Lidhu me ne

Mix

Përralla dhe tregime për fëmijë

SHQETËSIMI I LUANIT

Një ditë, mbreti luan, thirri tigrin, të cilin e

kishte caktuar në postin e ministrit. I tha:

– O tigër, nuk jam fare i qetë. Dua të di se,

kush prej popullit tim më do me të vërtetë dhe

kush nuk më do. Prandaj, kërkoj prej teje që të

përhapësh lajmin e vdekjes sime. Ndërsa unë

do të shëtis fshehtas nëpër pyll, për të mësuar

mendimet e banorëve në lidhje me mua.

Me të marrë urdhrin, tigri doli në pyll dhe

përhapi lajmin e vdekjes së luanit. Kur e dëgjuan

këtë lajm, kafshët nuk u besuan veshëve.

Menjëherë filluan të pyesin se ç‛kishte ndodhur.

Lajmin e besuan menjëherë, sepse atë e kishte

sjellë tigri, vetë ministri i luanit.

Luani i maskuar filloi të shëtiste në pyll. Teksa

ecte, dëgjoi dhelprën që thoshte: “O sa mirë! Tani

që nuk ka më mbret, mund t‛ia filloj përsëri nga

dinakëritë e mia. Tani, askujt nuk i jap llogari. Sa

mirë që vdiq luani!”

Luani u largua dhe vazhdoi të shëtiste. Kësaj

here dëgjoi ujkun dhe çakallin që flisnin ndërmjet

tyre: “Që kur vdiq luani, kemi rënë rehat! S‛kemi

pse të frikësohemi më! Sa e vështirë paska qenë të

bësh sikur e do dikë që nuk e do..!”

Kështu, pak nga pak, luani filloi të shihte

fytyrën e vërtetë të banorëve të pyllit. U mërzit

jashtë mase, sepse mendonte se nuk i meritonte të

gjitha këto. Ato që dëgjoi atë ditë, nuk i pëlqyen.

Erdhi e nesërmja. Ai vazhdoi shëtitjen në pyll.

Dëgjoi tigrin, ministrin i tij, teksa i thoshte ariut:

– Ari, vëlla, mbaje gjuhën gjatë këtyre ditëve.

Mbreti ynë, në të vërtetë nuk ka vdekur, por bën

gjoja… Prandaj, mos fol, asnjë fjalë të keqe për të.

Kur i dëgjoi këto fjalë, luani nuk e deshi më

veten. Ndihmësi i tij besnik, tigri, sapo i kishte

nxjerrë të fshehtën.

– Nëse ministri im bën kështu, po të tjerët

çfarë bëjnë vallë? – foli ngadalë-ngadalë e me zë të

ulët luani. Mua nuk më do njeri në këtë pyll.

Mori rrugën drejt pallati të tij. Diku, pranë një

guve, dëgjoi një lepurush me lot në sy, që i tha:

– Mbreti im! Pa ty, pylli është bosh. Kafshët

kanë mbetur pa udhëheqës dhe i forti ka filluar të

shtypë të dobëtin.

Luani e vështroi mirë e mirë dhe iu përgjigj:

– Miku im besnik! Unë nuk kam vdekur. Mos ki

frikë, këtej e tutje do të jetoj për ty dhe për ata

si ti…

Të nesërmen, puna e parë që bëri, ishte dëbimi

i tigrit nga puna. Në vend të tij vuri lepurushin, si
ministër.
Pas asaj ndodhie, luani e kuptoi se jo çdokush
që të rri pranë është miku yt. Miqtë e vërtetë janë
ata, që të duan pa interes.

LEPURUSHI ZEMËRMIRË

Në një pyll na jetonte një lepurush zemërmirë dhe
dashamirës. Vraponte gjithmonë në ndihmë të të tjerëve
dhe i ndihmonte nevojtarët me aq sa kishte mundësi.
Një ditë, doli të shëtiste në pyll me qëllimin e mirë
për të ndihmuar ndonjë kafshë në nevojë. Ndërkohë
që ishte duke vështruar përreth, iu ngul në këmbë
një gjemb i madh. Prej dhimbjes së madhe, filloi të
përpëlitej në tokë.
Lepurushi, që gjithmonë vraponte në ndihmë të të
tjerëve, tani kishte vetë nevojë për ndihmë. Gjembi i
ishte ngulur aq thellë, saqë ishte e pamundur ta nxirrte
vetë.

Lepurushi zemërmirë priti me orë të tëra për
ndihmë. Mirëpo, për fat të keq, nuk i erdhi asnjë
ndihmë. Sapo i preu shpresat dhe iu dorëzua fatit, pa
një arush që po kalonte andej:
– Arush, vëlla, të lutem më ndihmo! Më është
ngulur një gjemb i madh në këmbë dhe nuk mund të
lëviz fare.
Arushi e dëgjoi ankimin e lepurushit dhe i tha:
– Lepurush, vëlla, tani s‛kam kohë të merrem me
ty! Pastaj, përse duhet të të ndihmoj?..
Pasi tha këto fjalë, u largua dhe e la vetëm
lepurushin. Tani lepurushit iu prenë fare shpresat.

Nuk kishte më shpresë për të. Natën e kaloi duke
rënkuar nga dhimbja. Në mëngjes, kur lindi dielli,
pa sorrën, e cila kishte dalë të gjente ushqim që me
rrezet e para të dritës.

– Sorrë, motër! Më është ngulur një gjemb në
këmbë. A më ndihmon ta nxjerr! – iu lut lepurushi.
– Më duket se ti je ai lepurushi që para disa ditësh
shpëtove zogun tim të vogël, që ra prej folesë. Patjetër
që do të të ndihmoj…
Me sqepin e saj e nxori gjembin e madh prej këmbës
së lepurushit.
Lepurushi e falënderoi nga zemra sorrën; edhe pse
me vështirësi, arriti në shtëpi. Qëndroi shtrirë, derisa
iu shërua këmba.
Pas disa ditësh, kur këmba e tij ishte shëruar
plotësisht, doli në pyll për të shëtitur. Sigurisht që
mendonte të bënte përsëri të mira. Ndërsa, ishte duke
shëtitur, pa një gjahtar që kishte drejtuar çiften e
tij në një vend. U bë kureshtar dhe u afrua pa e vënë
re. Por ç‛të shihte! Gjahtari kishte vënë në shënjestër
arushin, i cili refuzoi ta ndihmonte pak ditë më parë.
Lepurushi zemërmirë, për një çast nguroi t‛i jepte
ndihmë, por pasi u mendua mirë, vendosi ta ndihmonte
arushin. Kështu që, duke kaluar si shigjetë mes
gjahtarit dhe arushit, tërhoqi gjithë vëmendjen nga
vetja e tij.
Arushi përfitoi nga kjo gjendje dhe arriti t‛i
shpëtonte gjahtarit. Ndërkohë që gjahtari po kërkonte
lepurushin, arushi kishte kohë që ia kishte mbathur.
Kurse lepurushi u fsheh në një kaçube dhe shpëtoi prej
gjahtarit.
Pasi kaluan disa ditë, arushi pa lepurushin në pyll
dhe iu afrua kokulur.
– Lepurush vëlla! Më vjen turp prej teje! Kur ti
kishe nevojë për ndihmë, unë nuk të ndihmova. E
megjithatë, ti më shpëtove jetën. Më mësove se të
keqes duhet t‛i përgjigjesh me të mirë. Të jam shumë
mirënjohës! Prej sot e tutje, do të dalim së bashku
në ndihmë të të tjerëve. Lepurushi e pranoi ndjesën e
arushit dhe duke i buzëqeshur, e falënderoi atë.

Miza dhe Bleta

Miza dhe Bleta
Një ditë miza mori një vendim të guzimshëm: Do të shoh si jeton në pallatin e saj kushërira ime, Bleta – Tha ajo. U stolis, veshi fustanin e zi të mbrëmjeve, mantelin ngjyrë gri dhe ashtu e krekosur, mbërriti në pallat e trokiti “tak-tak”. – Oh përshëndetje zonja Mizë! Çfarë e mirë ju solli! – Tha një bletëz, roje tek porta. – Përshëndetje! Jam një kushurirë e largët e zonjës së shtëpisë. Kam ardhur t’i bëj një vizitë, – tha Miza me mirësjellje. – Prisni pak, ju lutem! Një minutë sa t’i them mamit. Gjatë kohës që bleta e vogël u largua, Miza rregullonte fustanin. – Zonja Mizë, nëna më tha, që për fat të keq, nuk mund t’ju takojë, megjithëse ka shumë dëshirë. Në çdo moment të ditës është ë zënë me punë. Madje Më porositi t’ju them se nuk mund të hyni brenda në pallat, pasi nuk ka dhoma për vizita. Edhe në çepat më të vegjël të pallatit kryhen punë të rëndësishme. Por meqënëse keni ardhur nga larg dhe jeni kushërira jonë, mund t’ju presë në verandën tonë ose në kopsht, ku të dëshironi. Bleta e vogël, si la tek vendi i rojes një motër tjetër, e shoqëroi Mizën në kopsht. – Kushërirë, – i tha Miza, – kam dëgjuar qe përgatisni ëmbëlsira të mrekullueshme. është e vërtet? – Po, e vërtet. Tani do t’ju sjellin një ëmbëlsirë të shijshme dhe ujë të ftohtë. – Sa mirë! thiri e kënaqur Miza dhe zuri vend në një kolltuk guri aty pranë. Pastaj pa i ardhur aspak turp u zhut me kokë në mjaltin që i sollën. Bletëzë, e pyeti Miza duke lëpirë gishtërinjtë, – ju i përgatisni këto ëmbëlsira të mrekullueshme? – Po. – Dhe të gjitha vetë i hani? – Jo, u japim njerëzve të mirë e sidomos fëmijëve, fqinjëve, të sëmurëve! – Sa budallaqe jeni që u jepni njerëzve tërë këto gjëra. – Po ju , zonja Mizë, çfare u jepni njerëzve? – Ne? Ç’më bëre për të qeshur! Ha-ha! Asgjë! – Po, pse? Nuk i doni? – Ne i duam, por ata na shajnë, se i bezdisim, se i bëjmë pis, se mbartim mikrobe, sëmundje e shumë gjëra të tilla! Na kanë inat kushërirë, shumë inat! Ou! Por ja, edhe këmbët e tua janë të pista. Edhe ti shpërndan mikrobe? – Jo zonja Mizë, është nektar lulesh. Me këtë ushqej vëllezërit e motrat. – Pse ti i ushqen?! – Pse vallë ju, nuk i ushqeni vëllezërit e motrat? – Vëllezërit e motrat?! Nuk kam! Nuk e di fare në kam apo jo. – Po pallati juaj, ku ndodhet zonja Mizë? – Ne nuk banojmë në pallat! – As shtëpi? Po ku banoni? – As shtëpi! Banojme ku të mundemi! – Me nje fjalë…? – Nëpër shtëpitë e njerëzve. Mbi tavolinat e tyre, mbi krevatet, në rrobat e tyre, në kuzhina. Dhe kur njerëzit janë të pastërdhe na dëbojnë, ne jetojmë në rrugë, ku të mundemi! – E ç’pune bëni? – Punë? Jetojmë! Vetëm këtë bëjmë! – Nuk ndihmoni askënd?! S’më besohet. Sa budallaqe je, moj e shkretë! Ndihmoj veten! Dhe kjo mjafton. Por shumë biseduam sot, – u inatos Miza dhe u ngrit. – Nuk ke gjë tjetër për të më treguar? – Si jo! Kemi lulet e bukura të kopshtit tonë. Eja të tregoj, se çila ka më shumë nektar. – Unë nuk ushqehem me nektar. Kam nevojë për gjëra të tjera. – Oh, po çfare dëshironi, zonja Mizë? Më thoni do t’jua përgatis me kënaqësi. – Duket që ju jetoni shumë ndryshe nga ne. Pa prit njëherë. Nuk ka ndonjë stallë këtu afër? – Ndodhet një, por është pak larg prej këtej. Ja atje te! – Vallë mos ke parë këtu rrotull ndonjë kafshë të ngordhur? – Po një qen. Ka ngordhur në atë lëndinën atje. Por mos shko, se do të bësh pis rrobat e tua të bukura! – Dhe u largua fluturim pa u përshëndetur fare. Pas pak thiri nga larg: – Do të vij, do të vij përsëri, sepse ju bletët jeni të mira e punëtore. Kur dëgjoi ato fjalë, bletëza u pikëllua dhe rendi tek mbretëresha, nëna e saj. – Mami, zonja Mizë, nuk ka shtëpi, nuk kujdeset për vëllezrit dhe motrat. Nuk bën asnjë punë, nuk ndihmon askënd! E di çfare më kërkoi? Stallë e kufoma kafshësh. Sa u trishtova! – Mos u trishto, shpirt! Vetëm më dëgjo me vëmëndje, – e këshilloi e ëma. – Po të vijë përsëri, t’i thuash që mizat të bëjnë shoqëri me mizat dhe bletët me bletët!

Pertaci Poezi per femije

Pertaci Poezi per femije

Një njeri përtac,
s’punonte aspak
Puna më e vogël
i bëhej farmak.

Një herë s’kish ushqim,
Bukë si jepte tjetër,
pra shkoi të ulet
tek një dardhë e vjetër

Dardha kishte kokërra
të mëdha kërcak,
të ëmbëla sheqer,
pjekur për merak.

Por përtaci ishte
njeri për cutdi,
përtoi t’i shkundte,
në hije u shtri.
Hoqi dhe kapelen,
pranë vetes e la
– Bini këtu brënda,
o ju dardha – tha.
Priste kokrra dardhës
nga degët e saja,
kur një dardhë e madhe
u shkëput nga maja,
dhe pertacit tone mu ne hund i ra
thirri fortë përtaci
– Obobo ç’hata !

Si e humbi lepuri bishtin

Si e humbi lepuri bishtin
Dikur lepujt kishin bisht të gjatë. Një ditë një lepur po bridhte rrugës, ku u takua me dhelprën, e cila kishte në gojë një tufë me peshq. – Si arrite t’i kapësh gjithë këta peshq? – e pyeti lepuroshi. – Zbrit te rrëkéja, zhyte bishtin në ujë dhe prit atje tërë natën. Në mëngjes, në të gjitha qimet e bishtit tënd do të kesh sasira të mëdha me peshq. Nuk do të të mbetet tjetër veçse të zgjedhësh më të mirët. Atë natë lepuroshi shkoi të peshkonte te rrëkéja. Fryente erë, bënte ftohtë. Lepuroshi dridhej; nganjëherë fërkonte putrat e vogla njërën pas tjetrës. Nisi dëbora, flokët e saj të bardhë binin mbi turirin e lepuroshit të gjorë. Kur agoi, lepuroshi ende gjendej te rrëkéja. Atëherë mendoi e tha me vete: ,,Tani erdhi koha!’’ E tërhoqi bishtin për të kapur peshqit, por rrëkéja ishte ngrirë gjatë natës; akulli e mbërtheu fort bishtin e lepurit të gjorë, ndaj nuk mundi të ikën dot. Atëherë e tërhoqi aq fort bishtin e vet të gjatë sa iu këput në rrëkénë e ngrirë. Që prej asaj dite lepuroshët e kanë bishtin kaq të shkurtër.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix5 orë më herët

Tom Cruise në një lidhje romantike me Ana De Armas?

Tom Cruise së fundmi ka nxitur thashethemet për lidhje me Ana de Armas pasi të dy u panë duke darkuar...

Mix5 orë më herët

Oscar 2025: Lista e plotë e nominimeve

Nominimet e ceremonisë së 97-të të Academy Awards janë njoftuar të enjten duke shënuar një ditë të madhe për “Emilia...

Mix5 orë më herët

“Emision për katunarë”, Fero komenton Big Brother

Fero ka qenë i ftuar së fundmi në “Shok Podcast”, ku ka folur për shumë gjëra nga jeta dhe karriera...

Mix5 orë më herët

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Arsyeja pse është e mirë për shëndetin dhe pamjen tuaj!

A ju ndihmon tërshëra të humbni peshë? Drithëra jashtëzakonisht të gjithanshme, të përshtatshme për çdo kohë të ditës. Jo vetëm...

Mix5 orë më herët

Vendet me popullsinë më të vogël në botë

Gjithmonë flitet shumë për vendet më të populluara në botë, pasi më shumë njerëz zakonisht do të thotë më shumë...

Mix5 orë më herët

Shenjat e horoskopit që shmangin konfliktet në lidhje!

Peshorja: Peshoret janë të njohura për dëshirën e tyre për balancë dhe harmoni. Ata shpesh bëjnë gjithçka që mundin për të...

Mix6 orë më herët

Ana e errët e shenjave të horoskopit: A vlen edhe për shenjën tënde?

Astrologjia ka intriguar njerëzit për shekuj me radhë, duke ofruar njohuri mbi personalitetet, sjelljet dhe parashikimet e së ardhmes për...

Radar6 orë më herët

“Ordiner, unë të zhdëp në dru!”/ Fyerje live në TV mes Halit Valterit dhe gazetarit Enton Abilekaj

Enton Abilekaj dhe Halit Valteri Në emisionin “Të Paekspozuarit” ka patur një debat me tone të forta dhe fyerje mes...

Radar6 orë më herët

Erdogan, njeriu më i rrezikshëm sot, CIA dhe FBI do shkrihen

Në një intervistë për gazetën greke “Kathimerini” Steve Bannon, që mund të quhet edhe ideologu i lëvizjes që sot tubohet pas trumpizmit...

Mix6 orë më herët

Si e përballojnë shenjat e horoskopit stresin?

Stresi është një pjesë e pashmangshme e jetës, por secila shenjë e horoskopit ka mënyrën e vet për ta menaxhuar...

Facebook