Lidhu me ne

Gatime

Manaferra, aspirina natyrale ndaj çdo sëmundjeje

Manaferra, aspirina natyrale ndaj çdo sëmundjeje
Manaferrat janë fruti më i përkryer për të rënë nga pesha falë fibrave që përmbajnë dhe manganit, i cili përshpejton metabolizmin. Po ashtu, substancat që gjenden tek manaferrat ulin rrezikun për sulm kardiak si dhe ulin nivelin e kolesterolit të keq në gjak. Manaferrat gjithashtu mbrojnë shëndetin e mëlçisë dhe parandalojnë kancerin. Disa studime kanë treguar se manaferrat janë një frut i mirë edhe për ata që vuajnë nga diabeti i tipit 2. Lëkura juaj qëndron e re dhe e freskët me manaferra falë antioksidantëve dhe vitaminave që gjenden tek to. Dietologia e njohur Lisa Dorfman thotë se një gotë me manaferra përmbush 61 për qind të nevojës ditore për vitaminë C, dhe gjithashtu ato përmbajnë shumë kalium, fibra dhe resveratrol, një substancë që gjendet edhe tek rrushi që mbron zemrën.”
Në mjekësinë popullore përdoren frutat, gjethet, lastarët e njomë dhe rrënjët. Gjethet e reja mblidhen në qershor- korrik dhe thahen në hije në shtresa të holla.
Vetitë kuruese
Frutat e manaferrës konsumohen të freskëta pasi piqen mirë; me to përgatitet reçeli cilësisë së mire. Me frutat e manaferrës bëhet verë, uthull dhe raki. Vera ka vlera të mira mjekësore. Frutat e manaferrës përmbajnë sheqerna, vitaminë C, karotinë, Vitaminë E, acide organike, pektinë etj. Po ashtu edhe gjethet e saj janë të pasura me vitaminë C, acide organike, lëndë tonike dhe aromatike. Në fara ndodhet vaji yndyror në masën deri 12%.
Të gjitha pjesët e bimës kanë veti mjekësore shumë të mira. Qysh në lashtësi janë përdorur nga njeriu pjesët e bimës, si gjethet e majat, për të bërë çajra kundër sëmundjeve të aparatit tretës, si dhe në formë kompresash me përdorim të jashtëm. Manaferra është e pasur me vitaminat A, C, B1, B2 dhe B6, me thartinë organike, hekur, magnez, fosfor, kalcium, mangan dhe sheqer pemësh. Është e pasur me celulozë dhe ndihmon në rregullimin e peshës trupore.
Përmban thartinë saliciline (përbërës aktiv i aspirinës) e cila shfrytëzohet për zbutjen e dhimbjeve, uljen e temperaturës dhe kundër inflamacionit. Ky frut ndikon pozitivisht edhe në të parët, forcon imunitetin, ndërkaq është konstatuar se edhe pengon shfaqjen e kancerit në gji dhe në qafën e mitrës. Mjekët gjermanë e rekomandojnë për zbutjen e hemorroideve. Manaferrat e freskëta janë më të shijshme me pak mjaltë apo sheqer. Nga to mund të bëhen lëngu, vera, komposto, likeri, xhemi, pite të shijshme dhe ëmbëlsira.
Gjethet e manaferrës kanë veti rrudhëse, djersitëse dhe qetësuese, ndikojnë edhe në uljen e temperaturës. Në këto raste përdoret infuzi, i cili përgatitet si vijon: Merren 6-10 gram gjethe dhe zhyten në një gotë me ujë të valuar, duke i lënë aty për 10 minuta. Gjatë ditës pihen 1-2 gota të tilla, në gjendje të vakët. Ky infuz (ose i përgatitur në formë çaji) rekomandohet të pihet në rastet kur personi ndien djegie në stomak e në zorrë, në raste thartirash, diarresh, si dhe në formë gargarash (shpërlarje e gojës dhe e grykës), kur ka djegie në gojë, në mishrat e dhëmbëve.
Ky çaj është shumë rezultativ dhe kundër hemorroideve (majasëllit) dhe në sëmundjen e sheqerit. Për të ndaluar hemorragjinë e hemorroideve, zbatohet këshilla: Merren 100 gram gjethe manaferrash dhe hidhen në një litër ujë. Këto zihen jo më shumë se 10 minuta. Nga çaji i përgatitur, pihen tri gota në ditë, për tri ditë rresht. Çaji i gjetheve, i sythave dhe i lastarëve përdoret me efekt edhe nga kardiakët (ata që vuajnë nga zemra), ata me sëmundje të stomakut bile për çdo njeri, qoftë edhe i shëndoshë, çaji i përmendur jo vetëm që është i parrezikshëm, por, përkundrazi, është shumë i dobishëm për organizmin e tij. Gjethet e thara të manaferrës janë përdorur në sëmundjet e mushkërive për ndalimin e gjakut. Këto përdoren në formë dekokti, duke i dhënë të sëmurit nga 4-5 gota në ditë, me mjaltë ose me sheqer.
MANAFERRA përmirëson shikimin e dobët
Ditët e sotme po rritet ndjeshëm numri i personave që kanë probleme me shikimin. Kjo edhe si shkak i përdorimit pa kriter të kompjuterit, me orare të zgjatura dhe sidomos gjatë orëve të vona të natës. Më mirë së përdorimi i medikamenteve të ndryshme që m und të blihen në farmaci, për të gjithë ata që kanë probleme me shikimin vjen një teori e re nga mjekësia popullore. Sipas saj për të përmirësuar shikimin e dobët pihet çdo ditë një gotë me lëng karote. Për të përmirësuar shikimin gjatë natës përzihen 30 pika lëng manaferrash me 50 gramë ujë. Kjo masë pihet tri herë në ditë. Gjithashtu mund të pihen dy gota me lëng manaferre në ditë
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix7 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix7 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar7 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar7 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix7 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix1 javë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix1 javë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix1 javë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix1 javë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar1 javë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook