Lidhu me ne

Kioske

10 filmat më të famshëm për mafian

10 filmat më të famshëm për mafian
Nuk është e vështirë të kuptosh marrëdhënien e dashurisë së Hollywoodit me mitologjinë e mafias. Bota e krimit të ofron të gjitha kurthet e një filmi super të suksesshëm: njerëz të rrezikshëm me një oreks të pashuar për pushtet që kërcejnë me vajza të bukura, në anën e gabuar të ligjit.
Stampa e këtyre lloj filmave u vendos në 1932, me versionin origjinal të “Njeriu me shenjë”, një film hit nga regjisori legjendar Howard Hawks, që bazohej afërsisht në jetën e Al Capone-s. Censorët kërkuan që producenti Howard Hughes të shtonte nëntitullin “Turpi i kombit”, me qëllim që shikuesit nuk do ta interpretonin filmin si një glorifikim të stilit të jetesës së gangsterëve.
Në kohën e daljes së tij, ai qe filmi më i dhunshëm që prodhohej në Hollywood, e megjithatë protagonisti i paedukuar, që eliminon në mënyrë brutale konkurrentët dhe që fiton miliona me kontrabandë, del në fund më shumë si një hero popullor se sa si një kriminel gjakftohtë.
“Kumbari”
Në vitin 1972, filmi “Kumbari” i Francis Ford Coppola-s, kapoja i padiskutueshëm i të gjithë filmave mbi mafian, e ngjiti formatin nga një kënaqësi e fajshme në një epikë shekspiriane. Marlon Brando injektoi tek Don Corleone një sens fisnikërie dhe mirësie. Ai është i ashpër por i drejtë, Robin Hood me një kostum Armani.
godfather
Ai është dashamirës, për ata që e mbështesin dhe për ata që meritojnë ndëshkim. Në mendje të vjen menjëherë një kokë kali e prerë. Trilogjia Kumbari doli në një kohë kur mafia ishte në rënie në Shtetet e Bashkuara, kjo për shkak të legjislacionit të ashpër dhe përpjekjeve herkuliane nga ana e forcave të ligjit.
1. Kumbari 
-1972 –
godfather

Kryevepra e vitit 1972 me regjisor Francis Ford Coppola, bazohej në romanin e Mario Puzos dhe në të u mblodhën disa prej aktorëve më të mirë të Amerikës, duke përfshirë Marlon Brandon, Robert De Niron dhe Al Paçinon. Filmi fitoi Oscar-in si filmim më i mirë dhe konsiderohet një prej filmave më të mirë të shekullit XX. Kumbari është imituar më vonë disa erë, por asnjëherë nuk është arritur niveli i tij. Edhe dy filmat pasardhës të Coppola-s nuk kanë arritur lavdinë e origjinalit.

2. Djemtë e mirë

-1990 –
goodfellas_primary

“Për aq sa mundem të mbaj mend, gjithmonë kam dashur që të jem një gangster”. Kështu fillon filmi i vitit 1990 i Martin Scorcese, bazuar në jetën e mafiozit të penduar Henry Hill. Performanca e mrekullueshme e Ray Liotta përshkruan transformimin e Hill nga një aspirant për gangster në një njeri të rëndësishëm gjatë tre dekadave të tij në mafian e Nju Jorkut. Siç ka shkruajtur David Ansen, “çdo minutë e vetme në këtë film të gjatë vibron me energji të jashtëligjshmish”. Në fund, Hill kapet për trafik droge dhe përfundon si një “schnook” i zakonshëm në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve, i djegur nga nostalgjia për kohët e tij si Goodfella.

3. Kazino

-1995 –
kazino

Në filmin e vitit 1995, Kazino, Scorcese u bashkua sërish me Nicholas Pileggi, i cili ishte bashkëskenarist i Goodfellas dhe gjithashtu shkruajti librin tek i cili ai bazohej. Joe Pesci rikthehet i njëjti protagonist tip psikopati që ishte tek Djemtë e Mirë, ndërkohë që Robert de Niro luan Sam Rothstein, një pjesëtar hebre i mafias që dërgohet të drejtojë një kazino në Las Vegas. Personazhi bazohet tek Frank Rosenthal, një bastvënës real nga Cikago. Ylli i vërtetë i filmit është Sharon Stone, e cila luan bashkëshorten e Rothstein, një grua joshëse që zhytet në drogë.

4. Gomorrah

-2008 –
gomorrah

Epika e vitit 2008 e regjisorit Matteo Garrone bazuar në librin e Roberto Savianos, është historia e pesë jetëve të prekura në një farë mënyre nga sindikata e krimit e Napolit e njohur si Kamorra. Me dëshpërimin e një lagjeje banimi të Napolit si sfond, filmi ofron një pamje të pagabueshme të impaktit gërryes të krimit të organizuar. Në një skenë të paharrueshme, aspirantë për gangsterë përmendin thënie të marra nga filmi i Brian de Palmas “Njeriu me shenjë”, riprodhimi i 1983, gjë që tregon se filmat frymëzojnë gangsterët po aq sa këta kanë frymëzuar filmat.

5. Njeriu me shenjë

-1932 –
Scarface_1932

“Njeriu me shenjë” ishte filmi i parë me gangsterë, por ai ka qenë më realisti, duke riofruar madje incidente nga jeta reale si Masakra e Ditës së Shën Valentinit e vitit 1929, në të cilën njerëzit e Capones rreshtuan pesë pjesëtarë të një bande rivale në një garazh në Cikago dhe i ekzekutuan. Capone nuk u akuzua asnjëherë për vrasjen dhe thuhet se ai u shqetësua se mos filmi, që doli në 1932, në një farë mënyre do ta implikonte edhe atë. Ai dërgoi një nga njerëzit e tij për një bisedë me regjisorin Howard Hawks, duke kërkuar që ta shihte një herë ai vetëm filmin para se të dilte. Regjisori i tha se duhej të blinte një biletë ashtu si gjithë të tjerët. Më vonë Hollivudi nxorri një film tjetër më njëjtin titull.

6. Gangsterët

-1991 –
gangsters

Nëntitulli i filmit: “Ata u ngritën nga hiçi për të sunduar gjithçka”, përmbledh filmin “Gangsterët” dhe përshkrimin heroik të botës së krimit të epokës së depresionit të madh në qytetin e Nju Jorkut. Ndonëse filmi i vitit 1991 ka shumë liri artistike, ai nuk ndryshon emrat e gangsterëve legjendarë – Meyer Lansky, Lucky Luciano dhe Bugsy Siegel – mbi të cilët bazohet edhe skenari.

7. Na ishte një herë Amerika

-1984 –
large_fqP3Q7DWMFqW7mh11hWXbNwN9rz

Me një kohëzgjatje prej katër orësh, “Na ishte një herë Amerika” është rrëfimi epik i Noodles (Robert De Niro), një djalosh i varfër nga Brooklyni, që përfshihet në krimin e organizuar për arsye se duket që ky është opsioni më i mirë i mundshëm për të patur një karrierë. Për të punuar për filmin e vitit 1984, për të cilin iu desh një dekadë që ta përfundonte, regjisori Sergio Leone thuhet se hodhi poshtë një ofertë nga Paramount Pictures për të qenë ai regjisori i Kumbarit.

8. 
Donnie Brasco
-1997-
Donnie-Brasco-Banner-IM-ZQVQ-K741-BRXP-orig
Të gjithë dashamirësit e kinemasë e kujtojnë filmin “Donnie Brasco” ku përveç historisë intriguese në një shkallë shumë të lartë është edhe niveli i aktorëve dhe s’ka se si të ndodhë ndryshe kur në rolin e agjentit të FBI-së, të famshmit Joseph Dominik Pistone, luan i mirënjohuri Johnny Depp, në rolin e Benjamin “Lefty” Ruggerio, luan i papërsëritshmi Al Paçino dhe në rolin e kreut të grupit Dominik, “Sonny Black” Napolitano pa asnjë diskutim është zgjedhur Michael Madsen. Dhe ky ishte filmi që përjetësoi jo vetëm një lojë fantastike të një grupi jashtëzakonisht të talentuar aktorësh, por në të njëjtën kohë i dha pavdekësinë historisë së një agjenti të FBI-së që me guxim pranoi të infiltrohej në rangjet më të larta të një prej familjeve më të fuqishme mafioze të qytetit New York në atë kohë dhe jo vetëm kaq, por është një rast shumë i rrallë që ky agjent ende është në jetë dhe veprimtari aktive. Si shpërblim nga FBI për punën që ai bëri mori një çek 500 dollarë amerikanë, ndërkohë që mafia vuri një çmim prej 500 000 dollarësh amerikanë për këdo që do të ekzekutonte Pistonen. Megjithatë ai tha: “Si një agjent i infiltruar nuk mund të presësh ndonjë gjë të veçantë. Vetëm bëj detyrën”.

9. Përrallë nga Bronksi

-1993 –
A_Bronx_Tale

Shkruar nga Chazz Palminteri dhe i bazuar në përvojat e jetës së tij, filmi i 1993 “Përrallë nga Bronksi” përshkruan zgjedhjen e vështirë të një djaloshi mes rrugës së jashtëzakonshme që ka përshkuar një i lidhur me mafian apo jetës së ndershme, por të zakonshme të babait të tij punëtor. Robert De Niro është regjisor i filmit dhe luan rolin e një shoferi autobusi që përpiqet të rrisë një djalë të bindur ndaj ligjit në një lagje të Bronksit të dominuar nga mafia.

10. Rrugë të këqija

-1973 –
rruge te keqija

Filmi i vitit 1973 “Rrugë të këqia” është filmi i parë i spikatur i Martin Scorceses dhe ai bazohet në skena që ai vetë kishte parë teksa rritej në Little Italy në qytetin e Nju Jorkut. Është historia e një banditi të ri në moshë (Harvey Keitel), i cili përpiqet që të ngjisë radhët në familjen lokale të mafias. Ai është i mëdyshur mes përgjegjësive të tij profesionale si dhe besnikërisë ndaj miqve të tij
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal16 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix16 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar17 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix17 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix17 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar17 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar17 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar17 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar18 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore18 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Facebook