Lidhu me ne

Radar

Infeksionet urinare, parandalimi, simptomat dhe mjekimi

Infeksionet urinare, parandalimi, simptomat dhe mjekimi
Dr. Entela Labaj

Dr. Entela Labaj

Dr. Entela Labaj
Infeksionet urinare fillojnë nga rrugët tona urinare që përbëhen nga: veshkat, ureterët (kanalet eurinës), fshikëza e urinës dhe uretra.
Si mund të parandalohet ky problem dhe cilët janë personat më të prekur?
-Të gjithë njerëzit janë të rrezikuar për t’u prekur nga infeksionet e rrugëve urinare. Më të rrezikuar janë pacientët me anomali të lindura të veshkës, ata që kanë gurë në aparatin urinar, anomali të kanaleve urinare, ureter shumë të përdredhur. Pacientët që kanë probleme gjinekologjike si: infeksionet e rrugëve gjenitale, personat me imunitet të ulët dhe diabetikët në ndërhyrjet kirurgjikale me kateter, personat e paralizuar, ata që nuk mbajnë higjienë personale.
-Infeksionet urinare janë shumë të shpeshta dhe zënë vendin e dytë pas atyre të traktit respirator. Risk më të lartë kanë femrat sesa meshkujt për arsye se uretra është më afër anusit.
Tipet e infeksioneve urinare
a) Infeksione të sipërme (pielonefrit akut) shfaqet me dhimbje të pjesës së sipërme të mesit, temperaturë të lartë, ethe, të përziera dhe të vjella.
b) Infeksione të poshtme (cistit) shfaqet me dhimbje dhe presion në pjesën e fundit të barkut, ndjenjë presioni, urinim i dhimbshëm dhe i shpeshtë, dalje të gjakut me urinë.
c) Uretritis, shfaqet me djegie gjatë urinimit.
Infeksionet e aparatit urinar ndodhin kur bakteret hyjnë në rrugët urinare dhe shumëfishohe nnë fshikëzën urinare.
a) Cistitet (infeksion të fshikëzës), shkaktohen nga E. Colli, që gjendet zakonisht në rrugët e aparatit gastro-intestinal. Në të njëjtën kohë, marrëdhëniet seksuale mund të favorizojnë shpeshtësinë e cistitit tek gratë.
b) Uretritis (infeksioni i uretrës) ndodh kur bakteret e aparatit gastro-intestinal, përhapen nga anusi në uretër. Për të njëjtën arsye, shkurtësia e uretrës, afërsia me vaginën, sëmundjet seksualisht të transmetueshme (herpesi, gonorea, flamidia), zhvillojnë uretritis.
Faktorët e riskut
1. Gjinia: femrat kanë uretër më të shkurtër se meshkujt dhe janë më të predispozuara.
2. Seksualisht aktiv përgjithësisht në kryerjen e marrëdhënieve të rregullta seksuale, kanë një rritje të infeksioneve urinare.
3. Përdorimi i disa metodave kontraceptive si diafragmat, spermicidet, kupat vaginale.
4. Menopauza sepse mungojnë hormonet estrogjene dhe ndryshon mukoza e aparatit urinar.
5. Personat që përdorin kateter urinar, që nuk urinojnë vetë.
6. Anomalitë të aparatit urinar, ku pengohet rrjedhja e lirë e urinës.
7. Ulja e imunitetit, apo diabeti.
8. Pishinat, ku nuk respektohen rregullat higjienike, këtu futen dhe infeksionet gjenitale.
9. Diabeti, shtatëzania, një higjienë e ulët.
UTI.jpg3_Cilat janë simptomat e infeksioneve urinare
1. Urgjencë e vazhdueshme dhe e fortë për të urinuar.
2. Ndjesi djegieje gjatë aktit të urinimit.
3. Urinim të shpeshtë dhe me sasi të pakët.
4. Ndjesia sikur nuk urinojnë dot, apo zbrazin plotësisht fshikëzën.
5. Gjak në urinë apo urinë e turbullt, erë të rëndë.
6. Urinimi gjatë natës (nikturia).
Komplikacionet
Nëqoftëse infeksionet urinare, nuk trajtohen siç duhet, mund të çojnë në infeksion të veshkës akut apo kronik (pielonefrit), që dëmton në mënyrë të vazhdueshme veshkën.
Gratë shtatëzana kanë risk për të lindur fëmijë prematurë, apo me peshë të vogël (hipotrofi).
Testet laboratorike për të konfirmuar infeksionet urinare
a) Analiza e thjeshtë e urinës (për të parë praninë e rruazave të bardha leukocitet, rruazat e kuqe eritrocitet, bakteret, kristalet, epitelet në urinë).
b) Një ECHO renale është e domosdoshme.
c) Analizat në gjak bilanc: kreatinemi, azotemi.
d) Një urokulturë për të parë çfarë mikrobi është prezent dhe kush antibiotik është efikas, për të luftuar atë.
e) Cistoskopi (nëpërmjet cistoskopit shihet nga brenda fshikëza e urinës dhe uretra).
Çfarë këshillohet dhe mjekimi
-Të pihet ujë me shumicë që të shpëlahen bakteret dhe kristalet.
-Të shmangen pijet që irritojnë fshikëzën, kafe dhe alkool.
-Të përdoren borsa të ngrohta në fund të barkut (jo të nxehta), për të qetësuar dhimbjet e fshikëzës.
-Pastrimi i regjioneve intime.
-Të zbrazet urina pas marrëdhënieve seksuale dhe të pihet një gotë ujë pas tyre.
-Pastaj hyn mjekimi medikamentoz: mitrofurantoina, baktrina, ciprofloksacin, levofloksacin,ampicilinë etj.
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Radar17 orë më herët

Presidenca ‘Reality Show’ e Donald Trump që rrezikon gjithë botën!

Presidenti i SHBA Donald Trump takohet me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky në Shtëpinë e Bardhë më 28 shkurt 2025/ AP...

Mix17 orë më herët

13 Benefitet e rrushit të kuq për lëkurën, flokët dhe shëndetin

Rrushi i kuq nuk është vetëm për të bërë verë të mirë. Ka më shumë se 200 lloje të rrushit...

Mix17 orë më herët

Çfarë duhet të hani për rritjen e flokëve?

Ka një lidhje të ngushtë midis ushqimit të shëndetshëm dhe shëndetit të flokëve tanë. Ja disa lëndë ushqyese të dobishme...

Kryesore18 orë më herët

Berisha: Primaret ishin procesi më demokratik që ka njohur vendi! Në krahun tjetër, kandidaturat i përcakton krimi

Kryedemokrati Sali Berisha ka folur për primaret e mbajtura nga kjo forcë politike. Ai i ka quajtur si procesi më...

Mix18 orë më herët

Alarm i kohëve moderne/ Tre në 10 fëmijë janë miopë nga telefoni dhe tableti

Miopia është një nga sëmundjet më të përhapura tek fëmijët pasi kalojnë gjithnjë e më shumë kohë përpara ekraneve të...

Radar20 orë më herët

Çfarë po kurdis Soros në prapaskenë kundër Trump

Shkruar nga Damla Taskin*Alex Soros dhe Joe Biden / Teksa Trump synon të godasë institucionet e lidhura me Sorosin –...

Kryesore20 orë më herët

Primaret e PD/ Nga Nallbati tek Jorida Tabaku, ‘top 10’ më të votuarit nga anëtarësia e PD

Komisioni i Organizimit dhe Kontrollit të Operacioneve Elektorale (KOKOE) pranë Partisë Demokratike bëri publike rezultatet e primareve për zgjedhjet parlamentare...

Temporal20 orë më herët

Well done Jorida

Nga Irena Beqiraj Gruaja më e votuar në primaret e Tiranës ishte Jorida Tabaku, Leximi i kësaj fitoreje është i...

Mix21 orë më herët

Prada drejt blerjes së Versace

Grupi italian i luksit Prada dhe Capri Holding, kompania e cila zotëron Versace, mund të arrijnë një marrëveshje deri në...

Radar22 orë më herët

Floriana Garo, Orjela Nebiaj, Silvi Bardhi/ Gratë që humbën shpresat për karrige në parlament pas primareve e PD-së

Rezultatet e primareve në Partinë Demokratike kanë sjellë surpriza, veçanërisht për disa nga gratë dhe vajzat e kësaj partie, të...

Facebook