Kryesore
Sa shpesh duhet ta ndërroni furçën e dhëmbëve?
Mënyra më e mirë për mbajtjen e higjienës së gojës është larja e dhëmbëve çdo ditë, pas vakteve kryesore të ushqimit, ose të paktën 2 herë në ditë, në mëngjes dhe në darkë me furçë dhe pastë dhëmbësh, ndërrimi i shpeshtë i furçës së dhëmbëve, si dhe kontrolli çdo 6 muaj te dentisti.
“Mjekët stomatologë rekomandojnë që një furçë dhëmbësh duhet të ndërrohet mesatarisht çdo 3 muaj”, shkruan Dita.
Shpëlarja e gojës me ujë pas vakteve ka pak efekt mbi acidet bakterore, megjithëse mund të ndihmojë në eliminimin e mbeturinave ushqimore.
Disa këshilla që nuk duhet t’i neglizhoni
-
Lani dy herë në ditë dhëmbët me pastë me përmbajtje fluori.
-
Ndërroni furçën e dhëmbëve çdo 6 muaj.
-
Mos konsumoni ushqime të thata dhe me shumë sheqer.
-
Mbani një dietë të shëndetshme dhe zgjidhni ushqime nga grupet ushqimore si: drithëra, fruta, perime, mish, peshk, qumësht, djathë, kos.
-
Përdorni fije dentare për heqjen e mbeturinave ushqimore mes dhëmbëve.
-
Përdorni ujë pas ushqimit.
-
Reduktoni shpeshtësinë e marrjes së karbohidrateve (sheqernave) gjatë ditës.
-
Bëni kontrolle periodike te dentisti.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu