Lidhu me ne

Aktualitet

62 mijë ankesa për mbifaturim nga OSHEE

Në zyrat e Kujdesit të Klientëve pranë njësisë qendrore të OSHEE radha e ankesave është e gjatë. Vetëm gjatë vitit që shkoi kompania mori 62 mijë ankesa me pretendime për keqfaturim. Sipas OSHEE-së keqfaturimi ndodh në raste “sporadike, kryesisht si gabim teknik i lexuesve ose papërgjegjshmëri e tyre, ose ne rastet kur nuk kanë shkuar rregullisht sipas grafikut të përcaktuar për leximin e abonenteve.”
Por ndryshe nga çfarë pretendon kompania, dokumente dhe dëshmi nga zyrtarë, ish zyrtarë dhe faturistë të OSHEE-së të siguruara nga BIRN, ngrenë dyshime se disa drejtori rajonale të kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike i mbifaturojnë qytetarët në bazë të një plani mujor që shpërndahet nga zyrat qendrore dhe ka për qëllim të fshehë humbjet në rrjet dhe të përmirësojë treguesit e kompanisë. Të dhënat e siguruara nga BIRN, tregojnë se kompania është nën hetim nga Prokuroria, pasi dyshohet se zyra qendrore e saj qëndron pas mbifaturimit të një numër qytetarësh në Shkodër.
Skema e mbifaturimit
Dokumentet e siguruara nga BIRN zbulojnë se OSHEE shpërndan në drejtoritë rajonale një plan mujor për faturuesit. Një burim konfidencial, në pozicion drejtues në kompaninë OSHEE, deklaroi se çdo muaj drejtori i shitjeve shpërndan te lexuesit një shkresë mbi nivelin e sasisë së energjisë që është hedhur atë muaj në rrjet dhe planin që duhet të përmbushë faturuesi. Letra lëshohet nga drejtori dhe firmoset vetëm nga lexuesi.
“Ekipet  e faturimit të energjisë marrin çdo muaj planin mujor nga shefi i tyre për të faturuar energjinë elektrike. Plani tregon sasinë e energjisë që është hedhur në rrjet në fiderat që mbulon ai lexues dhe nivelin që duhet të faturohet”- tregon zyrtari i OSHEE-së.
Dokumente të tjera tregojnë se si lexuesve në drejtori të ndryshme rajonale u shkon niveli i faturuar nga sistemi përpara se të nisin leximin e matësve. Në shumë raste vlera e printuar  nga sistemi është më e lartë se ajo që faturuesit lexojnë në matës.
Tre raporte audituese të kompanisë, dy nga ekspertë kontabël të kontraktuar nga Ministria e Energjisë dhe Industrisë dhe një tjetër nga kompania ndërkombëtare KPMG, ngrenë pikëpyetje mbi saktësinë e të dhënave të faturimit me atë të arkëtimit dhe humbjeve në kompaninë e shpërndarjes të energjisë elektrike.
“Në pasqyrat financiare të shoqërisë ekziston një mospërputhje e llogarive të arkëtueshme, midis sistemit të faturimit dhe arkëtimit (billing-ut). Menaxhimi është në dijeni të këtyre mospërputhjeve pasi diferencat kanë rezultuar në periudhat e mëparshme por edhe gjatë vitit 2015.” thotë grupi i ekspertëve kontabël shqiptarë. “Në 2015 kompania raporton se ka faturuar 68.66% të totalit të sasisë së energjisë që ka injektuar në rrjetin e shpërndarjes. Humbjet e energjisë në rrjet në nivelin 31.34% tregojnë mospërputhje mes mekanizimit të matjes dhe energjisë së faturuar si të konsumuar,” shkruan raporti.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Kryesore12 orë më herët

“Rama u shndërrua në argat të Vuçiçit”, Berisha: Asnjë arritje në 12 vite, i kanë mbetur në gojë zhabat

“Ne paraqesim një projekt që Shqipëria nuk e ka njohur kurrë më parë”. Kështu u shpreh kreu demokrat Sali Berisha...

Radar12 orë më herët

“Kanadaja nuk do jetë kurrë amerikane” – Do të zëvendësojë Trudeau si kryeministër, kush është Mark Carney

Partia Liberale e Kanadasë ka zgjedhur me shumicë dërmuese Mark Carney si kryeministër të ri të vendit, teksa ish-guvernatori i...

Mix16 orë më herët

Këto 5 shenja horoskopi janë magnet për suksesin

Disa njerëz duket se kanë një aftësi të lindur për të tërhequr fatin dhe suksesin, ndërkohë që të tjerët përpiqen...

Mix16 orë më herët

Natalie Portman në një romancë dashurie

Natalie Portman  është në lidhje me muzikantin francez Tanguy Destable, konfirmoi People të premten. Media franceze Voici ishte e para...

Mix16 orë më herët

Penelope Cruz: Jeta nis 50 vjeç!

Sapo ka kaluar pragun e gjysmë shekulli dhe duket se aktorja spanjolle nuk ndalet drejt qëllimit për të prekur të...

Aktualitet17 orë më herët

Linda Rama në Samitin e Forbes në Abu Dhabi: “Shqipëria ka mësuar nga pësimet”

Me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, në Abu Dhabi u zhvillua samiti prestigjioz “Forbes 2025”, një ngjarje që mbledh...

Temporal17 orë më herët

Çfarë është një intelektual?

Çfarë është një intelektual? Për këtë pyetje, nuk ka nevojë të endemi midis përkufizimeve të pranuara. E tëra çfarë ju...

Kioske17 orë më herët

Opozita, akoma larg një projekti për rrotacionin e pushtetit

Shkruar nga Preç Zogaj Elita e partisë u la jashtë primareve. Një absurditet që goditi qysh në krye parimin e...

Kryesore17 orë më herët

Zgjedhjet e 11 Majit, Veliaj fushatë nga burgu: Votoni Partinë Socialiste

Në një intervistë nga qelia, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj tha se ai do të votonte Edi Ramën...

Kryesore3 ditë më herët

Zbulohen listat, kush janë kandidatët më të përfolur për PD dhe PS në qarkun Shkodër

Në “Top Story” në TCH janë diskutuar emrat më të përfolur të kandidatëve për deputetë në disa qarqe të vendit....

Facebook