Lidhu me ne

Kryesore

Tirana e fundit në Ballkan dhe parafundit në Evropë për cilësinë e jetës

Tirana renditet e 176 nga 231 qytete në botë, për cilësinë e jetesës në 2018. Krahasuar me fqinjët rajonalë, jemi shteti me cilësinë më të ulët të jetesës këtë vit. Kryeson listën Zagrebi i 98, më pas Beogradi renditet i 139, Sarajeva e 159, Shkupi renditet i 161. Ndërsa në Europë, jemi të parafundit, duke lënë pas vetëm Minskun, në Bjellorusi, i cili renditet i 188-i.
Këtë vlerësim e ka bërë kompania këshilluese Mercer, duke u bazuar në 39 kritere të ndryshme dhe në këtë listë, Vjena zë vendin e parë për të nëntin vit radhazi.
I dyti, është Zyrihu, Zvicër. Dallimi mes Vjenës dhe Zyrihut, sipas Mercer, është oferta kulturore më e pasur e metropolit austriak ndërsa kësaj i kontribuon edhe cilësia e transportit publik dhe ofertat për kalimin e kohës së lirë.
Mynihu si qyteti i tretë në listë për nga cilësia e jetesës ka bërë viteve të fundit përpjekje të mëdha për të tërhequr talentet dhe ndërmarrjet. Po ashtu ka investuar në vazhdimësi në infrastrukurën Hightech si dhe ka promovuar institucionet kulturore.
Në fund të listës, pra qytetet me cilësinë më të ulët të jetës janë: Bagdadi (Irak) në vendin e 231-të, Bangui (Republika e Afrikës Qendrore) në vendin e 230-të, Sanaa (Jemen), në vendin e 229-të dhe Port-au-Prince (Haiti) në vendin e 228-të.
Mercer ka marrë në studim 231 qytete të mëdha të gjithë botës, renditja e së cilave bëhet sipas këtyre kritereve: përkujdesja shëndetësore, oferta e trafikut, pastërtia e ajrit, siguria, stabiliteti politik etj.
Këtë vit, Mercer ka përpiluar një renditje të veçantë në nënkategorinë e kanalizimin e qytetit, i cili analizon heqjen e mbeturinave të qyteteve dhe infrastrukturën e kanalizimit, nivelet e sëmundjeve infektive, ndotjen e ajrit, disponueshmërinë dhe cilësinë e ujit – të gjitha aspektet e rëndësishme të atraktivitetit të qytetit për talentet dhe bizneset.
Mercer ofron renditjen e përvitshme mbarëbotërore rreth standardeve të jetesës nga studimet më të fundit të “Worldwide Quality of Living Surveys”.
Raportet individuale sigurohen për çdo qytet të vrojtuar indekset krahasuese të cilësisë së jetesës ndërmjet qytetit bazë dhe qytetit mikpritës janë në dispozicion, sikundër janë krahasimet me shumë qytete Kushtet e jetesës janë analizuar në bazë të 39 faktorëve, grupuar në 10 kategori:
-mjedisi politik dhe shoqëror (stabiliteti politik, krimi, zbatimi i ligjit, etj.)
-mjedisi ekonomik (rregulloret e këmbimit të monedhës, shërbimet bankare)
-mjedisi socio-kulturor (disponueshmëria e medias dhe censura, kufizimet në lirinë personale)
-shërbimi mjekësor dhe shëndetësor (furnizimet mjekësore dhe shërbimet, sëmundjet ngjitëse, kanalizimi, hedhja e mbeturinave, ndotja e ajrit, etj.)
-shkollat dhe arsimi (standardet dhe disponueshmëria e shkollave ndërkombëtare)
-shërbimet publike dhe transporti (energjia elektrike, uji, transporti publik, bllokimet e trafikut, etj.)
-vendet për argëtim (restorante, teatro, kinema, qendra sportive dhe të kohës së lirë, etj.)
-mallrat e konsumit (disponueshmëria e artikujve ushqimorë/ artikuj të konsumit të përditshëm, makina, etj.)
-strehimi (strehimi me qira, pajisje shtëpiake, mobilie, shërbimet e mirëmbajtjes)
-mjedisi natyror (klima, regjistrime të fatkeqësive natyrore)
VINI RE: Ky material është pronësi intelektuale e Monitor
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Temporal16 orë më herët

Donald Trump, premtimet e mbajtura dhe pasojat globale

Presidenti i SHBA po bën ekzaktësisht atë që tha se do të bënte Donald Trump po bën saktësisht atë që...

Mix16 orë më herët

5 këshilla financiare për të rinjtë, si të menaxhoni paratë?

Kur hyni në vitet e para të pavarësisë financiare, menaxhimi i parave mund të duket i vështirë. Shumë të rinj...

Radar17 orë më herët

Pse po rishfaqen thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore?

Thashethemet e rreme se Brigitte Macron është transgjinore janë përhapur prej vitesh. Tani, Candace Owens, komentatore e ekstremit të djathtë...

Mix17 orë më herët

Kate Cassidy rrëfen bisedën e fundit me Liam Payne

Katër muaj pas vdekjes tragjike të Liam Payne, e dashura e tij, Kate Cassidy, ka ndarë mesazhet e fundit që...

Mix17 orë më herët

Angelina Jolie: Kur mendoj për vdekjen, ajo që më tmerron më shumë është se do lë fëmijët e mi vetëm

Në këto ditë, Angelina Jolie është Maria Callas në filmin Maria të Pablo Larraín, që eksploron ditët e fundit të...

Radar17 orë më herët

Sa realist është plani i Donald Trump, që ka shokuar botën?

Deklarata e presidentit Donald Trump se SHBA mund të marrë kontrollin e Rripit të Gazës ka shkaktuar një valë tronditëse...

Radar17 orë më herët

12 vite në pushtet, Rama nuk e mendon tërheqjen: Kam edhe disa punë!

Kryeministri Edi Rama, gjatë një diskutimi me qytetarët në rubrikën “Sy më sy”, është shprehur se nuk ka ndërmend të...

Radar17 orë më herët

Donald Trump, i tronditur nga rritja e rasteve me autizëm: Diçka nuk po shkon siç duhet…

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump është shprehur i tronditur në lidhje me shifrat e fundit të...

Radar18 orë më herët

Palestinezët do të strehohen në Shqipëri? Rama: Sajesë nga këneta

Edi Rama Një prej qytetarëve ka pyetur kryeministrin Edi Rama nëse është I vërtetë informacioni për ardhjen e palestinezëve në...

Kryesore18 orë më herët

Sondazhi i parë i Euronews: PS fiton thellë, PD “dërrmohet”, partitë e reja mund të hyjnë në Kuvend

Është publikuar sondazhi i parë i Euronews Albania, që tregon se nëse zgjedhjet do të mbaheshin sot, do t’i fitonte...

Facebook