Lidhu me ne

Kryesore

80% e shqiptarëve jetojnë me më pak se 10 dollarë në ditë, më të varfrit në rajon

Rreth 80 për qind e popullsisë së Shqipërisë jeton me më pak se 10 dollarë në ditë. Sipas portalit Our World in Data, i cili ka përpunuar të dhënat e Bankës Botërore, për shpërndarjen e popullsisë sipas pragjeve të ndryshme të varfërisë, vetëm 20.44 për qind e popullsisë jetonin me mbi 10 dollarë në ditë, pjesa tjetër, 79.56 për qind jetonte me më pak se 10 dollarë në ditë.  Të dhënat e Bankës Botërore, të vlefshme për të gjitha shtetet e botës, janë për vitin 2013.
Krahasuar me rajonin Shqipëria ka përqindjen më të ulët të popullsisë që e kalojnë pragun prej 10 dollarësh në ditë. Më pas renditet Kosova me 25.15 për qind të popullsisë që jeton me më shumë se dhjetë dollarë në ditë, Maqedonia me 38.98 për qind, Serbia me më shumë se gjysmën e popullsisë 58.25 për qind, Mali i Zi me thuajse tre të pestat e popullsisë, apo 60 për qind, që e kalonin pragun prej 10 dollarësh, dhe Bosnja me katër të pestat e popullsisë.
Shqipëria ka gjithashtu edhe përqindjen më të lartë të popullsisë që jeton me pragun 3-10 dollarë në ditë, me 73.22 për qind të popullsisë. Në Kosovë, përqindja e popullsisë që jeton në këtë prag është 71.3. Përqindjen më të ulët e ka Bosnja me 19.2 për qind.
Për sa i përket përqindjes së popullsisë që jetojnë me më pak se 1.25 dollarë në ditë, përqindjen më të ulët e ka Mali i Zi, ku sipas të dhënave të Bankës Botërore, të cilat janë analizuar prej Our Ëorld in Data, është 0. Më pas renditet Bosnja me 0.03 për qind, Serbia me 0.06 për qind, Shqipëria me 0.18 për qind të popullsisë që jeton me më pak se 1.25 dollarë, Kosova me 0.2 për qind dhe me përqindjen më të lartë renditet Maqedonia me 3 për qind të popullsisë që jeton me më pak se 1.25 dollarë në ditë.

VINI RE: Ky artikull është pronë intelektuale e Monitor.al

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix19 orë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix23 orë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar23 orë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar23 orë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix24 orë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix2 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix2 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix2 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix2 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar2 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook