Lidhu me ne

Aktualitet

Meta ka të drejtë, deti nuk është tepsia e Ramës

Sado mendim negativ të mund të kesh për karrierën politike të Ilir Metës, nuk mund të mos i japësh të drejtë presidentit aktual për qëndrimin që po mban për marrëveshjen me Greqinë. Meta ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke bërë thirrje për “transparencë të plotë”. Më parë, ai ka botuar në media edhe një letër në të cilën ka kërkuar më shumë informacion për njerëzit që do të negociojnë, për metodën që do të ndjekin dhe për objektin që do të marrin në shqyrtim.
Pra me qëndrimin e tij publik, presidenti ka marrë anë në një debat që po zhvillohet prej ditësh.
Nga njëri krah është pala e qeverisë që ka hedhur në treg disa argumenta. Sipas tyre presidenti nuk duhet të japë plotfuqishmëri, por vetëm autorizimin për të. Sipas tyre presidenti do të ketë më pas edhe mundësi të tjera për ta kontrolluar procesin. Sipas tyre, Ilir Meta, si një kafshë e vërtetë politike, po kërkon më shumë protagonizëm personal në këtë çështje të rëndësishme.
Prandaj, pretendojnë ata, Meta duhet të firmosë mbi një letër të bardhë dhe të mos e prishë festën e pajtimit për të cilën kanë rënë dakord që më parë Rama dhe Tsipras.
Në krahun tjetër, Ilir Meta mbështetet tek vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2010, e cila i jep një rol kryesor Presidenti të Republikës gjatë negociatave ndërkombëtare.
Pra, pavarësisht vjegzave ligjore apo kushtetuese ku kapen, pavarësisht se bazohen në vendime gjykate apo në ligje të votuara gjatë pushtetit të socialistëve, palët ndahen mes dy konceptesh më të mëdha.
Krahu i qeverisë thotë: na jepni lejen, ne, një grushti të mbyllur dhe okult njerëzish, të panjohur për publikun, të vendosim si do të ndajmë kufirin e 3 milion shqiptarëve.
Krahu i presidencës kërkon kontroll, besueshmëri, transparencë dhe integritet të njerëzve që do të negociojnë.
Në planin historik, Ilir Meta ka të drejtë. Po t’i kthehemi së shkuarës së afërt, marrëveshjes Berisha- Karamanlis për detin, nga ajo kemi nxjerrë një konkluzion të madh. Në negociatat që zhvillohen pa kontroll dhe në fshehtësi, mund të gabohet. Tashmë dëshmitë janë të qarta. Kabllogramet e ambasadës Amerikane dërguar Uashingtonit na e kanë dëshmuar se ato u zhvilluan nën presionin e Athinës për të penguar integrimin e Shqipërisë. Vëtë negociatorët kanë denoncuar (shiko Wikileaks poshtë) para diplomatëve perëndimorë se ata ishin të dënuar t’i kryenin bisedimet në fshehtësi nga fuqitë e mëdha. Po ata, kanë dëshmuar se pala shqiptare zbatonte e bindur ato që kërkonte Athina.
Pra, do të mjaftonte kjo eksperiencë për të mos përsëritur gabimet e së shkuarës dhe për të mos e lënë këtë proces si monopol të një grushti të ngushtë njerëzish.
Le të jemi të qartë, as Sali Berisha nuk është ai tradhëtari që vizatojnë disa dhe që kishte si qëllim t’i shiste ujrat tona Greqisë. Natyrisht, as për Edi Ramën nuk mund të mendohet e njëjta gjë.
Por, në fund të fundit, ata janë politikanë që veprojnë sipas interesave afatshkurtra dhe manovrave që u japin efekte të menjëhershme, prandaj ligji dhe kushtetuta ka parashikauar që ata të jenë të kontrollueshëm, kur nënshkruajnë marrëveshje ndërkombëtare me efekte dhjetra apo më shumë vjeçare.
Pikërisht në këtë kontrollueshmëri dhe transparencë po këmbëngul edhe Ilir Meta përballë logjikës së Edi Ramës që po përsërit refrenin e zgjedhjeve: “E dua tepsinë të tërën dhe i vetëm”.
Dhe këtu Meta ka të drejtë, sepse as deti dhe as kufijtë nuk janë si koncesionet, kullat apo inceneratorët që mund të lihen në mëshirën e tepsisë të një grykësi të pangopur.  /Lapsi
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore11 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar11 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix15 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix15 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix15 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet15 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal15 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske16 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore16 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook