Lidhu me ne

Aktualitet

Lau gojën me Veliajn!  

Një ditë më parë Lulzim Basha doli në një konferencë për shtyp ku foli për rrezikun e kapjes së ekonomisë nga paratë e krimit dhe drogës, duke akuzuar Bashkinë e Tiranës si lavatriçe të pastrimit të parave të pista në sektorin e ndërtimit. Zoti Basha në cilësinë e kryetarit të opozitës bëri një parashtrim nga të cilat mund të dalin pyetje legjitime, që gjithsesi nuk justifikojnë përfundimet të cilat shpall kryetari i PD-së.
Çfarë tha Basha:
“2017-a, viti rekord i lejeve të ndërtimit në Bashkinë e Tiranës. Vlera monetare sipas vetë të dhënave të INSTAT-it është rritur me 260%, ndërkohë përqindja e kredisë në ndërtim është njësoj si një vit më parë.14.4% ka qenë vlera, përqindja e kreditimit për ndërtimin në 2016-ën, 15% në 2017-ën.Me çfarë po financohen këto ndërtime ekstra?Me çfarë po financohen kullat, ndërtimet në Tiranë, të cilat përbëjnë mbi 80% të volumit, pjesën tjetër e ka Fieri, Durrësi dhe disa qendra të tjera të mëdha por pjesën e luanit e ka Bashkia e Tiranës.Le ta themi haptas që Bashkia  e Tiranës është kthyer në një lavatriçe të pastrimit të parave të pista të drogës dhe të krimit.Dhe kjo ilustrohet nga bumi i ndërtimit dhe në veçanti i ndërtimeve të larta në Tiranë,të cilat nuk kanë asnjë racionale ekonomike, nuk kanë asnjë kuptim për sa i përket strehimit.”
Denoncimi se zoti Veliaj është i përfshirë në pastrim parash përmes lejeve të ndërtimit është një akuzë shumë e rëndë për të cilën opozita nëse ka fakte duhej t’i ishte drejtuar Prokurorisë në radhë të parë, në mënyrë që edhe ajo të ishte e besueshme në hipotezat që ngre para gazetarëve dhe opinionit publik.
A thua kaq probleme e ka opozita të gjejë fakte për Veliajn  sa  ngre akuza mbi hipoteza apo deduksione shifrash. Apo mos zoti Basha po lan gojën, në një kohë që kryetari i Bashkisë së Tiranës  sapo ka shpallur ndërtimin e një kompleksi kullash në zonën e Teatrit Kombëtar, projekt për të cilin opozita nuk duket edhe aq e shqetësuar.  Aq më tepër që  zoti Basha është denoncuar në media per faktin se kunati i tij ka perfituar leje ndërtimi në Bashkinë e Tiranës./Respublica.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar10 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix14 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix14 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix14 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet14 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal14 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske15 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore15 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook