Lidhu me ne

Kryesore

Personat e njohur që janë ndarë për t’u ri-martuar ( Qofsh e lumtur moj Ballkyze Për mu si të jetë kismet )

Cilët janë personat e njohur që janë ndarë për t’u ri-martuar?“Bashkë, derisa vdekja të na ndajë”, është thënia e njohur që shoqëron çdo kurorëzim të dashurisë me martesë. E kur dashuria përfundon, apo për një mijë arsye të tjera, çiftet zgjedhin ndarjen duke lënë pas betimet.

Politikanët tanë apo personat e njohur të ekranit, nuk bëjnë përjashtim.  Si të gjithë ne, ata kanë pasur historitë e tyre të dashurisë me pëlqime, lidhje, martesa dhe ndarje. Por, pas një divorci sërish ka pasur një tjetër martesë.

Këta janë politikanët dhe personat e njohur që janë ndarë për t’u ri-martuar:

Fatos Nano

Pas një martese 30-vjeçare, Fatos Nano iu drejtua gjykatës për t’u ndarë nga bashkëshortja e tij, Rexhina Nano, me të cilën kishte dy fëmijë te rritur. Nano brenda një kohe të shkurtër shkoi drejt altarit dhe u martua me Xhoanën.

Edi Rama

Kryeministri aktual ka qenë më parë i martuar me aktoren Matilda Makoçi, një martesë që pati si fryt edhe një djalë, Gregorin. Në 1991 martesa e tyre u zgjidh zyrtarisht në Gjykatën e Tiranës. Në 2010, Rama u martua me Lindën dhe kanë një djalë së bashku, Zahon.

Eduard Shalsi

Pas disa vitesh martesë dhe një fëmijë së bashku, Eduard Shalsi u divorcua bashkëshortja, Alisaveta në 2006-ën. Shalsi vendosi sërish të martohej në 2012-ën me arkitekten dhe pedagogen Eranda Liçi.

Eduard Selami

Prej disa vitesh Eduard Selami ka qenë i martuar me ish Miss-in Pegi Vreto, me të cilën ka edhe tre fëmijë. Çifti është ndarë dhe Selami është martuar me gazetaren Ilva Tare, me të cilën ka dy fëmijë.

Edi Paloka

Martesa e parë e Edi Palokës ishte me një shoqe shkolle, fryt i së cilës ishte një vajzë. Por, ata u ndanë dhe Paloka u martua sërish me Desara Mema dhe kanë një fëmijë së bashku.

Arben Ristani

Një martese në moshë të re, e cila u kurorëzua me lindjen e një vajze, por që përfundoi në divorc. Ristani u martua sërish me Alketa Zazon, pas një bashkëjetese të gjatë.

Alban Dudushi

Moderatori Alban Dudushi i dha fund martesës së parë , fryt i së cilës është një vajzë, për t’u martuar sërish me gazetaren Bieta Sulo. Ata janë bërë prindër të një djali, prej pak kohësh.

Inva Mula

Sopranoja Inva Mula është ndarë nga Pirro Çako, martesë nga e cila kanë një djalë. Anthony Çako, pas ndarjes së prindërve vendosi të jetonte në Francë me nënën e tij. Mula është martuar përsëri me biznesmenin e pasur shqiptar Ethem Ramadani ku nga kjo martesë ka edhe një vajzë./gsh

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix4 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar4 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar4 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix4 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix4 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix4 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix4 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix4 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar4 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook