Lidhu me ne

Temporal

Spitali i parë në Tiranë dhe historia e tij

Spitali i parë në Tiranë dhe historia e tijNë vitin 1920, qeveria shqiptare do të miratonte një vendim për sekuestrimin e pasurive të patundshme të Esad Pashë Toptanit.
Në këtë vit, për shkak të mungesës së godinës, do të miratohej edhe vendimi që hani i tij në qendër të Tiranës të transformohej në spital, në administrimin e Bashkisë.
Deri në atë periudhë, misionarët e Kryqit të Kuq kishin çelur në Tiranë një spital që ishte i vendosur përkohësisht në një banesë (pronësi e Hamdi Bimbashit).
Spitali i ri i krijuar në hanin e Pashës në Tiranë do të siguronte të ardhura për funksionimin nga përdorimi i pullës së spitalit që kushtonte 50 qindarka argjendi.
Te “Financat e Shqipnis” së Haxhi Shkozës jepen detaje se si u mor vendimi për sekuestrimin e më pas konfiskimin e pasurive të ish kryeministrit – raporton SCAN.
Vendimi i vitit 1920, dy vite më vonë, në 1922 do të shoqërohej nga një vendim tjetër për konfiskimin e të gjitha pasurive në fjalë. Vendimi do të dekretohej nga Këshilli i Naltë dhe do të argumentohej në qendrimin politik që Esadi kishte mbajtur gjatë viteve 1913-1915 dhe me faktin se gjatë vitit 1914 kishte “vu dorë në të ardhurat doganore”.
“Fatura” e këtyre veprimeve, evidentohet në librin e Shkozës, arrinin në 3 milion e 112 mijë e 55 franga ari.
Dekretligji i vitit 1922 do të shkaktonte shumë diskutime por nga parlamenti shqiptar do të votohej e dekretohej më pas me 18 prill të vitit 1923.
Pas dy viteve (5 dhjetor 1925) një grup deputetësh do të kërkonte anullimin e këtij ligji duke pretenduar se arsyet e shfaqura në rastin e votimit nuk i përshtaten dispozitave të Statutit të Lushnjes në atë kohë në fuqi.
Por në fakt ligji nuk do të anullohej e kërkesa e deputetëve nuk do të pranohej.
Krahas pasurive të Esadit, konfiskimi kishte prekur edhe pronat e bashkëshortes së tij, e cila do dërgonte në Shqipëri pas 4 vitesh një përfaqësues të saj për të kërkuar të drejtat që i përkisnin në ato prona, të cilat iu kthyen.
Përjashtim do të bënte vetëm çifliku Rreth në Durrës, për të cilin do të niste një proces gjyqësor që do të përfundonte në vitin 1930, kur ky çiflik u bë pronë shtetërore.

Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar3 ditë më herët

U hoqën nga gara, por nuk mërziten! Si shprehen socialistët pas publikimit të listës

Me 186 kandidatë do të hyjë në garën e 11 Majit Partia Socialiste. Por si çdo listë edhe ajo mund të...

Mix3 ditë më herët

Ushqimet për një agjërim sa më të shëndetshëm gjatë Ramazanit

Gjatë kohës së vakteve në muajin e Ramazanit, familjet myslimane zakonisht mblidhen për të shijuar vaktin pas perëndimit të diellit...

Mix3 ditë më herët

Mollët, portokalli dhe kivi, frutat më të mira për mëngjes dhe përfitimet e tyre për shëndetin

Studime të ndryshme kanë treguar se ngrënia e mëngjesit mund të ndihmojë në stimulimin e metabolizmit. Një mëngjes i shëndetshëm...

Mix3 ditë më herët

Rihanna vesh xhinset $1,200 të Kendrick Lamar

Mesa duket, Rihanna ‘is like us’. Një muaj pasi Kendrick Lamar bëri bujë me performancën e tij në “Super Bowl...

Mix3 ditë më herët

Si të humbasësh peshë duke ecur! Këshillat për një rezultat të shpejtë

Për të mbajtur një trup të shëndetshëm mënyrat e duhura janë vetëm dy, aktiviteti i vazhdueshëm fizik dhe regjimi i...

Radar3 ditë më herët

“Lista e PD me një grusht servilash”, Basha – kolegëve demokratë: I paralajmërova, i ftoj të na votojnë ne! U bënë pishman për mumifikimin e partisë

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë dhe njëkohësisht drejtues i Koalicionit Euroatlantik në zgjedhjet e 11 majit, Lulzim Basha, i bëri thirrje...

Aktualitet3 ditë më herët

PD dhe PS nxjerrin emrat kandidatëve që do përballen në zgjedhjet e 11 majit

Partia Demokratike dhe Partia Socialiste kanë vendosur emrat e kandidatëve për deputetë të cilët do kandidojnë në zgjedhjet e 11...

Kryesore3 ditë më herët

Të zhgënjehesh nga Berisha në vitin 2025?

Dhe nëse dikush priste që ai do të luante ndryshe këtë herë, atëherë problemi nuk është Berisha – problemi është...

Aktualitet5 ditë më herët

Ben Andoni: Rama po përgatitet për republikën presidenciale

Kryeministri Edi Rama tha së fundmi se ka mundësi që të mos jetë më në listën e deputetëve. Kjo ka...

Radar5 ditë më herët

Eksodi i “diplomave”, në 2023 u diplomuan rreth 12 mijë studentë më pak se në 2019!

Eksodi i diplomave nuk ka të ndalur, teksa në bankat dhe auditore ka gjithnjë e me pak studentë, sot çka...

Facebook