Lidhu me ne

Radar

Mrekullitë turistike më të famshme në botë

Mrekullitë turistike më të famshme në botë
1- “World Islands”, Dubai, Emiratet e Bashkuara Arabe
the_world_dubai
Nëse keni ëndërruar ndonjëherë të shëtisni planetin në një ditë të vetme, atëherë pa dyshim që do t’u drejtoheni “Ishujve të Botës”. Me vendndodhje në bregdetin e Dubait, këto ishuj të çuditshëm bëjnë pjesë në 300 ishujt e krijuar nga dora e njeriut dhe që kanë formën e të gjitha kontinenteve të globit.
2- “Banaue Rice Terraces”, Filipine
BANAUE-RICE-TERRACES-715556
Nëse mendoni se të ngjisni shkallët e pallatit tuaj është e lodhshme, atëherë duhet të vizitoni shkallët natyrale, Beanue Rice Terraces në Manila. Këto shkallë gjigande janë cilësuar nga vizitorët si mrekullia e tetë e botës.
3- “Shkëmbi i Gjibraltarit, Gjibraltar
gibralter
Pak pamje janë aq imponuese sa Shkëmbi i Gjibraltarit, një gur gëlqeror i cili qëndron si lapidar në Gadishullin Iberik. Shkëmbi quhet nganjëherë “Shtylla e Herkulit” dhe ky formacion gjigand gjeografik është rezultat i përplasjes së pllakave tektonike ndërmjet Evropës dhe Afrikës përpara rreth 55 milionë vitesh.
4- “Franz Josef Glacier”, Zelanda e Re
franz20josef20glacier201
Periudha e akullnajave është akoma gjallë falë parkut natyror “Franz Josef Glacier” në Zelandën e Re. Ajo çka e bën këtë vend të veçantë, është se konsiderohet si mjedisi akullnajor më dramatik në botë.
5-“Shpella Carlsbad”, Malet Guadalupe, Nju Meksiko
Carlsbad-Caverns-New-Mexico
Aty ku dikur ka pasur ujë, turistët tani mund të sodisin shkëmbinjtë stalaktikë e stalagmitet. Për shkak të përmasave të saj të mëdha, njerëzit kanë arritur të shohin vetëm një të dhjetën e kësaj shpelle.
 
6- “Pylli i gurëve”, Kinë
 China20Stone20Forest20photo20collag
Banorët lokalë e konsiderojnë si “mrekullinë e parë të botës” këtë zonë me gurë gëlqerorë që kanë marrë forma të ndryshme nga erozioni 270 vjeçar.
7- “B15”, Antarktidë
b15_1
Deri para pak kohësh, B15 ishte ajsbergu më i madh i botës, me përmasat e Xhamajkës. Por pas nëntorit të vitit 2003 kur u nda në dy pjesë çmimi i vendit të parë i ka kaluar ajsbergut C19A.
 8-“Kodra Magnetike”, Kanada
8. Kodra Magnetike
Kjo çudi gjeografike është zbuluar në vitin 1930, kur motoristët raportuan se tërhiqeshin drejt kodrës së qytetit edhe pse i kishin motorët e fikur.
9- “Kodra Silbury”, Angli
Silbury_page_1_image
Banorët në Uiltshaier në Angli krenohen se pirgu më i madh i dheut i krijuar nga njeriu që në lashtësi ndodhet pikërisht në vendin ku ata banojnë.
10- “Fairy Chimneys”, Turqi
Fairy Chimneys
Erozioni, jo gjithnjë ka efekte negative. Në Turqi, ai ka bërë mrekulli duke krijuar një prej pamjeve më tërheqëse për turistët. Shtëpitë janë gdhendur nga këto formacione shkëmbinjsh, duke formuar një pamje spektakolare.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kioske8 orë më herët

15 thënie për politikën: Votoni për njeriun që premton më pak- ai do të jetë më pak zhgënjyes!

Ju ftojmë të lexoni disa thënie të zgjedhura që flasin për politikën: Vaclav Havel: “Nuk ka më komunist se ish-komunisti që...

Mix8 orë më herët

10 vendet më paqësore në botë

Instituti për Ekonomi dhe Paqe, ka publikuar rezultatet e tij për indeksin global të Paqes 2024, i zhvilluar nga 163...

Mix9 orë më herët

Qumësht me mjaltë – Baza e shëndetit

Mjalti bën çudira. Qumështi është shumë i mirë për shëndetin gjithashtu. Të dyja së bashku janë jo vetëm një kombinim...

Mix9 orë më herët

A e largon kafeja dhimbjen e kokës?

Dhimbja e kokës ka efekt ngadalësues për të gjithë organizmin. Njeriu kërkon shpëtim të menjëhershëm kryesisht tek medikamentet si paracetamoli,...

Mix9 orë më herët

12 këshilla për shkrimtarët e rinj nga Stephen King

Shkrimtari i njohur Stephen King në një intervistë për ”The Atlantic”, ndan disa këshilla ose, siç i quan ai, rregulla,...

Mix9 orë më herët

Mjalti është më i mirë dhe më efikas se antibiotikët

Hulumtimet sugjerojnë se mjalti mund të ndihmojë në zbutjen e kollës . Dhe mund të jetë edhe më efektiv se...

Mix9 orë më herët

Pastrimi i vesheve te femijes, kujdes me kunjat e pambukut

Të kujdesesh për higjienën e fëmijës nuk është diçka e thjeshtë, duke qënë se kërkon një kujdes të veçantë. Edhe...

Mix9 orë më herët

Sa herë në ditë dhe si duhet t’i lajnë duart fëmijët?

Larja e duarve është një proçes shumë i rëndsishëm, sepse parandalon transmetimin e mikrobeve. Shpesh ua bëjmë këtë pyetje fëmijëve “A...

Mix10 orë më herët

Threads: 20 milionë përdorues aktivë mujorë

Mark Zuckerberg njoftoi se Threads ka arritur 20 milionë përdoruesve aktivë mujorë që nga dhjetori 2024. Mark Zuckerberg, CEO i...

Radar10 orë më herët

Kuvendi i errësirës

Nga Irena Beqiraj Kur Helena Kaçe e Partisë Socialiste tejkaloi Lenka Cukon e Partisë së Punës duke thënë që: “E meta...

Facebook