Lidhu me ne

Aktualitet

Ankthi, sëmundja e re e shqiptarëve. Mjekja tregon shifrat: 30 pacientë në ditë në Psikiatri

Doktoresha Arjana Rreli prej 30 vjetësh punon si mjeke psikiatre, nga të cilat 8 vjet në Qendrën Komunitare të Shëndetit Mendor numër 3 në Tiranë. Në rrethinat e Tiranës me një popullsi prej 800 mijë banorësh ka vetëm 3 qendra të tilla.
Qendra 3 tek Poliklinika e Përgjithshme është më e madhja. Ajo ofron shërbime për 350 mijë banorë që vijnë që nga Tirana deri nga Shëngjergji, Zall Herri e Kamza. Me një llogari të thjeshtë një mjek psikiatër shërben për rreth 90 mijë qytetarë.
Në këtë qendër shërbejnë 4 mjekë psikiatër gjithsej, 3 për të rritur dhe 1 për fëmijë e adoleshentë. Është qendër ambulatore me psikologë, punonjës sociale, 8 infermierë që dalin në terren për të identifikuar raste të reja, ose për njerëz që nuk pranojnë të vijnë në qendër.
Këtu ofrohet terapi zhvillimi për fëmijë të prekur nga autizmi, me paaftësi intelektuale ose probleme të tjera të zhvillimit mendor.
Me shtimin e popullsisë rritet dita-ditës edhe fluksi i vizitave.
“Rreth 15 vizita kanë qenë gjithmonë, kurse tani rreth 30”, thotë doktoreshë Arjana.
Një qytetar orientohet tek qendra e Shëndetit mendor nëpërmjet mjekut të familjes ose një specialisti të fushës.
Pas derës ka vazhdimisht njerëz që presin të marrin një shërbim cilësor.
“Mbingarkesa është pa diskutim. Nëse flasim për standarde evropiane, një mjek psikiatër duhet të bënte 6 vizita në Ditë”, rrëfen dr. Arjana Rreli.
Vetëm për 2017 në këtë Qendër të Shëndetit Mendor u kryen rreth 9000 vizita nga të 4 mjekët psikiatër.
Por cila është diagnoza që has më shpesh në punën e saj doktoreshë Rreli?
“Ankthi, çrregullime të humorit, të personalitetit të të menduarit, por ankthi ka qenë dhe mbetet në vend të parë”, thotë doktoresha.
Ndërsa intervistojmë doktoreshën radha e pacientëve që presin pas dere vetëm shtohet. Një zonjë 35-vjeçare ka vizitën e radhës me psikiatren Rreli.
“Ulje në pozicion të punës dhe që ishte komplet jashtë profilit tim, kisha dhe të tjerat, divcorci, shtëpia me qira, vajza e vogël”, thotë ajo.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë në gjithë Shqipërinë janë 9 Qendra Komunitare të Shëndetit Mendor bashkë me atë në Kavajë që pritet të nisë nga puna brenda këtij viti.
Në to shërbejnë 20 mjekë psikiatër, një numër i pamjaftueshëm ky po sipas Ministrisë së Shëndetësisë, për të përballuar fluksin e qytetarëve që më së shumti sipas statistikave, diagnostikohen me ankth e depresion.
Por në bazë të planit kombëtar 2013-2022, për Zhvillimin e Shërbimeve të Shëndetit Mendor numri i qëndrave komunitare planifikohet të dyfishohet brenda këtij harku kohor./TCH/
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore10 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar10 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix14 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix14 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix14 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet15 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal15 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske15 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore15 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook