Lidhu me ne

Radar

Çfarë ka brenda Qabesë në Mekë?

Për miliarda kureshtarë në botë: Ja çfarë ka brenda Qabesë në Mekë
Për miliarda kureshtarë në botë: Ja çfarë ka brenda Qabesë në Mekë
Quhet Qabe dhe është një godinë katrore rreth së cilës përsillen çdo çast të ekzistencës së kësaj bote me dhjetra e qindra besimtarë, të atyshëm ose si pelegrinë të ardhur nga anekënd botës. Aty nuk del apo hyn kush, dhe kjo e bën atë grishëse të kuriozitetit njerëzor për atë se çfarë ka brenda.
image-4
Në një sipërfaqe që nuk i kalon 180 metra katrorë, Qabja përmban tri shtylla prej druri të cilat mbajnë tavanin e saj. Druri i përdorur është i një prej llojeve më të forta, vënë nga një prej shoqëruesve të profetit Muhamed, Abdullah bin Zubejri.
image-2
Shtyllat janë më shumë se 1.350 vjet të vjetra dhe kanë ngjyrë kafe të errët. Perimetri i çdo shtylle është rreth 150 centimetra, ndërsa diametri është 44 centimetra.
Çdo shtyllë ka një bazë katrore druri. Në mes të këtyre tri shtyllave, ka një shtyllë në të cilin qëndrojnë të varura dhuratat e Qabesë. Kjo shtyllë kalon nëpër të tri shtyllat dhe skajet e saj shtrihen në muret veriore dhe jugore.
Presidenca e dy xhamive të shenjta, thotë se qoshi i Levantit në anën e djathtë të brendshme të Qabesë përfshin shkallë të mbyllura, e cila i ngjan një strukture të mbyllur drejtkëndëshe pa dritare dhe që ka një derë me një dry të veçantë që të çon lart në tavan.
image-1
Në derë, ka një perde të bukur mëndafshi me gravura ari dhe argjendi. Presidenca gjithashtu thotë se dyshemeja e Qabesë është punuar nga mermeri. Shumica e mermerit është e bardhë, ndërsa një pjesë e saj është me ngjyrë.
Muret e brendshme të Qabesë janë bërë me mermer me ngjyra dhe të dekoruar. Pjesa e brendshme është e mbuluar me një perde mëndafshi me ngjyrë të kuqe që ka tekst në ngjyrë të bardhë të qëndisur ku janë disa nga emrat e Zotit. Kjo perde mbulon gjithashtu tavanin Qabesë.
image
Brenda Qabesë ka tetë gurë të dekoruar me kaligrafi arabe duke përdorur dorëshkrimin Thuluth dhe një gur të dekoruar po me kaligrafi arabe duke përdorur shkrimin kufik. Fjalët mbi gurë janë bërë nga copa të çmuara me ngjyra të mermerit. Këto u shkruan në shekullin e 6-të pas hixhretit.
Në murin lindor dhe në mes të derës së Qabesë dhe të Baabut Taubah (Dera e Pendimit), është dokumenti i Mbretit Fahd bin Abdulaziz Al-Saud i gdhendur në një pllakë mermeri për të treguar datën e rinovimeve që mbreti i fundit ka bërë në strukturën Qabesë. Numri i gurëve të shkruara brenda Qabesë pra është 10 në total, të gjithë të punuara me mermer të bardhë.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix17 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix18 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore18 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix19 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar20 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore20 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal21 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix21 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar22 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook