Çfarë është spondiliatroza, dhe kurat për shërimin e saj
Spondiliatroza është një sëmundje e shpeshtë. Pjesa që preket më shumë është ajo e shtyllës kurrizore. I sëmuri ndien dhimbje në bel dhe nuk mund të përkulet dot. Dhimbja përhapet nga fundi i belit deri në afërsi të bishtit të vertebrës së fundit. Dhimbja shkon deri në zverk. Dhimbjet e shkaktuara shpeshherë bllokojnë edhe frymëmarrjen. Ekzistojnë dy tipe të kësaj sëmundjeje.
Spondiliatroza lumbare
Spondiliatroza lumbare, e cila ka vetëm dhimbje të shpinës dhe ajo cervikale e qafës. Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj, lokalizimi në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë. Skematikisht mund të dallosh 2 tipe, midis të cilave spondiliatroza lumbare dhe ajo cervikale.
Spondiliatroza cervikale
Spondiliatroza cervikale godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjën mes kokës dhe qafës. Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni dhe tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth, ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet me emocionet intence
Spondiliatroza lumbare shoqërohet me dhimbje të forta të shpinës, që nuk lejon të bëjë as lëvizjen më të vogël. I sëmuri duhet të qëndrojë në krevat të fortë në mënyrë që të mos lejohet përkulja e vertebrave, duke vështirësuar lëvizjen.
Cervikale
Dhimbjet në qafë, përveç se ka dëmtim të vertebrave, ka edhe shenja të tjera si dhimbje koke, marrje mendsh, humbje të ekuilibrit, mpirje të krahut, shtëngime të gjoksit dhe vështirësi në frymëmarrje dhe dhimbje ndërmjet shpatullave. Shkaqet
Shkaku kryesor është dëmtimi i vertebrave të shtyllës kurrizore, Dëmtimi vjen për pasojë të ngritjes së peshave të rënda, qëndrimi për një kohë të gjatë përpara televizorit, lodhjet e tepërta fizike dhe streset psikologjike.
Këshilla
*Të qëndroni në një ambient të ngrohtë për qetësimin e muskulaturës së kurrizit.
*Banjat termale janë shumë të mira për qetësimin e dhimbjeve të mesit.
*Nëse dhimbjet janë shumë të forta atëherë nevojitet ndihma e mjekut.
*Nëse nuk mund ta lëvizni kokën ose nuk mund të përkuleni duhet të drejtoheni menjëherë te mjeku.
*Të mos ngrihen pesha shumë të rënda, që shkaktojnë dhimbje të mesit.
*Merruni me ushtrime gjimnastikore për mesin dhe ushtroni notin. Tenisi nuk është i rekomandueshëm.
*Shmangni qëndrimet për një kohë të gjatë përpara televizorit, pasi çon në dëmtim të shtyllës kurrizore.
Si ta kurojmë spondiliatrozën
Spondiliatroza, është kryesisht sëmundje që prek të gjithë ata njerëz që kanë punuar në fabrika, uzina, në minierë. Kjo pasi helmet me të cilat punohet zakonisht në të tilla vende shkaktojnë dëmtime të sistemit nervor, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Përpos këtij fakti, specialistët tregojnë se spondiliatroza është edhe shfaqje e gjumit të keq në mënyrë të vazhdueshme, si dhe shfaqje e dëmtimit të sistemit nervor.
Madje kohët e fundit është arritur në përfundimin se edhe ata njerëz të cilët nuk i mbajnë shpatullat e tyre drejtë dhe kanë probleme me mënyrën e qëndrimit, janë të “kërcënuar” nga spondiliatroza.
Dhimbjet
Shkaktohet lehtësisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth; ndaj një nga metodat e kurimit është edhe psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë; shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë i një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.
Simptomat
Dhimbja mund të jetë fikse dhe pulsuese, zgjatja e saj dhe lokalizimi janë në varësi të kushteve që e favorizojnë ose në të kundërt e pushojnë. Domethënëse janë edhe përsëritjet dhe intensiteti i dhimbjes, i cili mund të jetë aq i lartë sa ta bëjë jetën e pacientit shumë të vështirë. Skematikisht mund të dallosh disa tipe, midis të cilave migrena dhe spondiliatroza.
Spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës. Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve, sidomos sedativët dhe antidepresivët; ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme.
Kohëve të fundit në përdorim ka hyrë një ilaç: sumatriptan, që është një antagonis specifik selektiv ndaj receptorëve 5HT1-LIKE të serotoninës, që vepron në damarët kryesorë duke bllokuar krejtësisht krizat akute të migrenës. Gjenetika, sot ka synim kryesor gjetjen e shkaqeve të dhimbjeve së kokës: si migrena me karakter familjar, duke kërkuar për elementin trashëgimtar.
Në vitin 1996 është zbuluar një gen përgjegjës për transportimin e kalciumit nëpër qelizat cerebrale, i cili shkakton një formë tjetër migrene, e quajtur “migrenë familjare” nëse ky gen nuk funksionon normalisht, lëvizjet e nivelit të kalciumit reflektohen në mosfunksionimin e disa neurotransmetuesve, ngacmimi i të cilave shkakton këtë formë migrene. Ky zbulim erdhi si rezultat i kërkimeve të vazhdueshme për të kuptuar shkaqet e dhimbjeve të kokës dhe parandalimit të tyre.
Ndërkohë që me migrenë nënkuptohen një valë dhimbjesh akute, në një gjysmë të kokës, shpesh të shoqëruara nga të vjella dhe marramendje. Shenjat e para janë shqetësime vizive: fleshe dritash në ajër, shfaqen sidomos tek adoleshentët ose moshat e reja, të cilët janë pjesëtarë familjesh ku është prezent kjo sëmundje edhe tek anëtarët e tjerë, dhe sidomos tek femrat me probleme menstruale.
Patogjenezia e migrenës është e lidhur me modifikimin e fluksit të gjakut cerebral, shkaktuar nga shqetësime arterioale. Terapia kundër dhimbjeve të migrenës bazohet në përdorimin e antifiamatorëve jo me përbërje steroidesh, si aspirina ose të tjera të ngjashme, duke i krijuar vetes kushte errësire dhe qetësie.
Fitnesi largon spondiliatrozën
Ushtrimet aerobike dhe kohët e fundit fitnesi, është një ndër aleatët më të mirë për të larguar sëmundjen e spondiliatrozës. Sipas specialistëve, çdo njeri duhet të bëjë të paktën 10 minuta ushtrime në ditë për të vënë në lëvizje muskujt e kokës, që kanë edhe lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore.
Sipas specialistëve çdo mëngjes koka duhet të lëvizet mbi 20 herë majtas-djathtas, dhe qafa duhet të rrotullohet po kaq herë, dhe menjëherë pas ushtrimeve duhet të bëhet një dush me temperaturë normale. Të gjitha këto shërbejnë për të evituar dhimbjet nga spondiliatroza gjatë ditës
Si kurohet spondiliatroza
1-Çdo mëngjes duhet të bëni të paktën 15 minuta ushtrime për muskujt e qafës
2-Duhet të bëni në darkë dush me temperaturën e ujit mesatare
3-Duhet të evitoni stresin dhe dëgjimin e televizorit me zë të lartë
4-Pirja e çajrave të ndryshme, veçanërisht me mente bën mirë për sëmundjen
5- Ecja, shëtitjet pasditeve ndihmojnë për një gjumë më të mirë
6-Zgjedhja e dyshekut, e jastëkut duhet të jetë e kujdesshme, në mënyrë që ato të përshtaten me masën e qafës
7-Kurimi i sëmundjes ka për bazë kortizonin
8-Për të hequr dhimbjen nuk duhet të pini asnjëherë paracetamol dhe aspirina
Pse sëmuren njerëzit
Më parë njerëzit bënin shkaktarë të shfaqjes së spondiliatrozës grumbullimin e një pjese të gjakut në tru, (që vinte nga palca kurrizore) por ajo u hodh poshtë nga studiues të ndryshëm dhe mendohet se shkaktare e shfaqjes së saj janë ngacmues të ndryshëm, si zhurmat e forta, drita e fortë, problemet e ndryshme, etj
Shfaqet edhe pas 70 vitesh
Mund të jesh 70 a më shumë vjeç, dhe s’ke pasur kurrë më parë probleme me spondiliatrozën. Mjekët nuk e përjashtojnë mundësinë që nëse ke punuar gjithë kohën në një ambient të mbyllur dhe nëse ke pasur kontakte të ndryshme me përbërje kimike, helme. Shkencëtarët kanë zbuluar se fizkultura është mënyra më e mirë për të luftuar sëmundjen.
Masazhi qetëson dhimbjet e spondiliatrozës
Metodat më të rëndësishme të kurimit të spondiliatrozës janë masazhet, banjat termale dhe si gjithmonë bimët medicinale, që edhe këtë herë vijnë në ndihmë të qetësimit të dhimbjeve.
Bimët….
Spondiliatroza cervikale e qafës dhe ajo lumbare e shpinës shpesh qetësohen dhe përmirësohen me bërjen e masazheve, siç është fizioterapia, masazh me vaj e uthull. Një seancë prej 30 minutash, që zgjat 10 deri në 15 ditë do t’u bënte shumë mirë dhimbjeve të shkaktuara. Edhe dëllinja e kuqe ka dhënë rezultate të mira në qetësimin dhe përmirësimin e nervit të ngacmuar. Nga kjo bimë merret një lugë kafeje dhe zihet së bashku me një gotë ujë për 15 minuta.
Kur lëngu i përftuar ftohet, kullohet dhe shtrydhet. Ky lëng pihet gjatë ditës për 30 ditë rresht. Në rast se nevojitet më tepër nga kjo kurë, mund të shtohet doza, por gjithmonë në raporte të barabarta. Një tjetër kurë është edhe ajo e përftuar nga speci djegës. Rreth 10 gramë nga speci hidhet në 100 gramë alkool 60 gradë. Kjo masë lihet për 6 ditë. Këshillohet që kjo masë të përzihet herë pas here duke e tundur. Pasi kullohet i jepet të sëmurit të pijë 20 pika para buke në drekë dhe në darkë.
Terapia
Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve të rekomanduara nga mjeku, sidomos antidepresivët. Ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme. Spondiliatroza është një defekt mekanik i vertebrave, që nuk riprodhohet, por qetësohet me mjekime e masazhe, banja termale, që në disa raste përmirësohet për disa javë, muaj apo vite.
Nga se shkaktohet spondiliatroza
Spondiliatroza, është kryesisht sëmundje që prek të gjithë ata njerëz që kanë punuar në fabrika, uzina, në minierë. Kjo pasi helmet me të cilat punohet zakonisht në të tilla vende shkaktojnë dëmtime të sistemit nervor, që ka lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore. Specialistët tregojnë se spondiliatroza është edhe shfaqje e gjumit të keq në mënyrë të vazhdueshme, si dhe shfaqje e dëmtimit të sistemit nervor.
Kohët e fundit është arritur në përfundimin se edhe ata njerëz të cilët nuk i mbajnë shpatullat e tyre drejtë dhe kanë probleme me mënyrën e qëndrimit, janë të “kërcënuar” nga spondiliatroza. Ajo shfaqet edhe në rastet kur ke punuar gjithë kohën në një ambient të mbyllur dhe nëse ke pasur kontakte të ndryshme me përbërje kimike, helme.
Ushtrimi fizik kuron spondiliatrozën
Ushtrimet aerobike dhe kohët e fundit fitnesi, është një ndër aleatët më të mirë për të larguar sëmundjen e spondiliatrozës. Sipas specialistëve, çdo njeri duhet të bëjë të paktën 10 minuta ushtrime në ditë për të vënë në lëvizje muskujt e kokës, që kanë edhe lidhje të drejtpërdrejtë me palcën kurrizore.
Sipas specialistëve çdo mëngjes koka duhet të lëvizet mbi 20 herë majtas-djathtas, dhe qafa duhet të rrotullohet po kaq herë, dhe menjëherë pas ushtrimeve duhet të bëhet një dush me temperaturë normale. Të gjitha këto shërbejnë për të evituar dhimbjet nga spondiliatroza gjatë ditës. Shkencëtarët kanë zbuluar se fizkultura është mënyra më e mirë për të luftuar sëmundjen. Ajo ndihmon në ringjalljen dhe rifunksionin e muskujve dhe indeve.
Dhimbjet e shkaktuara nga spondiliatroza
Dhimbjet “zgjohen” lehtësisht nga stresi, emocioni, tensioni dhe është e shpeshtë tek njerëzit depresivë dhe me ankth. Një nga metodat e kurimit është psikoterapia, pasi kjo sëmundje lidhet më emocionet intense. Dhimbja në kokë, ka dy shfaqje karakteristike, migrenën dhe spondiliatrozën, ato janë dy nga shqetësimet më të shpeshta edhe pse në disa raste mund të jetë një shenjë e mirë, shfaqja e një lodhjeje ose një tensioni, por nëse është e fortë dhe e përsëritur është simptomë i një sëmundjeje cerebrale si: ematomë, encefalite, meningjit ose ndonjë hipertension i rëndë.
Për ata që vuajnë nga ngacmime të shpeshta është e këshillueshme një terapi e plotë, e cila përfshin një gamë të gjerë ilaçesh si: propanol, metirsegide, pizotifene, amitriptilina e fenelzin.
Moshat që prek spondiliatroza
Spondiliatroza godet sidomos moshat e rritura, nuk transmetohet nga familja dhe mund të zgjasë në një kohë të papërcaktuar, duke shqetësuar edhe gjumin e natës. Dhimbja është më e shpërndarë sesa në rastin e një migrene, duke u shtuar në pjesën e pasme të kokës dhe sidomos në nyjen mes kokës dhe qafës.
Terapia kundër spondiliatrozës thellohet në teknikat e relaksimit, me anë të masazheve dhe psikoterapisë edhe pse nuk përjashton përdorimin e ilaçeve, sidomos sedativët dhe antidepresivët; ndërsa ilaçet më të rënda këshillohen vetëm kur dhimbjet janë të padurueshme. Kohëve të fundit në përdorim ka hyrë një ilaç: sumatriptan, që është një antagonis specifik selektiv ndaj receptorëve të serotoninës.
Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu