Lidhu me ne

Mix

11 racat më të mira të qenve

Qentë konsiderohen si kafsha më e mirë. Ata janë tepër besnikë, të rehatshëm, mbrojnë dhe i duan të zotët e tyre pa kushte.
Dashamirësit e qenve flasin me orë të tëra për bëmat e kafshëve që mbajnë në shtëpi, ndërsa ata që nuk i kanë shumë qejf mendojnë se kush e di sa të vetmuar ndihen njerëzit përderisa kalojnë kaq kohë me ta, madje edhe flenë me ta.

Por ashtu si njerëzit edhe qentë nuk janë të gjithë njësoj. Ekzistojnë 11 racat më të mira të qenve, bazuar në faktorët e shëndetit, personalitetit dhe popullaritetit të tyre.

11 – Qentë portugezë të ujit

 

Quhen kështu pasi janë edukuar fillimisht për të kapur peshq. Ato janë përdorur edhe si korrierë nga anija në breg. Janë shumë të dashur, të pavarur, inteligjentë dhe të lehtë për t’u trajnuar. Miqësohen shpejt me njerëzit e huaj

 

10 – Qentë “Newfoundland”

 

Të njohur si babysitter të natyrës, qentë “Newfoundland” janë absolutisht më të ëmblit që ekzistojnë. Ndoshta e keni parë një qen të tillë në filmin e Peter Pan, qeni fiktiv i quajtur Nana që ishte shumë i sjellshëm me fëmijët. Janë tepër besnik dhe të dëgjuar. Notarë të mirë.

 

9 – Qeni maltez

 

Një nga racat më të lashta, qentë maltezë janë edukuar të jenë të ëmbël dhe i adhurojnë të zotët e tyre. Grekët madje ngrinin varre për qentë e tyre maltezë. Janë të përshtatshëm për të jetuar në apartament falë përmasave që kanë

 

8 – Qentë e artë gjahut (Golden Retreviers)

 

Retrevierët e artë janë të ëmbël, besnikë dhe shokë të pabesueshëm. Atyre u pëlqen më shumë të flenë në këmbët tuaja se sa të dalin jashtë për të vrapuar pa ju. Sillen shumë mirë veçanërisht me fëmijët e vegjël

 

7 – Haskit

 

Haskit siberianë janë një kafshë mahnitëse, me pellushin e tyre të trashë dhe sytë e mrekullueshëm. Shumica e njerëzve i zgjedhin haskit për bukurinë e tyre të jashtëzakonshme, por ato janë gjithashtu miq të mirë dhe shumë të dashur me fëmijët.

 

6 – Poodles

 

Poodles janë të lehtë për t’u trajnuar dhe janë shumë inteligjentë, të gjallë, dhe racë familjare besnike. Kërkojnë vazhdimisht vëmendje. Mbrojnë familjen dhe shtëpinë e tyre, dhe bëhen agresivë kur shohin njerëz të tjerë jashtë shtëpisë apo qen të një race tjetër.

 

5 – Beagles

 

Për shkak të inteligjencës së tyre, Beagles përdorn për ruajtjen e zbatimit të ligjit nëpër aeroporte, për të nuhatur ndonjë gjë që nuk shkon në bagazhet e pasagjerëve. Falë natyrës së tyre miqësore dhe paraqitjes, nuk i frikësojnë njerëzit.

 

4 – Pastorët gjermanë

 

Një racë e tillë daton që nga viti 1899. Pastorët gjermanë janë një kafshë e jashtëzakonshme: të guximshëm, të bindur , tepër besnikë, dhe të etur për të mësuar. Janë tepër inteligjentë dhe janë më të mirët në ushtrimet që trajnohen. Përdoren zakonisht si qen policie për të mbrojtur oficerët. I duan njerëzit e tyre sa që bien në depression nga një ndarje e mundshme

 

3 – Qentë Pembroke uellsianë

 

Kanë personalitet shumë të ëmbël dhe lozonjar. Sipas mitologjisë uellsiane, qentë Pembroke janë përdorur edhe si qen transportues. Janë të turpshëm me të huajtë, por shumë të dashur me fëmijët. Kanë dëshirë të madhe për të kënaqur të zotët e tyre.

 

2 – Zagarët Labrador

 

Ekziston një arsye pse labradorët janë raca më popullore në Australi, Kanada, Zelandë e Re, Mbretëri e Bashkuar dhe SHBA. Ata janë të përkushtuar dhe të bindur tek të zotët e tyre. Krijojnë miqësi të mirë si me fëmijët ashtu edhe me kafshët e tjera. Janë shumë të zgjuar dhe zakonisht përdoren si qen guidë apo qen shërbimi për individët e verbër apo autikë.

 

1 – Raca e përzier

 

Mendohet se racat e përziera të qenve kanë më pak gjasa të trashëgojnë probleme shëndetësore sipas veterinerëve.  Dhe janë më të mirët në absolut. /Businessinsider

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix2 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix2 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix2 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix2 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook