dhe është shkatërruese”
13 – Ellen DeGeneres / Universiteti Tulane
Komediania dhe moderatorja Ellen DeGeneres foli në klasën e vitit 2009 në Universitetin Tulane për rëndësinë e të ndjekurit të pasioneve në jetë.
“Sukses do të thotë ta jetosh jetën me integritet dhe të mos lini presionin t’ju mundë duke bërë diçka që nuk jeni. Sukses do të thotë të jesh i ndershëm dhe të kontribuosh në një farë mënyre. Ndiq pasionin, qëndro i vërtetë me veten, mos ndiq kurrë rrugën e dikujt tjetër vetëm në rast se humbisni në pyll”.
14 – Conan O’Brien / Kolegji Dartmouth
Moderatori Conan O Brien foli përpara një audience të gjerë pedagogësh, studentësh dhe prindërish në Universitetin Dartmouth në vitin 2011. Ai foli për sukseset dhe dështimet e tij.
“Sot do t’ju them që keni frikë apo jo, zhgënjimet në jetë do të vijnë. Kjo është e bukura e jetës. Dhe e bukura e zhgënjimit, është se më pas do të jeni më të qartë për t’i bërë gjërat më mirë. Mesazhi im është: Ji i sjellshëm, puno shumë dhe gjërat e mira do të vijnë”.
15 – Kerry Uashington / Universiteti George Uashington
Në vitin 2013, Kerry Uashington mbajti një fjalim në Universitetin e Xhorxh Uashington, ku ajo vetë ishte diplomuar në vitin 1998. Ajo mori atje një diplomë nderi dhe dha disa këshilla për të sapo diplomuarit
“Ti dhe vetëm ti, je i vetmi person që mund të jetosh jetën për të cilën do të shkruhet historia që ti do të tregosh”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix1 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar1 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar1 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore1 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar1 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix1 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix1 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix1 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix1 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook