Lidhu me ne

Aktualitet

Arta Marku flet, por nuk thotë asgjë

Është pritur me interes dalja e parë televizive e Prokurores së Përgjithshme të Përkohshme, Arta Marku. Në një intervistë 1 orë e 20 minuta (bashkë me reklamat) shefja e organit të akuzës u pyet për çështje të reja dhe të vjetra, por ajo zbuloi shumë pak nga ajo që realisht po ndodh me dosjet e bujshme që po hetojnë vartësit e saj.
Çfarë po ndodh me Saimir Tahirin?
“Që nga dita e parë që kam ardhur në këtë funksion çështja “Tahiri” është një nga shqetësimet e mia permanente”. Kryeprokurorja thotë se ka pasur kontakte të shumta me kreun e Prokurorisë së Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj që është drejton hetimet e kësaj çështjeje.“Unë i kam shprehur atij që kjo çështje të hetohet deri në fund” – tha Marku.
Ekstradimi i Nezar Seitajt
Por a ishte ekstradimi i “financierit” të bandës së Habilajve, Nezar Seiti në Itali një shkelje e ligjit dhe një pengesë për hetimin e çështjes “Tahiri”. Arta Marku “lan duart” duke u shprehur se procedurat janë zhvilluar kur ajo nuk kishte marrë këtë detyrë.
“Nuk kam lidhje me këtë vendimmarrje dhe procedurën e ndjekur pasi unë nuk kam qenë. A ka pasur shkelje? Ka një hetim nga prokuroria e Durrësit dhe ende nuk ka një konkluzion. Sapo ta kem një përfundim do ta bëj publik” – tha kryeprokurorja.
Kontratat e lobimit të PD
Kryeprokurorja konfirmon vazhdimin e hetimeve, por nuk jep asnjë të dhënë për rezultatet. “Është një nga dosjet e reja që është në hetim. Mund t’ju garantoj se prokurorët po bëjnë punën e tyre me profesionalizëm. Është një çështje e re dhe në hapat e para dhe nuk mund të flas për momentin për të” – tha ajo.
“Peshqit e mëdhenj”
E pyetur mbi ata që ambasadori amerikan Donald Lu i etiketoi si “peshq të mëdhenj”, Marku zbeh pritshmëritë. Nuk bën asnjë premtim dhe nuk jep asnjë detaj të ri.
“Unë mund t’ju them që ne nuk punojmë me fushata. Ka dosje të mëdha dhe dosje të vogla. Ne punojmë çdo ditë. Nëse do të ketë “peshq të mëdhenj” do të shohim” – tha Marku.
Adriatik Llalla
Është treguar e rezervuar të flasë edhe për paraardhësin e saj në këtë detyrë, Adriatik Llalla. Ajo tha se e ka gjetur organin e akuzës me shumë probleme ndërsa e vetmja fjalë që mund t’i ketë shpëtuar pa dashje ishte ajo se “ambasada e SHBA e ka diskutuar me të çështjen e heqjes së vizës për ish-kryprokurorin”.
“Adriatik Llalla? Kam një opinion edhe për të. Punën e tij e ka vlerësuar publiku. Unë e mbështes publikun. Për heqjen e vizës nga ana e SHBA, jam ndier shumë keq, të them të drejtën. Është një vendim i rëndë aq më shumë që bëhet fjalë për paraardhësin tim. A po e hetoj Llallën? DASH nëpërmjet përfaqësuesve të saj në Shqipëri është treguar i gatshëm të japë bashkëpunim për dhënien e drejtësisë. Edhe në këtë rast ka ofruar bashkëpunim dhe të dhëna. A do të hapet një hetim? Nuk mund të flas më tej për këtë çështje” – e mbylli Marku edhe këtë temë.
“Gërdeci” dhe “21 janari”
Me fjali të shkurtra është përgjigjur edhe për dosje “të mëdha” si ajo e “Gerdecit” dhe e “21 janarit”. Për të dyja tha se po shikohen procedurat e ndjekura deri tani. “Drejtësia është edhe procedurë” – u përgjigj duke zbehur shpresat e atyre që presin një rihapje të hetimeve. Marku nuk ka dhënë një përgjigje të prerë nëse do të tentojë zgjedhjen për një mandat të plotë, por as nuk e mohoi atë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar10 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix14 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix14 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix14 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet14 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal14 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske15 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore15 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook