Shenjat më të favorizuara për muajin Mars sipas astrologes Meri
Jemi në fillimin e muajit Mars. Edhe pse nga temperaturat nuk duket, jemi zyrtarisht në prag Pranvere.
Fillimi i një stine të re sjell dhe ndryshime në lëvizjen e yjeve dhe planeteve.
Por se si do të ndikojnë ato në jetët tona do të na e thotë astrologia Meri Shehu.
Astrologia Meri Shehu
E ftuar në studion e “Rudina”, Shehu tha se peshqit, binjakët, shigjetarët duhet të kenë kujdes dhe të jenë të vëmendshëm. Është një ditë shumë e mirë sot për ta dhe mund të vendosin gjëra shumë të mira.
Më poshtë gjeni renditjen duke filluar nga shenjat më pak të favorizuara:
12-Peshorja: Fillojnë me një lloj ngadalësimi në çështjet e tyre dhe do të kenë disa pengesa. Ata sikur vihen në përballje, do të kenë hënë të plotë në shenjën e tyre, por nuk do të jetë shumë pozitive.
11-Binjakët: Hëna e plotë nesër i nxjerr të zbuluar. Deri në mes të Marsit do jenë në qendër të bisedave të të tjerëve, ata do të kenë periudhë delikate. Hëna e re në datë 13 mund të japë një fillim të ri për ta.
10-Demi: Hëna e plotë në virgjëreshë ju jep një mundësi të mirë për njohje, por pas datës 7 fillojnë pengesat dhe ngatërresat. Çështjet e punës së tyre do të komplikohen në fund të marsit.
9-Gaforrja: Është në këtë pozicion, sepse do jenë në katërkëndësh. Duhet të jenë vigjilentë në marrëdhënie me të tjetër. Do bëhen pre e kritikave të forta për çështje pune. Zakonisht gaforret kanë inat dhe e përdorin të parin, nëse përdorin diplomacinë do mund të marrin një pozicion të mirë.
8-Luani: Kanë fillimin e Marsit shumë të mirë, do kenë udhëtime, kontakte me jashtë etj. Në një çështje ekonomike duhet të kenë kujdes. Hëna e re është e bukur në mes të marsit por për luanët sjell difiçit për ta nga ana shpirtërore.
7-Bricjapi: Është në këtë pozicion pasi në 17 Mars do të kenë një komplikim në jetën personale. Mesi i marsit i ftoh dhe nëse janë në krizë në mes të Marsit mund të bëjnë një ndarje.
6-Peshqit: Mund të bëhen pjesë e një loje që nuk e kanë kuptuar ose duan të jenë pjesë e saj. Me qetësi duhet të shikojnë edhe çështjet ekonomike.
5-Ujori: Nuk do të preket negativisht. Me pak vështirësi do të gjej dashurinë. Fjala luftë ngelet në kontekstin e tyre dhe në fund të marsit premtohet një moment erotik për ta.
4-Akrepi: Do të ketë ditë të mira, mesi i Marsit do të jetë fatlum për ta. Do të ketë goditje nga ana personale dhe pak vështirësi me punën.
3-Virgjëresha: Mund të bëhet pjesë e një njohje të suksesshme, por për dikë që bashkëpunon me ta nuk do të jetë e mirë. Fillime të reja punësh do të kenë në mes të Marsit.
2-Dashi: Pranvera për ta do të sjellë dashuri, udhëtime, paqe.
1-Shigjetari: Çështjet familjare dhe ekonomike do të jenë mirë. Do të kenë lajme të mira në karrierë, hëna në virgjëreshë i thërret për më shumë shkëlqim. Do të ketë nota optimiste, do relaksohen me veten dhe do të bëjnë udhëtime.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu