Lidhu me ne

Temporal

10 vrasjet më të bujshme të Cosa Nostra-s

Kushdo që u mundua, provoi të hidhte sado pak dritë apo të kryqëzonte “Cosa Nostra”-n pati një fund tragjik. Mafia organizoi vrasjet më të bujshme kundër atyre që gabuan duke shkelur në “dërrasë të kalbët” apo që guxuan të zbulonin punët e bosëve të mëdhenj. E jo vetëm për ata. Ekzekutimet më të mëdha fillojnë me vetë bosët e “Cosa Nostra”-s si Mikele Nevarra apo Mikele Kavataio. Më vonë, vrasje spektakolare u cilësuan ekzekutimi i Xhovani Falkones, Paolo Borselinos, Roko Kiniçit, Pio la Torres, Salvo Limas, Karlo Alberto Dala Kiezas, Gaetano Kostas, Xhuzepe Montanaas, etj.
Lufta e parë Mafioze
Lufta e parë mafioze ishte konflikti në mes klaneve mafioze të pasluftës. Në dhjetor të 1962 një sasi heroine u zhduk gjatë transportimit për në Amerikë. Kur Komisioni i Mafias Siçiliane nuk mund të vendoste se kë të akuzonte, një nga klanet e përfshira, La Barbera, mori çështjen në duart e veta. Ata vranë një mafioz nga klani Greko tek i cili dyshonin për vjedhjen e heroinës duke filluar kështu një luftë gjatë së cilës shumë njerëz jo mafiozë do të vriten. Gjatë këtij konflikti u bënë 2000 arrestime. Aktivitet mafiozë po rrëzoheshin kur klanet mafioze u shkatërruan ndërsa shumë mafioz u fshehën. Komisioni u prish, deri në riformimin e saj në vitin 1969. 117 të dyshuar u vunë në gjyq më 1968 mirëpo shumica e tyre u liruan ose morën dënime të lehta.
 Lufta e dytë Mafioze
Në fillim të viteve 70-ta Luçiano Leggio, shefi i familjes Corleone dhe anëtar i Komisionit Të Mafias Siçiliane krijoi një koalicion midis familjeve mafioze të njohur si Corleonesi me atë vetë si lider. Ai inicioi një fushatë për të dominuar Cosa Nostrën dhe tregtinë e tyre të narkotikës. Mirëpo për shkak të burgosjes së tij më 1974 ai vepronte përmes përfaqësuesit të tij Salvatore Riina, të cilit eventualisht do ti japë të gjithë kontrollin. Riina si “blen” disa nga familjet mafioze, shkatërron disa nga familjet e tjera mafioze dhe filluan të rekrutojnë anëtarë të rinj fshehtas. Më 1977 Riina përjashton Gaetano Badalamentin nga Komisioni me akuzat se fshihte të ardhura nga droga. Në prill 1981 një tjetër anëtar i Komisionit u vra, Stefano Bontaten dhe këtu filloi lufta e dytë mafioze. Qindra mafiozë armiq dhe të afërmit e tyre u vranë, ndonjëherë edhe nga tradhtarë të klaneve të tyre. Në fund fitoi Riina dhe Salvatore “Toto” Riina u bë “Shefi i Shefave” i Mafias Siçiliane. Në të njëjtë kohë Corleonezët zhvilluan fushatën e tyre për të dominuar Cosa Nostrën, ata gjithashtu zhvilluan fushatën e tyre të vrasjeve të gazetarëve dhe policëve të cilët merrnin guximin ti kundërshtonin. Ndërkohë policët ishin të dëshpëruar nga mungesa e ndihmës që pranonin nga dëshmitarët dhe politikanët.
Procesi Madh Gjyqësor dhe lufta kundër Qeverisë
Në fillim të viteve 80-ta gjyqtarët Giovanni Falcone dhe Polo Borsellino filluan fushatën e tyre kundër Cosa Nostrës. Goditja e tyre më e madhe erdhi me arrestimin e Tomasso Bucetta, një mafioz i cili vendosi të japë informata në këmbim të mbrojtjes nga Corleonezët (Riina), të cilët tashmë kishin vrarë shumë nga familjarët dhe miqtë e tij. Edhe mafiozë të tjerë ndoqën shembullin e tij. Falcone dhe Borsellino grumbulluan dëshmitë e tyre dhe organizuan Procesin e Madh Gjyqësor, i cili zgjati nga shkurti 1986 deri më dhjetor 1987. ky proces u mbajt në një ndërtesë gjyqësore të fortifikuar të ndërtuar posaçërisht për këtë rast. 474 mafiozë dolën në gjyq, prej të cilëve 342 u dënuan. Në janar 1992 Gjykata Supreme e Italisë i konfirmoi këto dënime. Kjo ishte edhe goditja më e madhe që i është dhënë ndonjëherë mafias.
Ndërkohë që Mafia reagoi me dhunë. Në vitin 1988 ato vranë një gjykatës nga Palermoja dhe djalin e tij, tre vjet më vonë një prokuror dhe një biznesmen anti-mafi gjithashtu u vranë. Salvatore Lima, një aleat politik i mafisë u vra pasi dështoi ti ndryshojë dënimet siç kishte premtuar. Falcone dhe Borsellino u vranë më anë të bombave më 1992. Kjo rezultoi në arrestimin e Shefit të Shefave, Salvatore Riina në janar 1993. Pas arrestimit të Riinës, Mafia filloi një fushatë terrorizmi nëpër të gjithë Italinë. U bënë sulme nëpër sheshe, vende publike, vrasje të zyrtarëve dhe sulme nëpër kisha. Pas arrestimit të Salvatores udhëheqësja e Mafias u mbajt nga Leoluca Bagarella duke kaluar mandej tek Bernardo Provenzano kur i kaluari u vetë arrestua më 1995. Provezano i dha fund fushatës së dhunës dhe e zëvendësoi atë më fushatën e paqes, e njohur si “pax mafiosi”. Ai u arrestua në vitin 2006 pas 43 vitesh sundimit. Vitet të fundit Mafia tradicionale u dobësua mjaft, mirëpo nuk u shkatërrua. Veprimtarinë e saj e vazhdojnë organizata tjera italiane dhe botërore.
Mënyrat e vrasjeve që kryen mafia, armët që përdorin
Kanë për detyrë të pajisen me të gjitha armët e nevojshme, të realizojnë skemat e përkryera për ekzekutime të përgjakshme, por e rëndësishme është që gjithçka të përfundojë ashtu siç e kanë llogaritur ata. Rëndësi ka që ai person që ka tentuar të shkelë në rrugën e familjeve të mëdha të “Cosa Nostra”-s t’i mbyllë sytë një herë e përgjithmonë. Organizimi është i përkryer, armët gjithashtu dhe janë të rralla rastet kur aksioni i vrasjeve nga mafiozët kanë dështuar. Betimi i tyre duhet të shkojë në vend dhe bosi i bosëve duhet të marrë pa tjetër lajmin që objektivi i vënë në shënjestër është vrarë. E në fakt kështu ndodhi fillimisht me Pio La Torre-n, i cili u ekzekutua nga dy persona me dhjetëra plumba pistolete. Edhe Xhovani Falkone i mbylli sytë përgjithmonë bashkë me gruan e tij, por me një mënyrë tjetër. Toto Riina urdhëroi vrasjen e tij, por në një mënyrë çnjerëzore. Një minë me telekomandë e shndërroi në gërmadhë vendin ku po kalonte makina e tij. E vetëm pak javë më pas u “hoq qafe” edhe kolegu e miku i tij më i ngushtë, Paolo Borselino. Toto Riina dhe Salvatore Biondina urdhëruan vrasjen e Borselinos bashkë me 5 oficerë policie.
Vrasjet brenda mafies
Prishja e aferave, konkurrenca, apo edhe dëshira për të ulur dikë e për të zënë vendin e tij, bënë që shumë bosë të mafies në vitet ’80 të “hiqnin qafe” njëri-tjetrin. Në atë kohë kishte shumë rivalitet mes tyre, kryesisht në familjen Korleone. Padyshim jo vetëm vrasjet e njerëzve të shtetit, kryesisht të drejtësisë, u cilësuan të bujshme në Amerikë. Me një bujë të jashtëzakonshme u shoqëruan edhe ekzekutimet e njerëzve të pushtetshëm, por që nuk ishin pjesë e shtetit. Ishin bosë të mafies. I tillë ishte edhe Mikele Nevarra, bosi i familjes Korleoneze apo edhe Mikele Kavataio e më vonë edhe Stefano Bontada i “Cosa Nostra”-s amerikane, të cilët u ekzekutuan nga rivalë të tyre
MAFIA – Bashkimi i fshehtë i njerëzve të ccdo shkalle dhe ccdo lloji, që i japin ndihmë njeri-tjetrit në interesa të ndërsjellta pa respektim të ligjit dhe të moralit
OMERTA – Kodi i heshtjes
FAMILJA – Një strukturë me bazë territoriale që kontrollon një zonë të qytetit apo një qendër të tërë të banuar, nga ku merr dhe emrin
KUPOLA – Quhet ndryshe edhe komision, dhe koordinon aktivitetin e familjeve. Në të bëjnë pjesë përfaqësuesit e tre a më shumë familjeve të afërta
ULTIMO – Është quajtur kapiteni i skuadrës speciali, Serxhio De Kaprio, i cili bëri të mundur arrestimin e bosit të bosëve, Toto Riina-s
PERFAQËSUESI – Shefi i zgjedhur që udhëheq një familje mafioze
 
Vrasjet e hetuesve dhe policëve që zbuluan fijet e mafias
Ja cilat janë 10 vrasjet më të bujshme të mafias
Kushdo që u mundua, provoi të hidhte sado pak dritë apo të kryqëzonte “Cosa Nostra”-n pati një fund tragjik. Mafia organizoi vrasjet më të bujshme kundër atyre që gabuan duke shkelur në “dërrasë të kalbët” apo që guxuan të zbulonin punët e bosëve të mëdhenj. E jo vetëm për ata. Ekzekutimet më të mëdha fillojnë me vetë bosët e “Cosa Nostra”-s si Mikele Nevarra apo Mikele Kavataio. Më vonë, vrasje spektakolare u cilësuan ekzekutimi i Xhovani Falkones, Paolo Borselinos, Roko Kiniçit, Pio la Torres, Salvo Limas, Karlo Alberto Dala Kiezas, Gaetano Kostas, Xhuzepe Montanaas, etj. Dikush apo shumëkush nuk dëshironte që dy prokurorët, Falkone dhe Borselino të ecnin më tej në punën e tyre, sepse ata kishin filluar të ecnin në “tokë të ndaluar”, kishin filluar të cënonin interesa deri atëherë të paprekshme, dhe se shikonin që ata nuk ndiheshin vetëm. I pari “rrëzohet” Falkone më 23 maj 1992, dhe pas tij, “në kuadrin e 56 ditëve” (siç konsiderohej na mafia në kuadrin afateve të hakmarrjes , më 19 korrik 1992 do të vinte radha e Paolo Borselinos dhe rojeve të ekskortës, Agostino Catalano, Valter Kosima, Vincendo Li Muli, Emanuela Loi dhe Klaudio Traina. Për ekzekutimet e tyre u akuzuan Toto Riina dhe Salvatore Biondino. Ndërsa, personi që ka shtypur telekomandën për vrasjen e Falkones është Xhovani Bruska, i cili është arrestuar dhe është kthyer në bashkëpunëtor të drejtësisë.
 
EMANUELE BAZILE
Karabinieri që kishte dëshmi të forta për mafian
Emanuele Bazile ishte karabinieri më i respektuar dhe më i famshëm i Monrealit, që u vra nga anëtarët e “Cosa Nostra”-s, ndërsa po kthehej nga një festë për në shtëpi, së bashku me gruan, Silvanën dhe vajzën dyvjeçare, Barbaran. Bazile kishte zbuluar prova dhe dëshmi të forta për rrjetin dhe aktivitetin e “Cosa Nostra”-s dhe nëse mafia nuk do ia kishte prerë në mes këtë nismë karabinierit 31-vjeçar, ai premtonte arrestime mjaft të bujshme të bosëve të mëdhenj të mafias. E në të vërtetë, nuk qe e thënë që t i shkonte deri në fund kësaj çështjeje, pasi u ekzekutua në sy të familjes së tij 4 majin e vitit 1980. Pas vdekjes ai u vlerësua nga shteti italian me Medaljen e Artë “Për kontributin e dhënë në luftën kundër krimit”.
GAETANO KOSTA
Prokurori i ekzekutuar disa ditë para arrestimeve
Prokurori i famshëm i Palermos në vitet 80-të, Gaetano Kosta, u vra vetëm disa ditë para se të kryheshin disa arrestime mjaft të rëndësishme të krerëve të “Cosa Nostras”, për të cilët kishte siguruar provat e mjaftueshme dhe kishte prerë fletë-arrestet. U vra mëngjesin e 6 gushtit të vitit 1980, vetëm disa hapa larg shtëpisë së tij, nga katër plumba pistoletaash të dy “killerë”-ve. Ekzekutimi i tij u interpretua me faktin se sapo kishte lëshuar një urdhër- arresti për bosin e madh të “Cosa Nostra”-s, Rosario Spatola. Madje për këtë veprim, i kishin dalë kundër edhe kolegët e tij, të cilët kishin refuzuar që ta firmosnin. Ai u shpall fajtor nga mafia, vetëm sepse kishte respektuar ligjin dhe kishte tentuar të kryqëzonte bosët e saj.
PIO LA TORRE
“Aksidenti” vdekjeprurës për policin e betuar
Pio la Torre ishte një polic i thjeshtë siçilian që kërkonte të luftonte mafian me çdo kusht. Ai ka lindur në provincën e Palermos më 24 dhjetor të vitit 1927. Pasi mbaroi studimet, u kthye në Siçili i zgjedhur si deputet dhe kërkoi të drejtojë një betejë të madhe që, sipas tij, ishte ajo e luftës kundër mafies. Për La Torren, mafia përbënte një rrezik të madh jo vetëm për Italinë, por për të gjithë Mesdheun. Por ai filloi të gërmonte shumë, aq sa bosëve të “Cosa Nostra”-s nuk u pëlqeu dhe kërkuan ta hiqnin qafe. Kështu, mëngjesin e 30 prillit të vitit 1982, teksa La Torre së bashku me një kolegun e tij ishin vënë në ndjekje të një makine të dyshimtë, makinës së tyre i afrohen dy motorë dhe i qëllojnë për vdekje.
KARLO ALBERTO DE LA KIEZA
Vrasja e gjeneralit që zbuloi lidhjet e politikës me krimin
Vrasja e gjeneralit të policisë italiane, Karlo Alberto Dela Kieza është konsideruar si ekzekutimi më i bujshëm i mafias për kohën. Dela Kieza, i lindur më 27 shtator të vitit 1920 në Saluzo, ishte një nga gjeneralët më të njohur dhe më të respektuar të Italisë. Madje, ishte cilësuar “gjenerali i përkryer”. E nëse nga populli i thjeshtë dhe pushtetarët e ndershëm italianë ai shihej me sy të mirë, përshtypje të kundërta me këto kishte lënë tek mafia. De la Kieza kishte hyrë në ullukët e zbulimit të një sistemi ryshfeti, që për shume vjet kishte ruajtur të balancat midis politikanëve të korruptuar, afaristëve dhe kulmit të “Cosa Nostras”. Kjo punë i kushtoi ekzekutimin në një atentat mafioz në 3 shtatorin e vitit 1982.
 
ROKO KINIÇI
Cosa-Nostra eliminon me autobombë shefin e hetuesisë
Roko Kiniçi ishte shefi i Paolo Borselinos, kur në 1975 u emërua hetues në Prokurorinë e Palermos. Thelbi antimafie i Prokurorisë së Palermos përbëhej nga tri prokurorë; Borselino, Falkone dhe Barrile, të cilët punonin përkrah njëri-tjetrit, duke vënë në punë gjithë profesionalizmin e tyre, nën drejtimin mjeshtëror dhe nxitës të shefit të hetuesisë, Roko Kiniçi. Mafia filloi të ndjente goditjet e kësaj pune dhe, në këtë formë filloi të lëvizte. Do të kërkonte të rrëzonte me dhunë protagonistët që guxuan të zbulonin rrjetin e “Cosa Nostras”. E kështu, më 4 gusht 1983 do të vriste shefin e hetuesisë, Roko Kiniçi dhe rojet e tij, me një autobombë.
XHUZEPE MONTANA
Plumba në plazh kreut special të antimafias
Komisari Xhuzepe Montana ishte dirigjenti i skuadrës speciale antimafia të Palermos. Ai ishte cilësuar si një investigator i vendosur i kriminalitetit të mafias. Bashkë me mikun e tij, Antonio Kasara, ai kishte drejtuar disa operacione të suksesshme, të cilat kishin vënë në pranga dhjetëra bosë të mafias. Madje, komisari Bepe Montana, siç njihej ai, kishte arrestuar dy mafiozë mjaft të rëndësishëm. Katër ditë pasi kishte kryer arrestimet e rëndësishme, ndërkohë që Bepe Montana ndodhej në plazh në shoqërinë e të fejuarës, më 28 korrik të vitit 1985 ai vritet në një atentat. Dy persona, të cilësuar si “killer” të mafias, pasi e qëlluan për vdekje, u larguan nga vendi i ngjarjes.
 
XHOVANI FALKONE
Hakmarrja mbi gjykatësin e famshëm, që kishte dënuar 474 mafiozë
Falkone ka lindur në 18 maj 1939 në Palermo, ishte një gjykatës italian i specializuar për ndjekjen e krimeve të “Cosa Nostra”-s. Ka qenë i njohur për gjyqet e tij, ku nga 474 mafiozë, 360 janë dënuar për krime të rënda dhe 119 janë dënuar në mungesë. Sekretet e mafies, Falkone i mori nga Tomaso Busketa, mafioz sicilian. Falkone u vra së bashku me gruan e tij dhe tre policë më 23 maj 1992. Makina në të cilën ata udhëtonin shpërtheu nga një bombë, që ishte vendosur në segmentin e rrugës në të cilën ata po udhëtonin. Vrasja ishte organizuar nga Salvatore Riina, si një hakmarrje ndaj Falkones në dënimet që ai kishte dhënë në gjyqin e madh të varjeve.
 
PAOLO BORSELINO
Gjykatësi që donte të vazhdonte rrugën e Falkones, por shkeli “në dërrasë të kalbur
Miku i ngushtë i Falkones, Paolo Borselino, përfundoi magjistraturën në të njëjtën kohë me të. Të dy kishin vendosur që bashkë të luftonin mafian, e pas vdekjes së Falkones, Borselino vendosi që të vazhdojë punën e lënë në mes të Falkones pas vrasjes së tij. Borselino filloi të shkelte në atë që quhej “tokë e ndaluar” e familjeve mafioze, kryesisht të “Cosa Nostras” dhe bosëve të mëdhenj nuk u erdhi aspak mirë që ai po i “fuste hundët” kaq shumë. Kështu, në kuadrin e 56 ditëve nga vrasja e Falkones më 19 korrik 1992, ishte radha e Paolo Borselinos dhe rojeve të ekskortës, Agostino Catalano, Valter Kosima, Vincendo Li Muli, Emanuela Loi dhe Klaudio Traina. Për ekzekutimet e tyre u akuzuan Toto Riina dhe Salvatore Biondino.
ÇEZARE TERRANOVA
Hodhi dritë mbi rrjetin “Cosa Nostra”, gjë që i solli lavdinë dhe vdekjen.
Një nga njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë së asaj kohe në Itali ishte edhe Çezare Terranova, i cili u përpoq të hidhte pak dritë mbi “Cosa Nostra”-n. Në fakt kjo ishte detyra e tij, por që i solli edhe fundin e një karriere të shkëlqyer. Mafia, mëngjesin e 25 shtatorit të vitit 1979, organizoi ndaj tij në Palermo atentatin e përgjakshëm, ku mbeti i vrarë Terranova dhe bashkë me të edhe karabinieri Lenin Mancuso. Terranova nuk mbahet mend vetëm si një nga njerëzit më të rëndësishëm të drejtësisë, por edhe si deputet dhe si anëtar i Komisionit Parlamentar të Antimafias. Puna e tij u lidh shumë me çështjen e zbulimit të rrjetit të madh të mafies, por gjithçka iu pre në mes.
BORIS XHULIANO
Investigatori i viteve 8-të, provat që i kushtuan kokën
Në vitet 80-të, Boris Xhuliano u cilësua si investigatori më i suksesshëm i policisë dhe skuadrës së Palermos. Ai përdori metodat më speciale të hetimit për të zbuluar lidhjet që kishin politikanët në fund “70-të më mafien dhe në fakt, deri diku ia arriti qëllimit. Kjo u cilësua si një sukses i Xhulianos për vetë faktin se proceset gjyqësore deri në ato vite, të gjitha kishin dështuar për mungesë provash. E në të vërtetë, Xhuliano këtë kërkonte, që të gjente provat e nevojshme që implikonin zyrtarët me mafien e “Cosa Nostra”-s. Por puna e tij u pre në mes, pasi kishte shkelur në rrugën e gabuar. Mafia organizon një atentat ndaj tij, më 21 korrik të vitit 1979 në Palermo, ku ai mbetet i vdekur.
Kodi i nderit për anëtarët e “Cosa Nostra”-s     
Ja cilat janë ligjet e pashkruara tw Cosa Nostras-s
Nuk mjafton vetëm “dëshira e mirë” për t’u bërë pjesë e mafies, a më saktë e “Cosa Nostra”-s. Përveç aftësive të caktuara që duhet të ketë një person që të mund të rekrutohet nga familja, ai duhet gjithashtu të kalojë dhe një sërë provash. E fundit e këtyre provave është prova e zjarrit, e cila aplikohet gjatë betimit. Në Cosa Nostra aplikohet një kod i tërë nderi, i cili shërben si rregullator i organizatës. Rregullat përbërëse të kodit të nderit janë bërë të njohura ndër vite nga të penduarit e mafies. Në një sentencë të dhënë nga Tommaso Buscetta-s, një prej anëtarëve të parëve që ka thyer Omerta-n (kodi i heshtjes)ndër shumë ligjet e pashkruara që rregullojnë sjelljen mafioze është dhe detyrime për të thënë gjithnjë të vërtetën kur flitet mes “burrave të nderit”. Jeta e Cosa Nostra-s (fjala mafie është një term letrat që nuk përdoret nga anëtarët e kësaj organizate) është e disiplinuar nga rregulla të ashpër të pashkruar, por të paraqitura gojarisht, të cilët rregullojnë organizimin dhe funksionimin e tërë organizatash. Ligjet e pashkruara dhe kodet e Cosa Nostra-s janë bërë herë pas herë të ditura nga të penduarit që vijnë prej këtyre radhëve.
1.  Celula e parë është e përbërë nga “familja”, një strukturë me bazë territoriale që kontrollon një zonë të qytetit apo një qendër të tërë të banuar, nga ku merr dhe emrin.
2.   Familja është e përbërë nga “burra nderi” ose “ushtarë” të koordinuar dhe udhëhiqet nga një shef i zgjedhur i quajtur edhe “përfaqësuesi”, i cili pasohet nga një “zv/shef” dhe nga një ose më shumë “këshilltarë”.
3.    Nëse ngjarje të rastit bëjnë të pamundur zgjedhjen normale të shefit nga anëtaret e familjes, “komisioni” organizon emërimin e “anëtarëve të këshillit” që të administrojnë përkohësisht familjen deri në kohën e zgjedhjeve në normale.
4.    Aktiviteti i familjeve koordinohet nga një organizëm kolegjial i quajtur “komisioni” ose “kupola”, ku bëjnë pjesë përfaqësuesit e tre a më shumë familjeve të afërta.
5.   Komisioni drejtohet nga njëri prej përfaqësuesve të familjeve. Komisioni ka një rreze veprimi të gjerë, si dhe ka detyrën për të siguruar respektimin e rregullave të Cosa Nostra-s brenda secilës familjeje, e mbi të gjitha, të zgjidhë konfliktet ndërmjet familjeve.
6.  Jo më pak të rëndësishme janë rregullat që disiplinojnë “rekrutimin” e “burrave të nderit” dhe çështjeve të sjelljes së tyre.
7.  Kërkesat për rekrutim janë: dhuntia e guximit dhe mungesa e mëshirës; një situatë familjare transparente, e mbi të gjitha mungesa e lidhjeve të çdo lloji me policinë.
8. Prova e guximit nuk u kërkohet atyre personazheve që shërbejnë si përfaqësues. Sipas një shprehjeje të Salvatore Contorno-s, anëtar i penduar i Cosa Nostra-s, këtu bëjnë pjesë “fytyra e pastër” e mafies, pra profesionistët, administratorët publikë, sipërmarrësit, të cilët përgjithësisht nuk përfshihen në veprime kriminale.
9. Personi që të dhënat e përdorura më lart afrohet me kujdes për t’i testuar disponueshmërinë për t’u bërë pjesë e shoqërisë. Me të marrë pëlqimin, anëtarësimi i rishtarit kryhet në një vend në natyrë. Në prezencën e të paktën tre burrave të familjes, ku do të bëjë pjesë, zhvillohet ceremonia e betimit për besnikëri ndaj Cosa Nostra-s.
10.    Personi në fjalë mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin që përmbyllet me frazën: “U djegsha si kjo figurë e shenjtë nëse tradhtoj betimin tim”.
11. Statusi i “burrit të nderit” me t’u përftuar përfundon vetëm në vdekje; mafiozi, cilado qofshin rrethanat e jetës së tij, a kudo të banojë, në Itali a jashtë, mbetet gjithnjë i tillë.
12.  “Burri i nderit”, pasi të ketë mbaruar betimin, fillon të njohë sekretet e Cosa Nostra-s dhe të hyjë në kontakt me anëtarët e tjerë. Vetëm familja Korleone e dhe ajo e Resuttana-s nuk ua kanë bërë të ditur asnjëherë zyrtarisht emrat e anëtarëve të tyre, shefave të familjeve të tjera.
13.  Në çdo rast, njohja e “burrit të nderit” me faktet e Cosa Nostra-s, varet rrënjësisht nga grada që ai do të ketë në organizatë, në kuptimin që sa më lart të jetë aq më të mëdha janë mundësitë që ai të mësojë fakte dhe të hyjë në konkakt me “burra nderi” të familjeve të tjera.
14.  Çdo “burrë nderi” është i detyruar të respektojë “barrën e heshtjes”: nuk mund t’i zbulojë të huajve anëtarësinë e tij në mafia dhe aq më pak sekretet e Cosa Nostra-s; ky është mbase rregulli më i hekurt i Cosa Nostra-s.
15.  Brenda organizatës, llafet e tepërta zakonisht nuk çmohen: qarkullimi i lajmeve është i reduktuar në minimumin e domosdoshëm dhe “burri i nderit” duhet të përmbahet për të mos bërë pyetje të tepërta sepse kjo është shenjë e kuriozitetit të pavend dhe çon në lindjen e dyshimeve ndaj personit në fjalë.
16. Kur burrat e nderit flasin mes tyre për çështje që kanë të bëjnë me Cosa Nostra-n kanë detyrim absolut për të thënë të vërtetën dhe kur bëhet fjalë për “burra nderi” të familjeve të ndryshme është mirë që të asistojë në bisedë një i tretë që mund të konfirmojë përmbajtjen e bisedës.
17.  Kush nuk thotë të vërtetën pëson sanksione të rënda që variojnë nga përjashtimi e deri në vdekjen e personit në fjalë.
18.  Këto koncepte janë të një rëndësie themelore për të vlerësuar deklaratat e kryera nga “burrat e nderit”, pra nga anëtarët e Cosa Nostra-s dhe për të interpretuar sjelljet dhe bisedat.
19.  Nëse për shembull dy “burra nderi” ndalohen nga policia ndërkohë që gjenden një makinë ku ndodhet një armë, mjafton një shenjë e pakapshme mes tyre për të vendosur se cili do të mbajë përgjegjësi për armën, në mënyrë që të mos përfundojnë të dy në burg.
20. Gjatë dënimit me burg është normë që “burri i nderit” të mos tentojë të arratiset nga burgu: një sjellje e tillë është treguese e mungesës së aftësisë për të marrë përsipër përgjegjësitë. Tani sidoqoftë, duket se ky rregull nuk ndiqet më.
21. Një rregull tjetër themelor i Cosa Nostra-s i ndalon absolutisht “burrat e nderit” që të kërkojnë ndihmë nga drejtësia e shtetit. Përjashtim të vetëm, sipas Buscetta-s bën vjedhja e automjeteve, të cilat mund të denoncohen në polici për të shmangur që “burri i nderit” që ka automobilin të mos përfshihet në ngatërresa që mund të sajojë personi që e ka vjedhur atë. Por një “burrë nderi” nuk duhet të japë asnjëherë emrin e personit që e ka vjedhur makinën.
Riti i anëtarësimit
Një anëtar i mundshëm i Cosa Nostra-s, para betimit ndiqet me kujdes dhe testohet për të parë nëse është i përshtatshëm për t’u bërë pjesë e organizatës. Pasi testohet ai çohet në një vend të veçuar në prezencë ne tre “burrave të nderit” të familjes, ku më i vjetri prej tyre i thotë se mafia ka për qëllim të mbrojë të dobëtit dhe të eliminojë fëlliqësitë. Shpohet gishti i dorës së kandidatit dhe gjaku hidhet në imazh të shenjtë. Më pas imazhit i vihet flaka dhe në anëtari i ardhshëm i mafies duhet ta mbajë në duar falkan deri sa të fiket krejtësisht duke u betuar ndërkohë që do t’u qëndrojë besnik parimeve të Cosa Nostra-s dhe duke pranuar solemnisht: “U djegsha ashtu siç digjet ky shenjt nëse nuk do t’i qëndroj besnik betimit”. Pas betimit, dhe vetëm atëherë, “burri i nderit” prezantohet me kreun e familjes, së cilës do t’i përkasë.
Personi që do të anëtarësohet në “Cosa Nostra” afrohet me kujdes për t’i testuar disponueshmërinë për t’u bërë pjesë e shoqërisë. Me të marrë pëlqimin, anëtarësimi i rishtarit kryhet në një vend në natyrë. Në prezencën e të paktën tre burrave të familjes, ku do të bëjë pjesë, zhvillohet ceremonia e betimit për besnikëri ndaj “Cosa Nostra”-s. Personi në fjalë mban në duar një imazh të shenjtë, e spërkat me gjakun e një prej gishtave të tij, i vendos zjarrin dhe më pas e mban në duar deri sa fiket duke përsëritur formulën e betimin.
 
“Betohem se do të respektoj “barrën e heshtjes”. Nuk do të zbuloj para të huajve anëtarësimin tim dhe as sekretet e “Cosa Nostra”-s. Nuk do të bëj pyetje të tepruara dhe nuk do të bëhem kurrë kurioz për asgjë. Do të mjaftohem me ato që di vetë dhe ato që më thoni ju. Do të them gjithmonë të vërtetën për të gjitha ato çështje që kanë të bëjnë me “Cosa Nostra”-n. Nuk kam dhe nuk do të kem asnjë herë lidhje me policinë. U djegsha si kjo figurë e shenjtë e spërkatur me gjakun tim, nëse tradhtoj betimin tim”.
 
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix15 orë më herët

Çfarë ndodh në organizëm nëse nuk hani sheqer për 10 ditë

Sheqeri ka një efekt shkatërrimtar në organizëm dhe nxit shfaqjen e shumë problemeve dhe sëmundjeve shëndetësore siç janë: diabeti i...

Mix15 orë më herët

Faktori që ndikon në shtimin në peshë – Këshillat që ju duhen

Ushqyerja e keqe dhe shtimi në peshë janë pjesë e një cikli vicioz që rrezikon shëndetin jo vetëm të të...

Mix15 orë më herët

Përfitimet e pafundme nga lëngu i mandarinës

Kjo është stina e mandarinave. Ky frut i shijshëm pak më i vogël se portokalli mund të hahet në formën...

Mix15 orë më herët

Speci djegës – Si ta përdorni për shëndetin e zemrës

Speci i kuq djegës është përdorur prej mijëra vitesh kundër disa problemeve shëndetsore. Këtu përfshihet urthi, kllapia, sëmundjet e stomakut,...

Radar16 orë më herët

-Hej, Siri, a mund të më gjesh një mik të besueshëm?

Nga Ornela Çuçi “Popujt zakonisht i këndojnë virtyteve që nuk i kanë” më tha kolegia ime nga Kosta Rika në...

Mix16 orë më herët

Spotify publikon listën me këngët më të dëgjuara në historinë e saj

Aplikacioni muzikor Spotify ka ndarë një listë të 10 këngëve më të transmetuara në historinë e tij. Spotify është bërë...

Mix16 orë më herët

Andrea Toska, 14-vjeçari shqiptar që u shpërblye nga Samsung pasi zbuloi defektin në softuerin e tyre

Andrea Toska është një 14-vjeçar shqiptar, i cili ka arritur të zbulojë një defekt në softuerin e telefonave celularë Samsung...

Mix17 orë më herët

Qumështi i shtrydhur me pompë më pak i shëndetshëm sesa ushqyerja direkt nga gjiri?

Qumështi i gjirit i shtrydhur me pompë mund të mos jetë aq i shëndetshëm për fëmijët, sa qumështi i dhënë direkt nga...

Kioske17 orë më herët

Nëse nevojën për politikanë të rinj opozitarë do ta kishte përmbushur PD …

Nga Indrit Vokshi Partitë e reja Lulëzuan sepse degradoi PD-ja. Në raport me to, Fevziu, Sandri, Carlo, Vjollca, Irfani, Ylli,...

Mix18 orë më herët

Arsyeja absurde pse Mark Zuckerberg eliminoi fact checking nga Facebook

Lajmi për eliminimin e verifikimit të fakteve nga palët e treta nga rrjetet sociale Meta ka ngjallur jo pak komente...

Facebook