Në pjesën më të madhe të botës ngjyra e taksive është e verdhë.
Po kush e vendosi këtë ngjyrë?
E gjithë merita është e John Hertz.
Hertz ishte një punëtor i thjeshtë nga Çikago, SHBA, i cili fillimisht shiste gazeta dhe ngiste fugonin e distribucionit.
Kjo gjë zgjati deri në vitin 1905 kur takoi Walden W.Shaw, një pasanik i ri i cili po kërkonte një partner të besueshëm për ta përfaqësuar në marrëveshjet dhe kontratat e shitjes së automjeteve.
Hertz bëri një punë të mirë jo vetëm në rimëkëmbjen e kompanisë, por disa vite më vone ai e pa veten të rrethuar nga një numër i madh makinash në dispozicion të tij.
Duke patur shumë makina në dispozicion Hertz i lindi ideja e përdorimit të tyre për të ofruar shërbimin taksi. Gjithsesi, ky nuk ishte i vetmi shërbim taksi në Shtetet e Bashkuara në atë moment.
Por Hertz po kërkonte diçka të veçantë, një element që ta veçonte kompaninë e tij nga të tjerat.
Kështu që ai bëri kërkime rreth këtij biznesi deri sa arriti në konkluzionin se sekreti i suksesit ishte imazhi dhe vizualiteti.
Pas kësaj Hertz vendosi të lyente të gjitha makinat me të njëjtën ngjyre, por cila duhet të ishte ngjyra?
Për të mos gabuar, ai kontaktoi Universitetin e Chicagos që ti përcaktonte se shkencërisht, cila ishte ngjyra që binte më shumë në sy në distancë.
Ata përcaktuan se ngjyra e verdhë, e cila në fakt ishte edhe ngjyra më e thjeshtë për t’u prodhuar, ishte ngjyra e cila dallohej më shumë në distancë dhe hynte tek ngjyrat e ngrohta të cilat përfaqësojnë shërbimin.
Kështu, në vitin 1915 Hertz krijoi kompaninë e taksive të verdha në Çikago dhe të gjitha makinat kishin këtë ngjyrë.
Pas kësaj të gjitha taksitë në New York u lyen me ngjyrë të verdhë në mënyrë që vizualisht të dalloheshin më shumë në rrugë.
Sistemi i Hertz u kthye në një simbol dhe ndiqet sot nga shumica e kompanive të taksive kudo në botë.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu