Lidhu me ne

Aktualitet

Provokaka…

Digitalbi duket se është kompani që dominohet nga shenja e Akrepit. Shenjë që siç thonë të pret me këmbët e para.
Kjo u vu re nga reagimi ndaj një debat trans-historik siç është ai për shfaqjen në ekran të një prej prezantuesve të veta. Në kësi debatesh trans-historike(term me të cilin kuptojmë pa lejen e askujt një lajm që ndonëse konsumohet tani ka rënë në vesh si të paraardhësve tanë ilirë, ashtu edhe të pasardhësve që po presin ta kenë para syve si model orientimi) nuk kanë rëndësi emri. Goja është protagonisti, goja e njeriut që flet ça i shohin sytë.
Kalimi në fyerje personale bën pjesë në kodin e zanatçinjve të këtij vendi, që nëse huazojmë etiketat e sotme lodërtare të televizioneve ia del që edhe një Provokacija(që edhe kështu ngjan si moda e re e pështyrjes në rrugë) ta shndërrojë në Provokaka.
Provokaka është këtu pa keqdashje. Është një rezultante e një reaksioni unik që shakanë apo dalldisjen pas vetes që mund të ketë dikush, ta kthejë në debat të pagdhendur përçmimesh reciproke, që vjen e merr formën e një glikoje të zjerë shumë e që nuk vihet më në gojë.
Dikush thotë katundar. Po pse vallë atëherë t’i përgjigjesh një katundari, kur vetë përcaktohesh si sërë e lartë? Në këtë rast katundarët janë në të dy anët, por më shumë kashta e mullarit zë Dixhitalbin pse vetë është media që promovon dhe ha bukë nga katundarllëku, qoftë ky si nacionalizëm, qoftë si folklorizëm.
Kjo kompani e ka të nevojshme përshtatjen me tregun e ri të Shqipërisë, një treg ku jo se ka më shumë kërkesa, por askujt nuk i rruhet  më për Alban – ezllëqet që mbushën jetën tonë në vitet ’90.
Këtu kemi edhe një autogol në pikëpamje biznesi: Dixhos(të na falin se nuk e kemi për synim dëmtimin e imazhit, por na pëlqen të flasim me shkurtesa përkëdhelëse) nuk i lejohet të dalë nga fokusi i vetëpërkufizimit si televizion apo media e të gjithë shqiptarëve. Fundja katundarët këtu janë ende shumicë, edhe pse qyteti po e barazon fshatin, kuptohet pasi është mbushur me fshatarë. Apo katundarë siç e do zhargoni i kërthizës qytetëruese të shqiptarisë që është Tirona, apo Tirana.
Humori, produksionet, por edhe paratë që mbajnë në këmbë këtë shaka Albaneze të kohës dixhitale vijnë nga ata, mes të cilëve del edhe ndonjë që thotë: Ej ma varni një çikë se dua edhe unë të dal në TV.
Kaq asgjë më shumë. Është Provokacija e këtij fshati, jo ndonjë gjë thelbësore, siç edhe e mori D-albi e që e ktheu në Provokaka.
Shaptilografisti
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore9 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar9 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix14 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix14 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix14 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet14 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal14 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske14 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore14 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook