Keni kohë që nuk jeni më në një marrëdhënie? Vë bast që ju kanë ardhur në majë të hundës takimet familjare ku tezja apo halla gjithmonë bën pyetjen “Po hë, kemi ndonjë të re?”

Shumë prej jush mund të kenë kaluar një apo disa ndarje të tmerrshme e tashmë që jeni prej kohësh single, pyetja që ju mundon është “Pse?”

Epo vajza, lejomëni t’ju qartësoj idetë.

1

Ju mendoni se jeni “shumë të pavarura”
Jo vetëm që mendoni se jeni të pavarura por e shihni këtë gjë dhe si pjesë të identitetit tuaj. Ndoshta keni kaluar një ndarje të keqe, jeni shumë e zënë në punë, shumë kokëfortë… qindra arsye vetëm që mos të lejoni dikë të ri në jetën tuaj. Por një gjë duhet të kuptoni, ajo pavarësia juaj do të ishte shumë mirë si jashtë dhe brenda një marrëdhënieje.

2

Nuk pranoni çfarë doni vërtet
Disa vajza thonë që nuk duan një lidhje afatgjatë por në fakt e duan atë, ose të tjera flasin gjithandej se sa të lumtura ndihen single kur në fakt s’janë. Duhet të pranoni realitetin. Nuk ka asgjë të keqe të duash (ose jo) dikë në jetën tënde.

3

Mos prisni që ai t’ju lexojë mendjen
Jo, e dashur, nuk funksionojnë gjërat siç do ti! Një marrëdhënie e shëndetshme vjen si rezultat i një komunikimi të mirë. Përpara se të grindeni me të, mendoni njëherë a kishit folur për këtë gjë në fillim. Marrëdhënia nuk duhet të jetë një lojë quiz.

4

Qetësohuni dhe mësoni të doni veten
Në qoftë se ju i thoni vetes gjithë kohës që nuk e meritoni x gjë/person, mos prisni që të vijë dikush tjetër që do të ndryshojnë gjithçka në jetën tuaj duke përfshirë këtu dhe vetbesimin tuaj. Jo! Duhet të mësoni ju të doni veten, me të mirat e të këqijat që keni e më pas të prisni ta bëjë këtë gjë një tjetër.