Kura natyrore për të lehtësuar rrudhat e qafës
Kremrat, pastruesit dhe tonkiët janë të gjithë produkte të përshtatshme për të reduktuar shfaqjen e rrudhave të qafës. Është gjithashtu e rëndësishme t’i parandaloni rrudhat dhe të ndiqni një mënyrë jetese të shëndetshme për të përmirësuar pamjen e lëkurës, duke parandaluar atë të duket e thatë dhe pa elasticitet. Mbani shënim!
• Shmangni ekspozimin e qafës direkt në diell, pasi rrit plakjen e lëkurës. Nëse ju prekni lëkurën e qafës, do të kuptoni se ajo është shumë e hollë, e ndjeshme dhe delikate. Mos harroni ta zbutni dhe të aplikoni krem dielli, nëse jeni jashtë. Duhet gjithmonë ta mbroni këtë zonë nga dielli
• Mundohuni të ndiqni një dietë të mirë: të pini shumë ujë dhe lëngje natyrale, hani fruta dhe perime. Shmangni mishin e kuq, miellin e rafinuar dhe të gjitha ushqimet që mbushin trupin me toksina, të cilat mund të dëmtojnë shëndetin e lëkurës dhe trupit në përgjithësi.
1 – Maska me maja
Kjo është një zgjidhje e shkëlqyer që do të lejojë rritjen e prodhimit të kolagjenit në zonën e qafës, të reduktojë rrudhat dhe të hidratojë lëkurën. Kjo maskë është shumë e thjeshtë, do të keni nevojë vetëm për një kos natyral, një lugë gjelle maja birre dhe një lugë vaj gruri. I përzieni të gjithë përbërësit bashkë derisa të keni një pastë homogjene. Aplikojeni atë në qafë dhe e lini 15 minuta, derisa ajo të jetë tharë. Pastaj, e shpëlani me ujë të ftohtë. Ju mund të përsërisni këtë procedurë tri herë në javë, në këtë mënyrë do të ringjallni formimin e kolagjenit në këtë pjesë delikate të trupit. Kjo do t’ju japë rezultate të mira.
2 – Maskë me banane të pjekur dhe ujë trëndafili
Një banane e pjekur është një zgjidhje e shkëlqyer për rigjenerimin e lëkurës, prodhimin e kolagjenit dhe elasticitetit. Ajo është shumë e thjeshtë dhe shumë efektive, ja vlen ta provoni. Nuk keni nevojë për shumë përbërës, mjafton të merrni një banane të pjekur dhe ta shtypni derisa të bëhet një pastë. Kësaj i shtoni dy lugë ujë trëndafili. Aplikojeni këtë përzierje në qafë dhe e lini për 20 minuta, pastaj, si gjithmonë, e shpëlani me ujë të ftohtë. Ju mund të përsërisni këtë proces tri herë në javë.
3: Maskë me avokado dhe mjaltë
Tuli i avokados është ndër mjetet më të përdorura për shëndetin dhe bukurinë e lëkurës. Avokado ka veti të mëdha hidratuese dhe kundër plagëve, është një frut antirrudhë që aktivizon formimin e kolagjenit. Ky ilaç është aq i thjeshtë sa dhe i efektshëm. Thjesht përzieni tulin e një gjysmë avokadoje me një lugë gjelle mjaltë. Në këtë rast, në vend që ta aplikoni përzierjen në qafë sikur të ishte një maskë, e përdorni atë për një masazh të butë nga poshtë-lart. Mundohuni të bëni lëvizje rrethore në drejtim të kokës. Në këtë mënyrë, ju do të përmirësoni tonin dhe elasticitetin e kësaj zone. Provojeni!
4 – Uthull molle dhe vitaminë E
Vitamina E është e domosdoshme jo vetëm për bukurinë e lëkurës, por edhe për thonjtë dhe flokët. Këtë ilaç të thjeshtë mund ta bëni duke vënë një të verdhë veze në një enë qelqi, t’i shtoni përmbajtjen e një kapsulë vitamine E dhe një lugë gjelle uthull molle. I përzieni mirë dhe më pas e aplikoni në qafë. Duke përdorur një top pambuku bëni një masazh nga poshtë-lart. E lini përzierjen të veprojë në lëkurë për rreth 20 minuta dhe pastaj e shpëlani me ujë të ngrohtë. Ky ilaç natyral është i përkryer për kujdesin e lëkurës, ai rinovon, zbut dhe rikthen elasticitetin, si dhe mbron nga radikalet e lira. Përpiquni ta aplikoni të paktën tre herë në javë para se të shkoni për të fjetur. Ju do të vini re se lëkura juaj do të jetë më e freskët, më e lagësht dhe më e përkulshme.
Çfarë jeni duke pritur për ta provuar?
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu