Ne mund të zgjedhim mes shumë produkteve farmaceutike, apo kurave natyrale që ndihmojnë në shërimin më të shpejtë.
Një ndër kurat natyrale mjaft efikase është çaji me trumzë, limon dhe mjaltë. Trumza është mjaft e njohur për vetitë e saj anti inflamatore.
Pijeni sidomos në stinën e dimrit, apo kur keni simptomat e para të gripit dhe ftohjes.
Përbërësit
Një gotë ujë 250 ml, një lugë kafeje me trumzë, 5g, dy lugë me lëng limoni dhe një lugë me mjaltë.
Përgatitja
Ngrohni ujin dhe kur të nisë të ziejë uleni flakën dhe shtoni trumzën. Lëreni të ziejë ngadalë për 5 minuta, e pastaj fikeni zjarrin. Lëreni të pushojë për 10 minuta, dhe filtrojeni. Shtojeni lëngun e limonit dhe mjaltin e përziejeni mirë.
Konsumi
Pijeni 2-3 herë në ditë, sidomos para se të flini, që të qetësoni simptomat e ftohjes.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu