Lidhu me ne

Mix

12 tipa njerëzish që duhet t’i shmangni në punë

12 tipa njerëzish që duhet t’i shmangni në punëTë gjithë njihemi me fjalën e urtë popullore “më thuaj me kë rri, të të them kush je!”,dhe jo më kot është krijuar.
Njerëzit me të cilët kaloni kohën mund të ndikojnë në gjendjen tuaj shpirtërore, në mënyrën sesi e kaloni kohën dhe perspektivën tuaj rreth botës. Ata madje mund të ndryshojnë edhe vlerësimin që keni për veten.
Ja pse është kaq e rëndësishme të jeni të ndërgjegjshëm për kompaninë që drejtoni.
Miqtë dhe kolegët, të cilët duan që ju të bëni gjëra të mëdha, janë ata që do t’ju japin më shumë forcë dhe do t’ju shtyjnë të jeni një njeri më i mirë. Ata do t’ju frymëzojnë të rrisni standardet tuaja dhe të besoni te vetja. Ju do të ndiheni një njeri më i mirë pasi të keni kaluar kohë me ta dhe të jeni ndarë.
Por në jetë ju do të përballeni me disa tipa personash: ata që do të ankohen vazhdimisht dhe që e shohin gjithçka nëpërmjet një lente negative. Edhe nëse nuk merrni pjesë në zgjedhjet e tyre të gabuara, ata mund t’ju hapin telashe.
Ja cilët janë 12 tipat e kolegëve që duhet të shmangni në punë.
1.Paraziti
Ky person, në pamje të parë i admirueshëm, qëndron pranë jush në çdo rast, duke u përpjekur të marrë drejtimin tuaj në vend që të krijojë një rrugë të tijën. Ata mund t’ju bëjnë të ndiheni bosh dhe t’ju zbrazin si dhe mund t’ju shkaktojnë dëme të mëdha gjatë rrugës suaj.
2.Egoisti
Ky person do të qëndrojë me ju vetëm kur është e leverdisshme për të, do që të flasë vetëm kur ka nevojë për dikë që t’i dëgjojë dhe atëherë kur ka nevojë për diçka. Një marrëdhënie nuk duhet të jetë kurrë e njëanshme, ju nuk duhet të humbni kohën tuaj me oportunistët.
3.Personi që mban mëri
Ky person mund të bëjë gjithçka përveçse të harrojë dhe të falë. Ata u qëndrojnë besnikë mërisë së tyre, janë të paaftë të përqendrohen tek gjërat pozitive dhe të ecin përpara. Ju nuk mund ta përballoni në jetën tuaj një person që mban mëri.
4.Personi që nuk mban premtimet
Ky person bën vazhdimisht premtime dhe i thyen vazhdimisht ato. Ata përpiqen t’ju qetësojnë duke thënë gjërat që doni t’i dëgjoni dhe më pas, gjithsesi, bëjnë atë që duan. Është e pamundur të ndërtosh një marrëdhënie të shëndetshme me dikë që nuk mund t’i zësh besë.
5.Gjykuesi
Një person gjykues ka një mendim mbi të gjithë dhe gjithçka. Ata e konsiderojnë veten të pagabueshëm në leximin e karaktereve të të tjerëve, por opinioni i tyre tregon më shumë për ta se sa për personin që po fyejnë. Me kalimin e kohës ata do të largohen nga ju dhe do të fillojnë t’u tregojnë të tjerëve të metat që shohin tek ju.
6.Gënjeshtari
Është një person që gënjen vazhdimisht, shkel besimin tuaj dhe nuk e respekton marrëdhënien. Ju nuk mund të mbështeteni në integritetin apo në aftësinë e tyre për të treguar diçka pranë së vërtetës.
7.Negativi
Të gjithëve ne mund të na ndodhë që të ankohemi ndonjëherë, por asgjë e mirë nuk vjen nga personat që ankohen vazhdimisht, kritikojnë dhe ua vënë fajin të tjerëve.
8.Xhelozi
Ky person ju ka zili për çdo gjë që keni, çdo gjë që bëni dhe kush jeni. Ka një ndryshim të madh midis admirimit dhe zilisë. Ata mund t’ju bëjnë të ndiheni fajtorë në vend që të ndiheni të lumtur rreth përvojave tuaja pozitive. Xhelozia është një nga format më të këqija të sjelljes toksike.
9.Manipuluesi
Disa njerëz janë të zgjuar në aftësinë e tyre për të bindur të tjerët të bëjnë atë që duan. Mund të jenë të sjellshëm me ju vetëm kur kanë nevojë për diçka – dhe nëse nuk ia dalin mbanë, ata ju bëjnë të ndiheni në faj dhe vijojnë rrugën e tyre. Nëse ju vazhdimisht bëni gjëra që nuk doni të bëni për dikë, me shumë mundësi ju po manipuloheni.
10.Ata që përdorin të kaluarën tuaj kundër jush
Njerëzit në jetën tuaj duhet të jenë të gatshëm t’ju japin pak kohë dhe të jenë të kuptueshëm kur bëni një hap gabim, dhe jo t’ju kujtojnë çdo herë gabimet që keni bërë. Askush nuk do të dëgjojë t’i përsëriten herë pas here dështimet e tyre.
11.Shoqëria e keqe
Ky tip personi ju nxit të bëni zgjedhje për të cilat mund të ndiheni në siklet dhe në situata të sëmura. Ju nuk duhet t’i ngatërroni ata me persona që ju nxisin të bëni gjëra të reja që ju ndihmojnë që të rriteni. Ndryshimi qëndron në faktin që ju nuk do të ndiheni në siklet, në ankth e të shqetësuar.
12.Personat që nuk ju mbështesin
Njerëzit në jetën tuaj duhet t’ju mbështesin për atë që jeni. Ata duhet të shqetësohen për objektivat tuaj dhe të jenë të gëzuar kur ju arrini suksesin. Njerëzit që nuk ju mbështesin duket se nuk e çajnë kokën rreth qëllimeve tuaja kur ju keni nevojë më shumë për ta. Qëndroni me ata që ju nxisin të bëni gjëra të mëdha.
*Lolly Daskal, Presidente dhe CEO, Lead From Within
Burimi: INC
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix2 ditë më herët

Për forcimin e kujtesës – Produktet që ju duhen çdo ditë

Ju ndodh shpesh të harroni ku keni vënë çelësat e shtëpisë, makinës, telefonin apo syzet , ndonëse më pas zbuloni...

Mix2 ditë më herët

Paraliza e gjumit: Çfarë është, pse ndodh dhe si mund ta shmangni?

Paraliza e gjumit është një përvojë e frikshme që shumë njerëz e kanë përjetuar të paktën një herë në jetë....

Radar2 ditë më herët

Berisha fton Shpëtim Idrizin në koalicion, përjashton Bashën: Është me Taulant Ballën

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka deklaruar se do të zhvillojë negociata serioze me Shpëtim Idrizin për të krijuar...

Radar2 ditë më herët

Altin Dumani: Askush të mos ketë frikë, për sa kohë është në përputhje me ligjin

Drejtuesi i Prokurorisë së Posaçme (SPAK), Altin Dumani është shprehur se askush nuk duhet të ketë frikë nga ngritja e...

Kryesore2 ditë më herët

Rama: Do ta bëj Albanian shtetin e ri të BE në 2030!

Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur të gjithë kritikëve që i kërkojnë që të largohet, por thekson se nuk ik...

Radar2 ditë më herët

Kolegji privat merr masat, njofton policinë pas një e-maili. Hetimi i krimit kibernetik po punon për identifikimin e autorëve.

Policia ka reaguar pas alarmit për bombë në shkollën private “Turgut Ozal”, ku në një email dërguar sekretarës shkruhej “do...

Mix3 ditë më herët

Apple prezanton iPhone 16e/ Prodhimi i ri me inteligjencë artificiale

Apple ka prezantuar një iPhone të rim i cili sjell veçoritë e inteligjencës artificiale (AI) me një kosto më të...

Mix3 ditë më herët

Anne Frank: Unë besoj ende se njerëzit kanë zemër të mirë…

“Vërtet është për t’u habitur, sesi nuk kam hequr dorë nga të gjitha idealet e mia, sepse duken shumë absurde...

Mix3 ditë më herët

Si të bëheni një folës i shkëlqyer në publik?

Pse të flasësh në publik është e rëndësishme? Të folurit në publik është një aftësi që sjell përfitime të shumta....

Mix3 ditë më herët

Pse disa njerëz e kanë më të lehtë të kujtojnë ëndrrat sesa të tjerët?

Është e vështirë të jetosh ëndrrat e tua — veçanërisht kur nuk mund t’i kujtosh ato. Dream recall është aftësia...

Facebook