Lidhu me ne

Aktualitet

Puka dhe eksodi human

Nga Leonora Laçi
“Mos pyet se çfarë bëri vendi yt për ty, por çfarë bëre ti për vendin tënd”- këta rreshta më nxitën për të bërë një shkrim që shumëkujt i sjell ndërmend një qytet të vetmuar, mes maleve i bekuar, e nga dora e natyrës krijuar.
Vetmi e frikshme, rini që synon metropolet, të etur për dije, njohje e emancipim, që më nuk kthehen.
Shpesh në artikujt e mi e kam parë “gotën gjysmë boshë”, këtë herë do e lë pesimizmin tutje dhe të përfshihem në emocionet e ndjenjat pozitive që më paraqet qyteti im.
Udhëtimet fizikisht nuk i kam pasur të shpeshta, por në mendjen time ruaj pafund kujtime por ndjej dhe dhembje njëkohësisht për eksodin e heshtur të pukjanëve. Rrugëtimi Shkodër-Pukë më pështjellon zorrët e mendjen por prapë gjejë kohë për meditimin tim, meditim i vonuar në kohë. Gjarpërimet e rrugës janë të lodhshme, por rruga ka fund, mendimet e mia jo, janë më të gjata se rrugët…
Babai më pyeti një ditë papritur:- Pse nuk shkruan për Pukën? E pashë: -Pukën?!- gëlltita fjalët, nuk ishte një pyetje sa për të kaluar radhë, por qëndronte. Nuk kisha asnjë arsye për të mos shkruar për Pukën, dhe kam 1001 arsye për të shkruar për të. Puka meriton shumë më tepër, këto rreshta nuk ia zgjidhin problemet e shumta.
1001 arsyet e mia, fillojnë që nga fakti se Puka është vend-origjina ime. Kam nostalgjinë fëmijërore atje, në një fshat të fshehur mes shkrepave që quhet Kabash. Drejt tij duhet të ecje në këmbë një copë rruge të mirë. Përtej kësaj, ishte i bukur, është, ndonëse ka vite që nuk kam qenë më. Kishte një urë kalimi sfiduese, por ne fëmijëve na pëlqenin sfidat, bora shpesh ishte prezent dhe na nxirrte kokën deri në dritare për ditë të tëra, si në një garë me diellin, por bora e fitonte betejën. Ura me siguri nuk është më aty…as njerëzit. Përroi po, ajri brisk të fishkëllente fytyrën në dimër e verë. E adhuroja eksplorimin e maleve përreth. Urat ishin i vetmi mjet lidhës për të shkuar drejt shtëpisë sonë, sepse përroi në dimër vërshonte i tërbuar e në verë ndërronte fytyrë, i qetë dhe i pakësuar, a thua se nuk ishte i njëjti…Kabashi, fshati ku gjyshi im i ndjerë jetoi e punoi pa u ndjerë. Ndjej mirënjohje për gjyshin e për punën e tij, gjyshërit tanë ishin heronjtë e heshtur real, biografia e keqe i solli dëme, por nuk ia thelloi dëmet vetës, nuk ankoi, pranoi fatin e tij dhe familjes së tij. Kokulur punonte arën e vet, që nuk ishte më e tija, ani, sa për dy punonte. Bindjet nuk iu lëkunden, vdiq si fanatik i mbretërisë. Dheu, malet, uji, dielli, ajri, njerëzit, janë ndryshe atje, sepse ende nuk kanë hyrë vinçat për të prishur atë çfarë natyra i ka fal. Puka dhe njerëzit e saj nuk dëgjohen për gjakmarrje e kriminalitet, të gjithë e njohin njëri-tjetrin dhe gëzojnë respekt. Feja asnjëherë nuk ka qenë mollë sherri, të krishterë e myslimanë festonin e festojnë Shën Sebastianin (shmasjanin), Shëngjergjin e Shënkoll, bajram e pashkë së bashku, i gjenden njëri-tjetrit për të mirë e të keq, pa dallim.
Puka, ka dhe gatime tradicionale të mrekullueshme. Ndiej shpesh nostalgji për ato gatime të shijshme dhe për të hequr mallin vizitoj Hanin e Përparim Laçit që i gjej të gjitha gatimet bio.
Shpesh mendoj, kur do të vijë dita që Pukës t’i rikthehen bijtë e saj dhe ta shfrytëzojnë atraksionin natyrorë për turizëm në verë e dimër ?! Pukës si krahinë nuk i mungon potenciali njerëzor për ta bërë këtë, por duhet vullnet politik e qytetar, duhet solidaritet së bashku me vizionin afatgjatë. Pukës i thuri vargje Dom Ndre Mjeda e Migjeni, pa lënë anash Shtjefën Gjeçovin që i mblodhi e përcolli zakonet e traditat e zonës. Pukën e përjetësoi të varfërueshme vepra e Migjenit. Puka migjeniane nuk ka ndryshuar shumë që atëherë, duket sikur është lënë qëllimisht e tillë që të mbetet si model unik frymëzimi për migjenianët e tjerë. Ndonëse investimet infrastrukturore ndjehen, por prapë janë të pamjaftueshme për t’i kthyer mendjen njerëzve për të jetuar atje. Rrugëtimi im filloi me gjarpërimet e rrugëve, të njëpasnjëshme, faqet e malit më humbin para syve, pishat kundërmonin teksa kuptoj se po i afrohesha qytetit, një tabelë teneqeje më uron mirëseardhjen. Por, mirëseardhja e vërtetë gjendet në zemrat e banorëve të cilët të mirëpresin qofshin të njohur e të panjohur duke të hapur derën me fjalët – “Hajde Bujrum”.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix1 ditë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix1 ditë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix1 ditë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix1 ditë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar1 ditë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix1 ditë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix1 ditë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix1 ditë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske1 ditë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix1 ditë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook