Lidhu me ne

Radar

Si të ndalojmë kollitjen?

Recetat popullore për të kuruar kollën, gripin dhe të ftohurit
Recetat popullore për të kuruar kollën, gripin dhe të ftohurit
Si të pushojmë kollën në kushtet e shtëpisë
Kolla nuk konsiderohet gjithnjë si problem shëndetësor, megjithëse në disa raste mund të tregojë praninë e problemeve ose infeksionit. Kollitja është një refleks natyror për pastrimin e fytit dhe rrugëve të frymëmarrjes. Nëse kolla nuk largohet brenda pak ditëve, atëherë duhet të shkoni tek mjeku. Trajtimet kundër kollës që realizohen në kushtet e shtëpisë janë përhapur shumë, sidomos për fëmijët, pasi këto trajtime natyrale nuk kanë efekte anësore si medikamentet farmaceutike. E njëjta logjikë qëndron edhe për gratë shtatzëna. Gjatë stinës së dimrit, të gjithë mund të prekemi nga kolla, sidomos fëmijët. Kolla është një reaksion normal ndaj një acarimi që mund ekzistojë në fyt apo në mushkëri. Shumë herë kolla mund të shkaktohet nga ndonjë infeksion në hundë ose në fyt.
Kolla mund të shkaktohet nga infeksionet bakteriale apo virusale, astma, diabeti, ndotja e ajrit, ajri i thatë, ndryshimet e temperaturave etj.
Kolla mund të krijohet edhe me ndezjen e mukozës së fytit dhe të trakesë kur ulet mjaft shumë pragu i inflamacionit, i cili shkakton kollitjen. Madje edhe vetë sekrecioni që krijohet tek ajo ndezje shkakton kollitjen. Ekziston edhe e ashtuquajtura kollë ngacmuese, e cila krijohet për shkak të disa ngacmimeve jashtë trakesë dhe ajo zakonisht është e thatë, pa sekrecion. Kollitja më së shpeshti paraqitet tek ftohja. Ka kohëzgjatje të kufizuar, nga disa ditë deri te dy apo tri javë, por është e pakëndshme, u pengon atyre që kolliten dhe atyre që e dëgjojnë. Po ashtu mund të pengojë edhe gjumin.
Kollitja e vazhdueshme mund të jetë simptomë e “fshehjes” së sëmundjeve. Kolla klasifikohet në akute, kronike, e thatë etj, dhe për shkak se është e shumëllojshme shpeshherë trajtimi i saj përbën një sfidë për mjekët.  Në perëndim, kolla kurohet me medikamente të cilat bëjnë të mundur largimin e menjëhershëm të simptomave, pa bërë një analizë të hollësishme se cili ishte shkaku i vërtetë i kësaj kolle.
 Sidoqoftë, Mjekësia Tradicionale Kineze e ekzaminon trupin më në detaje.  Në përgjithësi, kolla shkaktohet nga cekuilibri i energjisë së trupit dhe mosqarkullimi i mirë i energjisë chi në mushkëri.
Simptomat shoqëruese të kollës e ndihmojnë Mjekësinë Tradicionale Kineze të identifikojë atë pjesë të trupit ku e ka origjinën kjo kollë.
Për shembull, nëse kolla shoqërohet me të përziera, shkaktari kryesor do të kërkohet tek mëlçia.
Dhimbja në brinjë është gjithashtu një tregues i sëmundjes i lokalizuar në zonën e mëlçisë.
Nëse pacienti ka ndjesinë e të urinuarit gjatë kollitjes, atëherë shkaktari duhet të shqyrtohet në zonën e veshkave.
Simptomat e një kolle të zakonshme tregojnë se origjina e kollës vjen nga mushkëritë.
Në bazë të një shqyrtimi të hollësishëm të kollës, mjekët kinezë japin një sërë kombinimesh për trajtimin e kurimin e kollës ku përfshihen: akupunktura, formulat bimore dhe disa ushqime specifike si mjalti, dardha, kërpudhat etj.
Zakonisht kolla nuk kërcënon shëndetin, por është e bezdisshme, sidomos kur ju lë natën pa gjumë. Kjo çon në lodhje, këputje etj., dobëson sistemin imunitar, duke ju bërë më të ndjeshëm ndaj sëmundjeve. Sot qarkullojnë shumë mënyra për të trajtuar kollën dhe problemet me fytin në kushtet e shtëpisë.
Si ta trajtoni kollën pa ilaçe
– Hani rrush
Rrushi është një frut që ndihmon shumë për të luftuar kollën, pasi rrushi tonifiokon mushkëritë dhe ndihmon në lehtësimin e simptomave të të ftohtit dhe kollës. Një gotë lëng rrushi përziejeni me një lugë mjaltë për të lehtësuar kollën.
-Konsumoni qepë
  1. Përdorimi i qepës së gjallë është një perime shumë e rëndësishme për të luftuar kollën. Këshillohet të pihet lëngu i qepës. Një lugë lëng qepe duhet të përzihet me një lugë mjalt dhe të ruhet për 5 orë përpara konsumimit. Ky është një shurup i shkëlqyer kundër kollës dhe duhet të konsumohet dy here në ditë.
  2. Qepët janë të mira gjithashtu për largimin e sekrecioneve. Merni një qepë mesatare, futeni në blender dhe më pas shtoni lëngun e një limoni dhe një gotë me ujë të zier. Në fund hidhini një lugë mjalt. Ky trajtim përdoret 2-3 herë në ditë për qetësimin e kollës.
Çaj xhenxhefili kundër kollës
Nëse sapo ju ka nisur dhimbja e fytit, apo keni temperaturë dhe kollë duhet të konsumoni çajin me kombinimin xhenxhefil-mjaltë- lëng limoni. Kur jeni me grip apo keni kollë vitamina C është shumë e domosdoshme. Po ashtu edhe elementët e tjera që gjenden tek mjalti ju ndihmojnë për forcimin e sistemit imunitar.
Për ta bërë këtë çaj ju nevojiten—ujë i nxehtë, 1/2 lugë çaji xhenxhefil pudër, mjalt dhe lëng limoni që i shtohet në fund. Konsumojeni këtë çaj dy herë në ditë.
Sipas studimeve të mjekësisë moderne, substancat tek xhenxhefili nxisin djersitjen, ulin temperaturën dhe kthjellojnë mendjen. Konsumi i kësaj bime mund të lehtësojë lodhjen, pafuqishmërinë, eviton anoreksinë, pagjumësinë, dhimbjen e barkut dhe simptoma të tjera. Në stinën e nxehtë të verës pakësohet sekretimi i pështymës dhe i lëngut të stomakut, dhe kjo do të ndikojë tek oreksi. Nëse konsumoni pak xhenxhefil gjatë vaktit, do të keni hapje oreksi.
Xhenxhefili njihet si nga mjekësia kineze ashtu edhe nga ajo perëndimore se ndalon dhimbjen e barkut të shkaktuar nga gastriti, ulçera e stomakut dhe zorrëve. Kur keni probleme me të përzierat, aciditet të lartë në stomak, ndjenjë të shpeshtë urie, mund të konsumoni çaj xhenxhefili (zieni ujin me 50 gramë xhenxhefil) dhe ky çaj mund të eleminojë këto simptoma. Një fjalë tjetër e urtë popullore kineze për këtë bimë është se “nëse përgatisni xhenxhefil në shtëpi, mos u merakosni për sëmundjet e lehta.”
Specialistët këshillojnë gjithashtu lëngun e portokallit dhe të ujit të ngrohtë
Të gjitha frutat janë të këshillueshme veçanërisht mollët, dardhët, agrumet, ananasi, pjeshka dhe pjepri.
Gjithashtu nevojitet ngrënia e perimeve në avull, konsumi i supave dhe proteinave. Evitoni me çdo kusht konsumin e kafesë, produkteve të gatshme dhe të përpunuara, mishin e kuq, sheqerin, turshitë etj. Gjithashtu gjatë ditëve që keni kollë mos hani akullore, dhe mos konsumoni pije me gaz apo lëngje kutish.
Pini sa më shumë ujë të ngrohtë për të pastruar organizmin.
***
Çajrat që duhet të pini për të mos patur kollë
Kolla mund të jetë akute dhe kronike. Kolla akute zgjat deri në tri javë, ndërsa ajo kronike shkon deri në tetë javë. Kolla shkaktohet nga sëmundje të ndryshme si ftohja në mushkëri, bronkiti kronik, astma bronkiale ose sëmundjet alergjike. Çaji me gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate të mira për të larguar kollën. Gështenja, një nga drurët më të njohur në Shqipëri, nuk mund të vlerësohet vetëm për frutin e mrekullueshëm e të pasur me vitamina, por pema shquhet edhe për ndihmesën, që ajo jep në mjekësinë popullore. Gjethet e gështenjës luajnë një rol të rëndësishëm në lehtësimin e shumë sëmundjeve. Gjethet e gështenjës janë të pasura me substanca vepruese saponinë, eskulinë, fraksinë, flavoneve, taninë, të cilat ndikojnë dukshëm në qarkullimin e shpejtë të gjakut.
Përdorimi çajit
Pirja e tre gotave të çajit, të përftuar nga farat ose lulet e gështenjës, ndihmojnë në funksionimin sa më të mirë të veshkave. Në këtë mënyrë shmangen dhe sëmundjet e tjera, që mund të shfaqen nga çrregullimet, që ndodhin në to. Në sajë të vetive të shumta, që kanë gjethet e thara e të grimcuara, përdoret si rrudhëse, shërbejnë në rritjen e lëngut në stomak, duke bërë të mundur dhe shtimin e oreksit. Rezultate pozitive çaji jep edhe në kurimin e sëmundjeve reumatizmale. Janë pikërisht sëmundjet, që zhvillohen në mënyrë të theksuar dhe që kalojnë në fazën kronike e të zgjatur. Përdoret në lehtësimin e dhimbjeve të kyçeve dhe gjunjëve, kur vijnë si pasojë e këtyre sëmundjeve. Gjethet e gështenjës në përbërje të tyre kanë veti irrituese për indet dhe shkaktojnë skuqjen e tyre. Çaji rekomandohet edhe te të gjithë ata që vuajnë nga majasëlli. Kjo sëmundje në të shumtën e rasteve shfaqet te moshat e rritura, veçanërisht te të moshuarit, me zgjerim dhe pezmatim të pjesës së poshtme të zorrës së trashë. Menjëherë pas shfaqjes së kësaj sëmundjeje këshillohet pija e çajit, pasi majasëlli mund të shkaktojë ndërlikime të tjera. Çaji i përftuar nga gjethet e gështenjës ka dhënë rezultate shumë të mira edhe në pezmatimet e rrugëve të frymëmarrjes. Sëmundjet e grykës janë të një natyre të menjëhershme e të zgjatura dhe karakterizohen nga acarimi i mbulesës së mukozës
Bronket
Sëmundja përhapet gradualisht dhe mund të kapë trakenë e bronkeve. Mund të shoqërohet me ngritje të temperaturës dhe me kollë. Shpesh kolla mund të shoqërohet dhe me gëlbazë. Çaji ka dhënë rezultate pozitive në lehtësimin e kollës. Për largimin e kollës këshillohet të pihet çdo ditë lëngu i gështenjës, i ëmbëlsuar me mjaltë. Kur kolla është e shoqëruar me sekrecione, gështenja është një bimë me veprim antiseptik që ndihmon në largimin e saj. Ajo bën të mundur lëngëzimin e saj dhe i sëmuri ndihet i lehtësuar. Kjo kurë shërben edhe për të gjithë ata që vuajnë nga astma. Në rastet e krizave dhe kur të sëmurit i merret fryma, këshillohet pirja e menjëhershme e çajit të gjetheve të gështenjës. Një rol të rëndësishëm japin gjethet edhe në disa prej sëmundjeve të zemrës, në veçanti të çrregullimit të ritmit dhe për pasojë edhe të pulsit. Çaji ndihmon edhe në rastet kur sëmundja shoqërohet me fryrje të këmbëve dhe barkut, për pasojë të dobësimit të muskulit të saj. Gjatë shfaqjes së këtyre shenjave këshillohet pirja e çajit deri në shërim të të sëmurit. Rezultate të mira janë arritur nga përdorimi i çajit edhe në çrregullime të enëve të gjakut, që furnizojnë trurin. Edhe në këtë rast nevojitet pirja e çajit të kësaj bime.
Përgatitja e çajit
Për përgatitjen e çajit nevojiten një deri tre lugë me bimën e grimcuar, të cilat hidhen në një enë ku shtohet një gotë me ujë të valuar. Ena mbulohet me kapak dhe lihet në qetësi për 15 minuta. Më pas çaji kullohet dhe pihet i ëmbëlsuar sipas dëshirës. Ai këshillohet të pihet 1 deri 2 gota në ditë. Këshillohet të përdoret nga i sëmuri brenda 48 orëve nga çasti i përgatitjes, përndryshe, duke qenë mjedis i përshtatshëm për mikrobe, prishet. Duhet të ruhet në enë qelqi dhe jo metalike, sepse mund të bashkëveprojë me metalin, duke liruar lëndë të dëmshme dhe dëmton shëndetin. Çaji duhet të ruhet në vende të errëta dhe të freskëta. Pjesët që përdoren për kurimin e sëmundjeve janë gjethet e thara të gështenjës. Që të kenë rezultate pozitive gjatë përdorimit këshillohet që tharja të bëhet në ambiente me hije dhe të ngrohtë. Tharja mund të bëhet nën çatitë e banesave dhe në vende me hije për të pasur një veprim të ngadaltë. Koha në të cilën arrihet është tre deri në gjashtë ditë. Më pas gjethet e përftuara rekomandohet të ruhen në vende të ngrohta e pa lagështirë, të mbrojtura nga drita dhe pluhuri. Duhet pasur kujdes që gjethet të ruhen në një kuti. Nëse veprohet sipas këtyre rregullave, bima mund ta ruajë aftësinë e tyre kuruese deri në 18 muaj nga dita e mbledhjes së tyre.
Lëngjet e frutave për parandalimin e kollës
Lëngjet e frutave dhe çajrat e shumëllojshëm me prejardhje bimore japin efekte lehtësuese në rrugët e frymëmarrjes dhe në fyt, duke bërë që kolla të zbutet. Mjekët rekomandojnë pirjen në sasi të mëdha të këtyre lëngjeve, 2 deri në 3 litra në ditë. Gjithashtu ata këshillojnë që, të sëmurët që kanë kollë, të pinë ujë të ëmbëlsuar me mjaltë. Sipas tyre kjo është një kurë mjaft e mirë për të larguar kollën.
Çaji i lulëkuqes
Një bimë mjaft frytdhënëse në luftën kundër kollës së shkaktuar nga mushkëritë dhe pezmatimi i bronkeve është edhe lulëkuqja. Nga kjo bimë përdoren vetëm petalet e saj. Çaji i lulëkuqes pihet i ëmbëlsuar me mjaltë, sepse ai jo vetëm i jep ëmbëlsi çajit, por ndihmon edhe në përmirësimin e fytit. Petalet e bimës, pasi janë tharë, hidhen në gjysmë gote me ujë. Lihen për 30 minuta dhe nga lëngu i përftuar pihet 1 e treta e masës. Këto çajra shërbejnë edhe në rastet, kur kolla shoqërohet me gëlbazë, pasi e bëjnë më të lehtë nxjerrjen jashtë të saj përmes kollitjes.
Lulja e Blirit
Një tjetër bimë që përdoret kundër kollës është edhe lulja e blirit. Mjekët këshillojnë të pihet tre deri në katër gota me çaj bliri në ditë nga njerëzit që kanë kollë. Efektet do të jenë të menjëhershme.
Fieri i Gurit
Një tjetër mënyrë që përdoret nga mjekësia popullore për largimin e kollës është fieri i gurit. Çaji i përftuar nga fieri pihet çdo mëngjes nga një gotë.
Studimi, çokollata shëron kollën
Një grup shkencëtarësh kanë vërtetuar se çokollata është një ushqim mjaft e mirë kundër disa sëmundjeve. Merita i takon teobrominës, një substancë që ndodhet në farat e kakaos, e cila ka rezultuar se është më efikase se kodeina, një nga qetësuesit më të mëdhenj të kollës kronike. Kjo substancë vepron duke bllokuar aktivitetin e “nervit endacak”, që luan një rol kyç për shkaktimin e kollës. Studiuesit e kanë eksperimentuar substancën në 10 vullnetarë të shëndetshëm, ndërsa një grup tjetër ka marrë një dozë pa këto efekte. Për të vlerësuar efektin, më pas kanë matur nivelin e kapsaikinës, që shërben për të shkaktuar kollën, te grupet e ndryshme. E për të bërë të mundur që vullnetarët që kishin marrë teobrominën, të kolliteshin, është nevojitur një sasi më e madhe kapsaikine në krahasim me të tjerët. “Ky përbërës i çokollatës duket mjaft i mirë ndaj kollës dhe ajo që duhet
nënvizuar është fakti se nuk ka efekte anësore si trajtimet e tjera tipike që janë përdorur deri më sot”, thonë studiuesit.
***
Frutat dhe perimet që luftojnë gripin dhe të ftohurin
Hudhra
Megjithëse aroma e saj mund të mos jetë e mirë për frymëmarrjen tuaj, hudhra është shumë e shëndetshme për organizmin tuaj. Ajo është e shëndetshme për vetë faktin së ajo përmban fitokimikate që vrasin bakteret, thithin kolesterolin dhe luftojnë kancerin. Këtë e kanë treguar edhe përfundimet e studimeve të një shkencëtari David Grotto, nga Çikago, i cili, i bazuar në studimet dietologjike, ka botuar një libër me 101 ushqime që mund të shpëtojnë jetën tuaj. Në këtë listë bën pjesë edhe hudhra, së cilës është e këshillueshme t’i hiqet lëvozhga, të pritet në copa të vogla, të shtypet dhe pastaj të përdoret.
 Kërpudhat
Kërpudhat, duke filluar nga bishti e deri të koka, apo edhe pjesa e poshtme me ngjyrë të bardhë e “çadrës”, përmbajnë betaglukane, të cilat mund të përforcojnë aftësinë tuaj për të luftuar gripin dhe të ftohurin. Sipas studimeve të bëra, ka rezultuar se kërpudhat forcojnë sistemin mbrojtës dhe shkatërrojnë qelizat sëmundjeshkaktuese. Sipas dietologut David Grotto, kërpudhat janë vërtet të shijshme nëse gatuhen siç duhen. Ato janë një pjatë e pëlqyer sidomos gjatë periudhave kur jeni të ftohur apo me grip. Ato përdoren si një pjatë e dytë kur skuqen.
Çaji
Në të vërtetë çaji është i njohur nga të gjithë për efektet e tij kundër gripit dhe të ftohurit. Ai është i pasur në kalori, nuk është i kushtueshëm dhe përgatitet lehtë. Çaji përmban polifenole, të cilat kanë antioksidantë mbrojtës. Polifenolet janë antibakteriale, antivirale dhe veprojnë si antiinflamatore, – thotë Uendi Bazilian, një mjek amerikan. Sipas tij, por edhe eksperiencave jetësore, janë tashmë të ditura efektet pozitive që jep çaji në shëndetin e njeriut. E rëndësishme është të njihet mënyra dhe masa e duhur për përgatitjen e tij, për të marrë rezultatin e dëshiruar.
Tërshëra
Tërshëra është e pasur në fibra, ajo përmban vitaminat E dhe B, si dhe një numër mineralësh dhe betaglukanesh, të cilat forcojnë sistemin imunitar të njeriut. Frytet e tërshërës, ndryshe nga ato të drithërave të tjera (me përjashtim të misrit), janë relativisht më të pasura në lipide 5 për qind dhe përmbajnë proteina rreth 14 për qind, glucide të ndryshme rreth 60 për qind, ku kryesori është amidoni me 55 për qind. Tërshëra përmban edhe pak aveninë, një substancë fuqizuese e sistemit imunitar, me strukturë ende të panjohur dhe një substancë estrogjene. Tërshëra përdoret kryesisht në përbërjen e ushqimeve të fëmijëve.
Lakra
Jo pak, por 22 kalori mund të përftojë gjithsecili nga ne nëse konsumon qoftë edhe 30 gramë lakër të gatuar. Mjekësia popullore në Evropë, Azi, kohët e fundit edhe në Amerikë, tregon se kjo është një nga bimët më çudibërëse dhe më të domosdoshëm edhe për numrin e kalorive që përmban. Lakra përmban përbërës që stimulojnë prodhimin e enzimave në organizëm, të cilat realizojnë prodhimin e radikaleve të lira dhe reduktojnë simptomat gripale. Lakra mund të hahet ashtu siç është e freskët, mund të gatuhet duke u zier me kujdes. Nuk është i këshillueshëm përdorimi i tepërt i lakrës turshi.
Mjalti
Mjalti ka aftësi kuruese për vetë vitaminën B që përmban. Mjalti përmban veti dezinfektuese për plagë dhe gërvishtje të lëkurës. Sipas studimit të dr. Molan, mjalti triumfon mbi 7 lloje të ndryshme bakteresh. Kështu që janë identifikuar edhe aftësitë e tij kundër gripit. Përveç shërimit të jashtëm, mjalti ka edhe veti kuruese të brendshme, si në qetësimin e stomakut. Do të ishin të rekomandueshme dy lugë çaji mjaltë në ditë. Një rol të rëndësishëm mjalti luan kundër diarresë, sidomos për fëmijët e vegjël, pasi është një metodë mjaft e mirë kuruese brenda një ushqimi. Mjalti në këtë rast lufton bakteret dyfish më shpejt se sa një tretje sheqeri.
Patatja e ëmbël
“Patatet e ëmbla janë plot me fibra dhe imunizojnë sistemin, rrisin betakarotenin”, thotë dietologu David Grotto. Mund ta fusësh të gjithën në furrën e sobës ose në thekëse dhe përgatit një tas të shëndetshëm me patate të pjekura. Shikoni për patate me lëkurë të errët, të cilat përmbajnë një sasi të madhe betakarotinë. Patatja është bimë barishtore njëvjeçare, me gjethe me push nga poshtë e me lule të bardha, zhardhokët e saj përmbajnë shumë niseshte e përdoren gjerësisht si ushqim, etj. Në mjekësinë popullore patatja përdoret kundër djegieve, plagëve dhe syve të nxirë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Anita Haradinaj nuk mban dot lotët: Kam kaluar 3 aborte të vështira!

Bashkëshortja e Ramush Haradinaj, Anita ishte e ftuar në podcastin e Orinda Hutës “Mam”, ku beri disa rrefime te patreguara...

Mix2 ditë më herët

Nudo dhe seksi, Belen Rodriguez publikon FOTOT HOT në vaskë

Belen Rodriguez ka publikuar foto nudo në vaskën e shtëpisë së saj të re. Bukuroshja argjentinase shfaqet provokuese dhe e...

Mix2 ditë më herët

Sa para do të përfitojë Donald Trump nga mandati i tij i dytë?

Shkruar nga Jill Filipovic Trump kaloi 1 nga çdo 3 ditë të 3 viteve të tij të para në detyrë...

Radar3 ditë më herët

Stresi i indinjuar me karikaturën e Sokol Ballës në zyrë

Reperi Stresi ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj gazetarit Sokol Balla. Ai ka ripostuar në ‘story’ në Instagram një...

Mix3 ditë më herët

Victoria Beckham reagon pas aludimeve për ndërhyrje në hundë

Victoria Beckham ka reaguar ndaj thashethemeve të vazhdueshme për ndërhyrje kirurgjikale në hundën e saj. Gjatë një interviste në ‘Today...

Kryesore3 ditë më herët

Noka reagon pas sherrit me Agron Shehajn: Ai është ushtar i “Rilindjes”

Flamur Noka ka reaguar për sherrin që ka pasur me Agron Shehajn në foltoren e Kuvendit. Noka e shtyu me...

Mix3 ditë më herët

Çfarë kanë të përbashkët migrena dhe endometrioza?

Sa herë që përmendet fjala “migrenë” apo “endometriozë,” shumica e njerëzve mendojnë për dy probleme të veçanta. Por ja ku...

Sport3 ditë më herët

Si Carlo Ancelotti shkroi historinë me Real Madrid

Carlo Ancelotti Carlo Ancelotti vazhdon të bëjë histori me Real Madridin. Trajneri italian është bërë trajneri me më shumë tituj...

Mix3 ditë më herët

”Televizioni po shkon drejt llumit” – Alketa Vejsiu ‘përballet’ me Dalina Buzin: Po ‘Andale’ yt çfarë është?

Në podcastin e Alketa Vejsiut, Dalina Buzi, producente dhe një figurë e njohur e televizionit shqiptar, ka dhënë mendimin e...

Mix4 ditë më herët

Syzet inteligjente Ray-Ban Meta tani përkthejnë në kohë reale

Lajme nga Meta për syzet e saj inteligjente. Kompania e Mark Zuckerberg në fakt ka njoftuar se Ray-Ban Meta është...

Facebook