Lidhu me ne

Kryesore

Analiza/ Arsyet pse Armando Duka e fitoi garën e FSHF

Megjithëse gara ishte parashikuar si shumë e fortë, Armando Duka u rizgjodh për të pestën herë në krye të FSHF-së duke e munduar Bashkim Finon me një rezultat shumë të ndjeshëm. Në këtë fitore me 38 vota, ndikuan një sërë faktorësh. Që nga ndërhyrja e politikës e deri tek organizimi i FSHF-së. Lapsi.al i ka renditur ato…
  • Armando Duka fitoi sepse pati përballë një kandidat të ardhur nga politika dhe të pilotuar nga qarqe shumë pranë kryeministrit Rama. Një gjë e tillë bëri që rreth presidentit aktual të koagulohen të gjithë faktorët kundër qeverisë. Që nga mediat më të mëdha në vend, gazetarët me emër e deri tek partitë opozitare që kishin në Asamble afro ¼ e votave të kontrolluara prej tyre, u mobilizuan që Edi Rama të mos fuste në kthetrat e tij FSHF-në. Kështu, megjithëse Fino, i vizatuar si i vetmi kandidat që për arsye politike mund të arrinte të thyente hegjemoninë e presidentit aktual, mori shumë vota politike bashkish, ai krijoi rreth vetes një efekt boomerang. Ai tuboi së bashku njerëz që nuk do të ishin bashkuar kurrë, nëse ai nuk do të qe futur në garë.
  • Armando Duka fitoi edhe sepse ai ka ngritur për katër mandate në federatë një sitem lidhjesh klienteliste, me marrëdhënie dhe ndere personale, të cilin nuk mund ta zhbëjë dot as pushteti politik. Jo më kot intelektuali francez Jaques Atali ka thënë për FIFA-n dhe UEFA-n se ato janë organizma diktatoriale që sfidojnë fuqinë e çdo qeverie lokale. Këtë herë edhe në Durrës u vërtetua teza se futbolli, që ka të njëjtat vese si politika në drejtim, nuk mund të sfidohet lehtë prej saj.
  • Armando Duka fitoi edhe sepse, pavarësisht nga skandalet juridiko- financiare që i zbuloi Fino, pra pavarësisht nga ato, ai e kishte mandatin që sapo mbylli, mandatin e tij më të mirë. Gjatë këtij mandati trajneri i zgjedhur prej tij, Giani De Biasi dhe skuadra e tij, arritën të çojnë Shqipërinë në Finalet e France 2016. Përpos këtij suksesi ekskluzivisht sportiv, Federata, me gjithë mangësitë në nivel lokal, tregoi se ka një fuqi të konsiderueshme në planin e lobingut ndërkombëtar. Ajo mundi UEFA-n dhe Serbinë gjatë procesit ndërkombëtar të Gjykatës sportive CAS në Zvicër. Pra këto dy suksese do të ishin të mjafta që Duka të kishte edhe argumentat publikë për fitimin e një kandidimi të dytë.
Megjithatë, pavarësisht se kjo është fitorja më e vështirë e Armando Dukës, ajo e ka bërë shumë më fraxhil profilin e tij në publik. Me aksesin mediatik që kishte dhe me aparatin shtetëror që iu vu në dispozicion, Bashkim Fino arriti të nxjerrë gjatë kësaj fushate shumë anë të errëta e të panjohura të FSHF dhe metodat autoritare të drejtimit të presidentit aktual. Prandaj, sado e përmasave epike të jetë kjo fitore, prej saj ka dalë një president që qëndron mbi këmbë argjili. /Lapsi.al
Vazhdo leximin
Kliko të komentosh

Duhet të jeni i kyçur në mënyrë që të mund të lini një koment Kyçu

Përgjigju

MË TEPËR

Mix3 ditë më herët

Elon Musk: Mos dhuroni më asnjë qindarkë për Wikipedia, kontrollohet nga ekstremi i majtë

Elon Musk, i ka bërë thirrje publikut që të ndalojë së dhuruari për ‘enciklopedinë’ e internetit Wikipedia, duke e akuzuar...

Mix3 ditë më herët

Si e dekoroi Kendall Jenner shtëpinë për Krishtlindje

Dashuria e Kendall Jenner për Krishtlindjen vjen nga nëna e saj Kris Jenner. “I jap shumë meritë nënës sime për...

Radar3 ditë më herët

“Na duhet aleancë kundër krimit, korrupsionit, drogës dhe mafias. Në Itali nuk e bëri veç drejtësia”

Dom Gjergj Meta “Duhet të bëjmë një aleancë qytetare kundër krimit, korrupsionit dhe mafies”. Kështu u shpreh Dom Gjergj Meta,...

Radar3 ditë më herët

Ekonomia po rritet pa konsum

Në 3-mujorine e tretë, kur turizmi ishte në kulmin e tij konsumi final i popullatës u rrit me vetëm 0.8...

Mix3 ditë më herët

VIDEO: Kërcimi viral i Donald Trump për Krishtlindje

Donald Trump priti Krishtlindjet në pronën e tij në Mar -a – Lago ku mblodhi familjen e madhe. Show-n e...

Mix4 ditë më herët

Sam Altman kundër Elon Musk: “ai është një bullizues, i pëlqen të debatojë me njerëzit”

Dihet mirë se marrëdhëniet mes Sam Altman dhe Elon Musk nuk janë idilike dhe përgjigja e OpenAI për Musk e...

Mix4 ditë më herët

“La Palma”: Seriali i ri në Netflix që po thyen rekorde shikueshmërie

Shikuesit besnikë të Netflix janë shumë të emocionuar për serialin e ri “La Palma”, i cili përshkruhet nga shumë njerëz...

Mix4 ditë më herët

100 christmas wishes for friends and family

Best Christmas Wishes, Sayings and Greetings To Write in Christmas Cards 1. Merry Christmas! I hope you receive one blessing after...

Mix4 ditë më herët

Krishtlindje: sugjerime filmash për një atmosferë magjike!

Krishtlindjet janë koha e përsosur për të shijuar disa filma klasikë që përcjellin mesazhe të ngrohta, dashurie dhe miqësie. Filmat...

Radar4 ditë më herët

Presidenti Donald Trump do të përballet me një Phenian ndryshe gjatë mandatit të dytë!

Në mandatin e tij të parë si President i Shteteve të Bashkuara, Donald Trumpi forcoi sanksionet ekonomike kundër Koresë së...

Facebook